jump to navigation

Nga Letrat e Xhon Njutonit: Patriotizmi i vërtetë!

Postuar tek: Parathënie

Të dashur miq,

Më lejoni të them, që ngjall si habinë, ashtu edhe shqetësimin tim, që një shërbyes i krishterë si ju duhet ta mendojë të denjë që të provojë reforma politike. Kur vështroj përreth gjendjen e tanishme të kombit, një përpjekje e tillë duket për mua, të duket jo më pak e kotë dhe e marrë, se sa do të ishte të lyeje kabinën – ndërkohë që anija është duke u mbytur! Ose që të dekorosh sallonin – ndërkohë që shtëpia ka marrë flakë

Kur Zoti ynë Jezus ishte mbi tokë, Ai refuzoi që të përfshihej në diskutime ose politikë: «O njeri, kush më vuri mua gjykatës ose ndarës përmbi ju?» Luka 12:14. «Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin!» Gjoni 18:36. Fëmijët e Perëndisë i përkasin një mbretërie që nuk është e kësaj bote; ata janë të huaj dhe shtegtarë mbi tokë dhe pjesë e karakterit të tyre biblik [shkrimor] është, se ata janë «njerëz[it] paqësorë të vendit» Psalmi 35:20.

Satani ka shumë sajime për t’i argëtuar njerëzit dhe për t’i devijuar mendimet e tyre nga rreziku i vërtetë!

I dashur zotëri, lutja ime drejtuar Perëndisë për ty është – që Ai të të bind të përdorësh talentet që Ai të ka dhënë, për të nxjerrë në pah mëkatin si shkakun e madh dhe burimin e çdo të keqeje që ekziston; dhe që të merresh me ata që e duan dhe i druhen Atij, (në vend që të harxhosh kohën me spekulime politike, për të cilat shumë pak prej tyre janë kompetent,) të pëshpëritësh dhe të qash për neveritë që lulëzojnë dhe për të qëndruar para të çarës, me lutje, që zemërimi i Perëndisë të vazhdojë të shmanget dhe që mëshirat tona kombëtare të zgjaten! Kjo, mendoj unë, është patriotizmi i vërtetë – mënyra më e mirë në të cilën njerëzit me jetën private mund t’i shërbejnë vendit.

Unë i konsideroj të pabesët si sharra dhe çekiçë në dorën e Zotit. Për aq kohë që ata janë mjetet e tij, ata do të përparojnë – por asnjë centimetër më shumë! Zemërimi i tyre do t’i japë lavdi Atij dhe do t’i shërbejë qëllimeve të Tij!

Nëse pjesa që na ka rënë është aq e mirë që mund ta ushtrojmë shërbesën tonë pa vurrata, gjoba, burime dhe vdekje – kemi më tepër se sa na ka premtuar ungjilli! Nëse të krishterët ishin të qetë nën qeverisjet mizore të Neros dhe përndjekësve të tjerë të ligj, kur ata ndiqeshin si bisha të egra – atëherë ne jo vetëm që na duhet të jemi të qetë, por edhe falënderues sot! Atëherë konsiderohej një nder që të vuaje për Krishtin dhe për «skandalin e kryqit»!

Ata që janë për t’u mëshiruar me të madhe, që mburren për «lirinë» e tyre – por që nuk e konsiderojnë se janë në skllavërinë më të mjerueshme si skllevër të mëkatit dhe Satanit, nën mallkimin e ligjit të Perëndisë dhe zemërimit të përjetshëm të Tij! Oh! për një zë që të arrijë zemrat e tyre, që ata të njohin gjendjen e tyre të vërtetë dhe të frikshme – dhe të kërkojnë çlirim nga skllavëria e tyre e llahtarshme! Le të jemi ti edhe unë duke u munduar që t’i drejtojmë ata te kjo një gjë, që është absolutisht e nevojshme dhe tejet e mjaftueshme.

Nëse do të kisha urtësinë ose ndikimin për të zbutur pasionet e zemëruara të njerëzimit – unë me kënaqësi do t’i përdorja ato. Por unë jam një i huaj dhe shtegtar këtu në këtë botë. Karta ime, të drejtat e mia dhe thesaret e mia, janë të gjitha në qiell – dhe atje duhet të jetë zemra ime. Brenda një kohe shumë të shkurtër, unë mund të hiqem (ose ndoshta papritur) drejt botës së pakukshme dhe të përjetshme – ku çdo gjë që tani shkakton kaq shumë rrëmujë mbi tokë – nuk do të më asnjë rëndësi për mua – sesa ngjarjet që ndodhën midis njerëzve të kohës para përmbytjes!

Në atë orë, kur vdekja do të hap derën drejt përjetësisë – shumë gjëra që tani pretendojnë një «atmosferë rëndësie», do të jenë aq të parëndësishme dhe pa peshë, sa ëndrra e një fëmije!

Sa kritike, atëherë, është për mua – që të gjendem zgjuar, me llambën të ndezur, duke qenë i angazhuar me zell në thirrjen time të duhur! Sepse Zoti nuk më ka thirrur që të rregulloj qeveritë – por që të predikoj ungjillin, që të shpall lavdinë e emrit të Tij dhe që të përpiqem për të fituar shpirtra! «Lëri të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë!» Luka 9:60. Lum ai shërbëtor të cilin zotëria e tij, kur kthehet, e gjen se vepron kështu!

Ashtu si më keni detyruar që të përgjigjem – si përgjegjësia, ashtu edhe dashuria më kanë detyruar që të jem besnik dhe i lirë që t’ju jap mendimin tim.

Unë ju rekomandoj te kujdesi dhe bekimi i Shpëtimtarit dhe Bariut të madh; dhe qëndroj për hirin e Tij, miku dhe vëllai juaj i dhembshur,

Xhon Njuton

Artikulli në gjuhën angleze “http://www.gracegems.org/Newton/135.htm”