jump to navigation

Kur e pastroi Jezusi tempullin?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A e pastroi Jezusi tempullin kur hyri në Jerusalem (Mateu 21:12) apo nuk e pastroi atë (Marku 11:1-17) atë ditë, por ditën tjetër?

(Kategoria: Është keqkuptuar qëllimi i autorit)

Çelësin për kuptimin e kësaj mund ta gjejmë tek përdorimi i tregimit tek Mateu. Nganjëherë duket se ai e rregullon materialin e tij duke e renditur atë sipas temës sesa në seri të përpiktë kronologjike. Shiko pyetjen e ardhshme (nr. 46) për më tepër detaje. Duke pasur parasysh këtë gjë, është e mundshme që Mateu lidh pastrimin e tempullit me hyrjen triumfale, edhe pse pastrimi ndodhi të nesërmen, vargu 12 thotë që “Jezusi hyri në tempull” por nuk thotë që kjo gjë ndodhi menjëherë pas hyrjes në Jerusalem. Vargu 17 na informon që ai u largua nga Jerusalemi dhe shkoi në Betani për të kaluar natën.

Marku 11:11 gjithashtu thotë që ai shkoi në Betani po atë natë, por kjo ishte diçka që ai bëntë çdo natë të asaj jave në Jerusalem. Mateu 21:23 thotë: “Kur hyri në tempull” në mënyrë të ngjashme me vargun 12, por Luka 20:1 thotë që kjo ngjarje ndodhi “një nga ato ditë”, duke dëshmuar se mund të mos ketë qenë menjëherë pas ngjarjes tek pema e fikut. Sipas këtij interpretimi të mundshëm, Jezusi hyri në tempull në ditën e hyrjes së tij triumfale, vështroi përreth dhe u kthye në Betani.

Mëngjesin e nesërm ai e mallkoi pemën e fikut në rrugë për në Jerusalem (në të cilën kohë filloi edhe tharja e tij) dhe pastroi tempullin kur arriti atje. Duke u kthyer për në Betani atë natë, me siguri derisa po errësohej, fiku i tharë nuk u vu re nga dishepujt. Ishte vetëm të nesërmen në dritën e plotë të ditës që ata panë se çfarë i kishte ndodhur fikut. (Archer 1994:334.335)