jump to navigation

Kush e nxiti Davidin: Perëndia apo Satani?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A e nxiti Perëndia Davidin që të bëj regjistrimin e popullsisë (2 Samueli 4:1) apo Satani e bëri këtë (1 Kronikat 21:1)?

(Kategoria: Është keqkuptuar se si Perëndia punon në histori)

Kjo duket si një mospërputhje e dukshme vetëm poqëse të dyja pohimet janë padyshim të vërteta. Ishte nga fundi i sundimit të Davidit, dhe Davidi po reflektonte në fitoret e tij madhështore, të cilat sollën mbretërinë e kananeasve, të Sirisë dhe të fenikasve në një gjendje të vasalitetit dhe varësisë nga Izraeli. Ai kishte një qëndrim krenar dhe vetadmirues për arritjet e tij, dhe po mendonte më shumë nga pikëpamja e armatimit dhe trupave ushtarake sesa nga pikëpamja e mëshirave të Perëndisë. Për këtë arsye Perëndia vendosi sepse ishte koha që Davidi të binte në gjunjët e tij, ku ai do të kthehej sërish në mëshirën e Perëndisë. Kështu që Ai e lejoi atë të vazhdonte me regjistrimin e tij, që të mund të shikonte se sa të mira mund t’i sillte atij kjo gjë, pasi që e vetmja gjë që ky regjistrim do të mund të bënte ishte që të krekoste egon kombëtare (e thënë tërthorazi në paralajmërimin e Joabit kundër realizimit të regjistrimit tek 1 Kronikat 21:3). Sapo numërimi ka përfunduar, Perëndia kishte ndërmend të ndëshkonte kombin me një murtajë shkatërrimtare që do të shkaktonte humbje të madhe të jetëve (në fakt jetët e 70,000 izraelitëve sipas 2 Samuelit 24:15).

Po Satani? Pse do të përfshihej ai në këtë punë (sipas 1 Kronikave 21:1) nëse Perëndia e kishte nxitur tashmë Davidin për ta bërë këtë marrëzi që e kishte ndërmend? Duket sikur qëllimet e tij ishin plotësisht keqdashëse, duke e ditur se një regjistrim i popullsisë do ta iritonte Zotin (1 Kronikave 21:7-8), dhe ai gjithashtu e shtyri Davidin që ta realizonte këtë gjë. Por këtu nuk ka asgjë të re, sepse në Bibël ka raste të tjera ku si Zoti ashtu edhe Satani ishin të përfshirë në sprovimin dhe testimin shpirtëror:

a. Në librin e Jobit, tek kapitulli i parë dhe i dytë ne e gjejmë një sfidë drejtuar Satanit nga Perëndia, duke lejuar Satanin që të sillte mbi Jobin fatëkeqësitë e tij. Qëllimi i Perëndisë ishte pastrimi i besimit të Jobit, dhe forcimi i karakterit të tij me anë të disiplinimit përmes fatkeqësisë, gjersa qëllimi i Satanit ishte plotësisht i lig, duke dëshiruar që t’i shkaktonte sa më tepër dëm Jobit në mënyrë që ai të mohonte besimin e tij në Perëndinë.

b. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ« PerĂ«ndia dhe Satani janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« pĂ«rndjekjen e tĂ« krishterĂ«ve sipas 1 Pjetrit 4:19 dhe 5:8. QĂ«llimi i PerĂ«ndisĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« forcojĂ« besimin e tyre dhe t’ju mundĂ«sojĂ« atyre qĂ« tĂ« ndajnĂ« nga vuajtjet e Krishtit nĂ« kĂ«tĂ« jetĂ«, qĂ« ata tĂ« mund tĂ« gĂ«zohen me AtĂ« nĂ« lavditĂ« qiellore qĂ« do tĂ« vijnĂ« (1 Pjetri 4:13-14), gjersa qĂ«llimi i Satanit Ă«shtĂ« qĂ« t’i “pĂ«rpijĂ«” ata (1 Pjetri 5:8), ose mĂ« tepĂ«r qĂ« t’i tĂ«rheq ata drejt vetĂ«keqardhjes dhe hidhĂ«rimit, qĂ« tĂ« bien nĂ« nivelin e tij.

c. Si Perëndia ashtu edhe Satani ia lejuan Jezusit të tri tundimet gjatë shërbesës së tij në tokë. Qëllimi i Perëndisë në këto tri tundime ishte që Jezusi të triumfonte plotësisht mbi vetë tunduesin i cili e ka mashtruar Adamin e parë në rënien e tij, gjersa qëllimi i Satanit ishte që të ndërrojë drejtimin e Shpëtimtarit nga misioni mesianik i tij.

d. NĂ« rastin e tri mohimeve tĂ« Jezusit nga Pjetri nĂ« oborrin e kryepriftit, Ă«shtĂ« vetĂ« Jezusi qĂ« tregon qĂ«llimet e tĂ« dy palĂ«ve nĂ« pĂ«rfshirjen e tyre kur ai thotĂ« tek Luka 22:31-32, “Simon, Simon, ja Satani ka kĂ«rkuar t’ju shoshĂ« ashtu siç shoshet gruri. Por unĂ« jam lutur pĂ«r ty, qĂ« besimi yt tĂ« mos mpaket; dhe kur tĂ« jesh kthyer, forco vĂ«llezĂ«rit e tu.”

e. Dhe në fund, vet kryqëzimi nxjerr në pah një tjetër shembull ku janë përfshirë edhe Perëndia edhe Satani. Satani e zbuloi qëllimin e tij kur e mbushi zemrën e Judës me pabesi dhe urrejtje (Gjoni 13:27), duke e shtyrë atë që ta tradhtonte Jezusin. Mirëpo qëllimi i Zotit pas kryqëzimit ishte që Jezusi, Qengji i therrur nga fillimi i botës, të jepte jetën e tij si një shpengim për shumë njerëz, ashtu që njeriu mëkatar të mund të shijojë sërish atë marrëdhënie të humbur që nga fillimi, në kopshtin e Edenit, dhe kështu të hynte në një marrëdhënie që tani është e përjetshme.

Kështu tani kemi pesë shembuj të tjerë ku si Zoti ashtu edhe Satani ishin të përfshirë së bashku edhe pse me arsye plotësisht të ndryshme. Arsyet e Satanit në të gjitha shembujt, duke përfshirë këtu edhe regjistrimin nga Davidi që ishte i shtyrë nga një qëllim i ligë, në kohën që Zoti në të gjitha këto raste tregoi njëkohësisht një qëllim plotësisht tjetër. Qëllimi i tij ishte plotësisht bamirës me shikim drejt një fitoreje eventuale, dhe njëkohësisht duke shtuar përdorimin e personit që testohet. Në secilin rast suksesi i Satanit ishte i kufizuar dhe jetëshkurtër; ndërsa në fund qëllimi i Perëndisë i shërbeu shumë mirë zgjerimit të çështjes së Tij në mënyrë të konsiderueshme. (Archer 1982:186-188)