jump to navigation

Për Perëndinë

Postuar tek: Çfare Besojne Ungjilloret

Ka vetëm një Perendi, i cili ekziston përjetësisht në tre persona të dalluar nga njëri-tjetri por të barabartë: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Perendia ështe i pandryshueshëm në shenjtërinë, drejtësinë, urtësinë dhe dashurinë e tij. Ai është Krijuesi, Shpëtimtari dhe Gjykatësi i gjithëpushtetshëm i cili mban dhe qeveris të gjitha gjërat sipas vullnetit të tij sovran për lavdinë e tij.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

A ka Perendi? A ekziston ai me tĂ« vĂ«rtetĂ«? HerĂ«t a vonĂ« diskutimet rreth besimit kthehen tek pyetja mĂ« thelbĂ«sore. Por Bibla nĂ« asnjĂ« vend nuk e diskuton çështjen e ekzistencĂ«s sĂ« PerĂ«ndisĂ«. QĂ« nga fjalĂ«t e saj mĂ« tĂ« para ajo shpall: NĂ« fillim PerĂ«ndia… (Zan. 1:1). Kjo ishte sikur Zoti tĂ« thoshte, ‘UnĂ« jam kĂ«tu.’ QĂ« nga fillimi Bibla na vĂ« pĂ«rballĂ« faktit se PerĂ«ndia ekziston, se ai e bĂ«ri botĂ«n, dhe se tĂ« gjithĂ« ne do t’i japim llogari atij. KĂ«shtu qĂ« kur shpallim atĂ« qĂ« besojmĂ« ne si besimtarĂ« tĂ« krishterĂ«, duhet tĂ« fillojmĂ« duke thĂ«nĂ« diçka pĂ«r PerĂ«ndinĂ«.

Diçka… por jo gjithçka! PerĂ«ndia Ă«shtĂ« kaq i madh dhe i mrekullueshĂ«m saqĂ« as mendja mĂ« e shkĂ«lqyer njerĂ«zore nuk do tĂ« mund ta rrokte dot kurrĂ« plotĂ«sisht. MegjithatĂ«, PerĂ«ndia ka zbuluar gjithçka qĂ« kemi nevojĂ« “, tĂ« dimĂ« pĂ«r tĂ«. Ai e ka shfaqur kĂ«tĂ« nĂ« botĂ«n rreth nesh (natyra) dhe shumĂ« mĂ« plotĂ«sisht nĂ« librin qĂ« na ka dhĂ«nĂ« (Shkrimi). ÇfarĂ« thotĂ« Bibla pĂ«r PerĂ«ndinĂ«?

Bibla pohon se ka vetëm një Perëndi (Besëlidhja e Ripërtërirë 6:4). Në kohë të ndryshme dhe pjesë të ndryshme të botës njerëzit kanë besuar në gjithfarëlloj zotërash, por ata të gjithë janë perëndi të rreme. Ka vetëm një Perëndi të vërtetë dhe të gjallë (Isaia 44:6; 45:6; 1 Thesalonikasit 1:9). Dhe ai ekziston që nga përjetësia. Nuk ka patur kurrë ndonjë kohë në të kaluarën që Perëndia i gjallë dhe i vërtetë të mos ketë ekzistuar dhe nuk do të ketë kurrë një kohë të tillë në të ardhmen (Ps. 90:2).

Disa njerĂ«z mendojnĂ« se PerĂ«ndia Ă«shtĂ« njĂ« forcĂ« mistike ose thjesht njĂ« influencĂ« e vagullt pĂ«r tĂ« mirĂ«n. Por megjithĂ«se ai Ă«shtĂ« shpirt (Gjoni 4:24) ai Ă«shtĂ« dikush qĂ« na njeh dhe qĂ« na jep mundĂ«sinĂ« qĂ« ne ta njohim (Eksodi 3:14; 1 Gjoni 1:3). NĂ« fakt, PerĂ«ndia Ă«shtĂ« tre persona (kujdes, thamĂ« Ă«shtĂ« dhe jo janĂ«). Fjala ‘Trini’ (Triunitet) nuk gjendet nĂ« BibĂ«l, por Ă«shtĂ« njĂ« fjalĂ« e dobishme pĂ«r tĂ« pĂ«rmbledhur mĂ«simin e Shkrimeve se PerĂ«ndia Ă«shtĂ« njĂ« PerĂ«ndi qĂ« ekziston pĂ«rjetĂ«sisht nĂ« tre persona tĂ« dalluar nga njĂ«ri-tjetri por tĂ« barabartĂ«: Ati, Biri dhe Fryma e ShenjtĂ«.

Doktrina e TrinisĂ« aludohet qĂ« nĂ« DhiatĂ«n e VjetĂ«r, madje qĂ« nĂ« kapitullin e parĂ« tĂ« saj. Fjala qĂ« pĂ«rdoret atje pĂ«r PerĂ«ndinĂ«, Elohim, nuk Ă«shtĂ« njĂ«jĂ«s, por shumĂ«s, dhe ju mund tĂ« vini re se PerĂ«ndia thotĂ«, Le tĂ« bĂ«jmĂ«… (Zan. 1:26). Kur vijmĂ« tĂ« Dhiata e Re kjo ide bĂ«het edhe mĂ« e qartĂ«. Si Judenj tĂ« mirĂ« dishepujt e Jezusit ishin besimtarĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« njĂ« Perendi tĂ« vetĂ«m por ata arritĂ«n tĂ« besojnĂ« se Jezusi vetĂ« ishte PerĂ«ndi, qĂ« sigurisht Ă«shtĂ« pikĂ«risht ajo qĂ« ai pretendoi tĂ« jetĂ« (Gjoni 10:30,33). Dhe Jezusi u tha atyre se ai do tĂ« dĂ«rgonte njĂ« NgushĂ«llues tjetĂ«, FrymĂ«n e ShenjtĂ« (Gjoni 14:16-17). Dishepujt dhe kisha e krishterĂ« duhet ta pranonte faktin se PerĂ«ndia Ă«shtĂ« mĂ« misterioz dhe mĂ« i mrekullueshĂ«m se ç’kishin imagjinuar ata. Ai Ă«shtĂ« njĂ« nĂ« thelb, dhe megjithatĂ« ai Ă«shtĂ« tre persona. Jezusi i urdhĂ«roi ndjekĂ«sit e tij qĂ« tĂ« shkonin dhe tĂ« bĂ«nin dishepuj nga tĂ« gjitha kombet dhe i urdhĂ«roi qĂ« ata tĂ« pagĂ«zoheshin nĂ« emĂ«r, (njĂ« emer, sepse ka vetĂ«m njĂ« PerĂ«ndi) tĂ« Atit e tĂ« Birit e tĂ« FrymĂ«s sĂ« ShenjtĂ« (tre persona, Mateu 28:18-20). Pali u lut pĂ«r tĂ« krishterĂ«t e parĂ« nĂ« Korint me fjalĂ«t e mirĂ«njohura tashmĂ«: Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e PerĂ«ndisĂ« dhe bashkĂ«sia e FrymĂ«s sĂ« ShenjtĂ« qofshin me ju tĂ« gjithĂ« (2 Korintasit 13:13). Lutja e tij ishte ndaj njĂ« PerĂ«ndie, por ai e kĂ«rkoi bekimin nga tĂ« tre personat.

Ne duhet të përpiqemi t’i shmangemi mendimit se Perëndia është një person i vetëm ose të flasim në një mënyrë të tillë sikur të kishte tre perëndi. Ka vetëm një Perëndi dhe ai është tre persona të dalluar (jo të ndarë) dhe të barabartë. Zoti Jezu Krisht është Perëndi dhe megjithatë ai është i dalluar nga Ati. Fryma e Shenjtë është Perëndi dhe megjithatë ai është i dalluar si nga Ati dhe nga Biri. Megjithatë, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë njësoj Perëndi (Gjoni 16:7-15; 20:21-22; Efesianët 2:18; 1 Pjetri 1:2).

Sigurisht, mësimi se Perëndia është një Perëndi dhe megjithatë tre persona është shumë i vështirë për t’u kuptuar. Ndoshta është mirë për ne që ta pranojmë se na duket i vështirë. Në fund të fundit, mendjet tona të kufizuara nuk mund ta kuptojnë kurrë plotësisht Perëndinë e pakufizuar. Ka një mister rreth natyrës së Perëndisë, dhe këtë ne duhet ta pranojmë me përulje. Çfarë tjetër thotë Bibla për Perëndinë?

Ajo thotë se Perëndia është i pandryshueshëm. Sa ndryshon ai nga ne! Jetët tona i janë nënshtruar vazhdimisht ndryshimit: situatat ndryshojnë, njerëzit rreth nesh ndryshojnë dhe po kështu edhe gjendja jonë emocionale. Por Perëndia nuk ndryshon në asnjë lloj mënyre (Jakobi 1:17). Ai nuk rrëmbehet nga situatat dhe nuk ndryshon fare. Ai thotë: Unë jam Zoti, nuk ndryshoj (Malakia 3:6).

Do të na duhej që të përpilonim një listë shumë të gjatë për karakteristikat e Perëndisë nëse do të përpiqeshim që ta përshkruanim sa më plotësisht atë. Por katër nga fjalët më të rëndësishme që japin një farë përshkrimi të natyrës së tij janë shenjtëria, drejtësia, urtësia dhe dashuria. Dhe mbani mend se asnjëra prej tyre nuk do të ndryshojë ndonjëherë, sepse Perëndia nuk ndryshon.

Perëndia është i shenjtë: ai është plotësisht i pastër në të gjitha qëllimet e tij, në të gjitha mendimet dhe të gjitha veprat e tij (Eksodi 15:11; Isaia 40:25). Ai është i drejtë: çdo gjë që bën është e drejtë, ai i trajton njerëzit pa asnjë anësi, dhe kur ai e gjykon botën, gjykimi ka për të qenë plotësisht i drejtë (Romakët 2:11; Psalmi 96:13). Perëndia është i urtë: ai di gjithçka dhe gjithçka që bën ai tregon urtësinë e tij (Danieli 2:22-23; Romakët 11:33-36). Ai është i dashur: në fakt jashtëzakonisht i dashur kur mendon sesi ai i do njerëzit të cilët nuk e deshën (1 Gjoni 4:8-10).

Perëndia është Krijuesi i gjithëpushtetshëm. Nga fjala e tij e fuqishme u bë gjithë universi dhe bashkë me të edhe planeti toka dhe njeriu që banon në të. Perëndia nuk kishte nevojë të krijonte asgjë; ai vetë vendosi që ta bëjë këtë, dhe krijoi gjithçka nga asgjëja. Ai nuk përpunoi atë që ekzistonte më përpara, sepse asgjë nuk ka patur përpara tij (Zan. 1-2; Hebrenjtë 11:3).

Perëndia është Shpëtimtari. Ne duhet që ta shohim në një farë detaji realitetin e hidhur se të gjithë njerëzit kanë mëkatuar ndaj Krijuesit të tyre. Por Perëndia ka një mënyrë të mrekullueshme për të shpëtuar mëkatarët. Asnjë nuk mund ta shpëtojë ndonjëherë vetveten; nëse një mëkatar do të shpëtohet, atëherë, këtë gjë mund ta bëjë vetëm Perëndia (Titi 3:4-7; Zbulesa 7:9-10).

Perendia është Gjykatësi. Të gjithë njerëzit kanë për ta takuar Bërësin e tyre një ditë. Njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi (Heb 9:27). Asnjë nuk ka për të qenë i aftë që ta anullojë atë takim apo që t’u shmanget pyetjeve të Zotit për jetën që ai jetoi në botën e Perëndisë. Ne të gjithë kemi për t’i dhënë llogari atij (Romakët 14:12; Zbulesa 20:11-15).

Bota po mbahet akoma dhe ne marrim frymë akoma vetëm sepse Perëndia kujdeset për krijimin. Ai është duke i mbajtur të gjitha (Hebrenjtë 1:3; Jobi 12:10). Dhe megjithëse në pamje të parë duket e kundërta, Perëndia qeveris gjithçka sipas vullnetit të tij sovran për lavdinë e tij. Ai mbretëron mbi gjithçka dhe asgjë nuk qëndron jashtë kontrollit të tij mbretëror (Psalmi 103:19; Danieli 4:34-35). Ai lejon që të ndodhin shumë gjëra të mira, dhe në mirësinë e tij e përmban mëkatin. Edhe sikur të ketë shumë të këqija në këtë botë, Perëndia është kaq i madh dhe kaq i mirë saqë e bën që e keqja të veprojë për të mirën përfundimisht (Zan. 50:20 dhe Veprat e Apostujve 2:23 na japin shembuj). Kjo nuk e shfajëson në asnjë mënyrë mëkatin por tregon se sa i mrekullueshëm është Perëndia që është i aftë të bëjë gjithçka për lavdinë e tij (Efesianët 1:11-12).

Si duhet të ndihemi ne për Perëndinë që është zbuluar në një mënyrë të tillë në Bibël? Isaia e ndjeu veten shumë të vogël dhe mëkatar kur ai pa diçka nga madhështia dhe pastërtia morale e Perëndisë (Isaia 6:1-8). A nuk duhet të ndihemi edhe ne të vegjël kur e shohim se sa i madh është Perëndia, dhe a nuk duhet të ndihemi edhe mëkatarë kur mendojmë se sa i përkryer është ai? Mbi të gjitha, a nuk duhet që ta adhurojmë dhe lavdërojmë?

Pyetje për Studim

  1. Si do të përpiqeshe që ta bindje një mik i cili ka dyshime për ekzistencën e Perëndinë?
  2. Gjej sa më shumë referenca që të jetë e mundur nga Dhiata e Re që tregojnë se Perëndia një është në tre persona.
  3. Çfarë roli luan secili person në Trininë e Shenjtë, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, në shpëtimin e mëkatarëve? Efesianët 1:3-14 është një pjesë ndihmëse për këtë.
  4. Si mund të jetë Perëndia i shenjtë, i drejtë, i urtë dhe i dashur kur ka kaq shumë vuajtje në botë?
  5. Kemi folur për natyrën dhe veprën e Perëndisë. Bëni një listë të gjërave që thamë se duhet të na bëjnë që ta adhurojmë dhe lavdërojmë atë.

Materiale ndihmuese: