jump to navigation

KAPITULLI 1: PERĂ‹NDIA DĂ‹SHIRON QĂ‹ TI TĂ‹ LUTESH

Postuar tek: Ndryshoje Botën me anë të Lutjes

Perëndia ka një plan të mrekullueshëm nëpërmjet të cilit mund të ushtrohet një ndikim i një niveli botëror. Ai nuk rezervohet vetëm për disa të zgjedhur. Ai është për ty! Më lejo që të të flas. Nëpërmjet lutjes ti mund të bashkëpunosh me Billy Graham apo me Luis Palau, ndërsa ata predikojnë ungjillin në ndonjë cep çfarëdo të botës. Ti mund t’i forcosh, t’i mbrosh dhe t’i paraqitësh para Perëndisë në të njëjtin çast, ndërsa ata janë duke shpallur Ungjillin, lajmin e mirë njerëzve. Me anë të lutjes ti mund të mbështesësh misionarët dhe ungjilltarët në veprimtarinë e tyre, edhe në vende të largëta. Me anë të lutjes ti mund të marrësh pjesë në veprat misionare të çdo lloji, duke filluar nga këngët e ungjillizimit, deri në shpërndarjen e fletushkave apo të çfarëdo literature të krishterë.

Në lutje ti mund të shoqërosh çdo misionar në çdo cep të tokës; mund të kapërcesh pazaret e mbushura plot me njerëz, të çosh ndihmë në xhunglën që digjet nga dielli, të ushqesh miliona gra e fëmijë, që vuajnë nga uria, duke u kujdesur për nevojat e tyre materiale e frymërore, duke u çuar atyre Bukën e jetës së përjetshme. Me anë të lutjes mund të bashkëpunosh me një misionar apo me një ungjilltar, që është duke kryer një shërbesë. Shumë herë, duke u lutur, kam pasur ndjesinë se ndodhesha afër një shërbëtori të Perëndisë. Nëpërmjet lutjes mund të marrësh në krahë një fëmijë që vuan, të prekësh ballin që digjet në ndonjë spital, duke kërkuar ndërhyrjen shëruese të Zotit Jesus. Perëndia ka caktuar një mënyrë se si jeta jote mund të jetë e dobishme për përparimin e mbretërisë së Tij.

Në rrjedhën e shekujve, Kisha ka patur njerëz me të vërtetë shëmbullorë, të cilët ia kanë përkushtuar jetët e tyre ndërmjetësimit. Nuk mund të harrohet roli i jashtëzakonshëm që ata kanë luajtur, pikërisht, nëpërmjet lutjes. Falenderojmë Zotin për Jakobin, vëllain e Zotit, i cili kaloi vitet e fundit të jetës së tij duke u lutur për kishat që Perëndia po bënte të lindnin. Kur vdiq, ata që përgatitën trupin, e kuptuan se gjunjët e tij ishin bërë me kallo, si ato të një deveje, për shkak të orëve të gjata që ai kalonte i gjunjëzuar. Qoftë lavdëruar Perëndia që na dha Savonarolën, i cili, në Italinë e korruptuar të shekullit pesëmbëdhjetë, u lut për një rizgjim të ndërgjegjes.

Gjithashtu le ta falenderojmë Perëndinë për Branierd, që qe misionar mes indianëve të Amerikës dhe për jetën e tij të lutjes dhe të lotëve, si edhe për Praying Hyde, misionar në Indi, i cili ka qenë, ndoshta, ndërmjetësi më i madh i këtij shekulli. Por Perëndia nuk i përgjigjet vetëm lutjes së disa shërbëtorëve besnikë. Ai dëshiron që çdo besimtar, si ty dhe si unë, të bëhen të fortë në lutje, për bekimin dhe shpëtimin e shpirtrave.

Nuk ka asgjë në botë që mund të të pengojë të bësh një jetë lutjeje, në mënyrë të tillë që Krishti mund t’i besojë kontributit tënd ndërtimin e Kishës dhe përparimin e mbretërisë së Tij, në shumë pjesë të botës. Duke filluar së luturi për familjen, kishën, miqtë e tu, ti mund të kryesh një rol të rëndësishëm, që sjell fryt edhe në ambiente larg teje. Perëndia ka përdorur shumë herë njerëz si ty e unë, për të ndërmjetësuar, falë lutjeve të tyre, në situata urgjente. Në raste të tilla, Ai zgjedh, zakonisht, një nga bijtë e Tij që lutet me besnikëri e këmbëngulje.

Nuk është e nevojshme që të kalosh shumë orë në ditë në lutje, për të bërë pjesë në ushtrinë e atyre që ndërhyjnë. Falendero Zotin për ata që mund ta bëjnë dhe që e bëjnë një gjë të tillë. Ai, për më tepër, njeh situatën tënde vetjake, oraret, përgjegjësitë e tua në shtëpi e punë. Plani i Tij vendos të sjellë një përmasë plotësisht të re në jetën dhe lutjen tënde. Qofsh një punëdhënës apo amvisë, punëtor apo student, besimtar i thjeshtë apo shërbëtor i ungjillit, Perëndia dëshiron që ti të kalosh në një jetë të re dhe të frytshme në lutje .

Unë nuk pretendoj se kam një formulë magjike për të të shndërruar brenda një nate, në një vigan frymëror, por dua të të tregoj mundësitë e planit të thjeshtë, i cili na paraqitet në Bibël. Me anë të lutjes ti mund të marrësh forca të reja dhe të frytshme, mund të kryesh një pjesë të rëndësishme në planin e Krishtit dhe mund të jesh një njeri i lutjes, ashtu si Perëndia dëshiron që të jesh. Kjo varet nga vullneti yt. A dëshiron ta provosh?

PLANI I MREKULLUESHĂ‹M I PERĂ‹NDISĂ‹ PĂ‹R TY

Perëndia pret gjëra të mëdha nga ty e unë. Dhe ka të drejtë. Njerëzit sot kanë një aftësi më të madhe për të ndikuar te të tjerët. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për të krishterët. Billy Graham, një predikues i madh, ka thënë se preferon të jetojë me shumë në ditët tona, se sa kur Jezusi ishte në tokë. Edhe unë jam dakort. Sot besimtari mund të ushtrojë një ndikim më të madh, në krahasim me të krishterët e çdo lloj brezi të mëparshëm. Ne jetojmë në një periudhë emocionuese të historisë tonë. Sot besimtarët janë më të shumtë se sa në shekujt e kaluar. Kisha e Krishtit ka shkuar deri në vendet më të largëta. Ajo adhuron Perëndinë në shumë gjuhë të ndryshme dhe mund të arrijë një numër shumë më të madh njerëzish. Ka shumë misionarë në shërbim të Ungjillit, më shumë kisha lokale, më shumë shkolla biblike, më shumë organizata të krishtera dhe shoqëri misionare.

NĂ«pĂ«rmjet radios, televizionit, gazetĂ«s, kemi mundĂ«sinĂ« tĂ« shpejtojmĂ« veprĂ«n e PerĂ«ndisĂ«, mĂ« tepĂ«r sesa kemi mundur ta bĂ«jmĂ« mĂ« parĂ«. Mund tĂ« arrijmĂ« kombet e largĂ«ta me njĂ« shpejtĂ«si mĂ« tĂ« madhe dhe mund tĂ« kemi nĂ« dorĂ« njĂ« numĂ«r mĂ« tĂ« madh pĂ«rkthimesh tĂ« BiblĂ«s. Me tĂ« vĂ«rtetĂ« mund tĂ« arrijmĂ« skajet e botĂ«s! ParatĂ« nuk mungojnĂ« dhe, gjithashtu, as njerĂ«zit. Ajo qĂ« mungon Ă«shtĂ« mbĂ«shtetja nĂ« lutje. Pa llogaritur numrin e ungjilltarĂ«ve, apo mjetet e tyre financiare, mund tĂ« kishim fryte mĂ« tĂ« bollshme, nĂ«se do tĂ« luteshim mĂ« shumĂ«. Lutja Ă«shtĂ« burimi mĂ« i madh i KishĂ«s. Ajo Ă«shtĂ« mjeti mĂ« i frytshĂ«m qĂ« ne kemi sot nĂ« dorĂ«. Me anĂ« tĂ« lutjes, mĂ« tepĂ«r se çdo mjet tjetĂ«r, ti mund tĂ« ushtrosh njĂ« ndikim mbi njĂ« numĂ«r tĂ« madh njerĂ«zish dhe tĂ« kryesh njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, pĂ«r pĂ«rparimin e çështjes sĂ« Krishtit. Lutja nuk Ă«shtĂ« gjĂ«ja e vetme qĂ« duhet tĂ« bĂ«sh, por me siguri Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja dhe mĂ« e domosdoshmja. Dikush ka thĂ«nĂ«: “Djalli dridhet edhe nga biri mĂ« i dobĂ«t i PerĂ«ndisĂ«, kur ky i fundit gjunjĂ«zohet nĂ« lutje”.

Mendo se ç’mund të ndodhë nëse çdo i krishterë do t’i jepte më tepër rëndësi lutjes më sistematike dhe më të rregullt, në bashkësi me gjithë besimtarët e botës. A dëshiron edhe ti të bësh pjesë në këtë ushtri lutjeje?

NEVOJA AKTUALE E LUTJES TĂ‹NDE

Koha e kthimit tĂ« Krishtit po afron. QĂ« nga rĂ«nia e Adamit bota Ă«shtĂ« nĂ«n sundimin e mĂ«katit dhe e Satanit e kjo ka qenĂ« njĂ« pengesĂ« e madhe ndaj planit tĂ« PerĂ«ndisĂ«. Krishti duhet tĂ« vijĂ« dhe tĂ« mbretĂ«rojĂ«, por sipas BiblĂ«s, Ai vonon tĂ« vijĂ«, sepse ne akoma nuk i kemi çuar Lajmin e MirĂ« njeriut tĂ« fundit, qĂ« Ai pret tĂ« pendohet. NĂ« fakt, midis tĂ« gjitha shenjave qĂ« shpallin kthimin e ardhshĂ«m tĂ« Jezusit, vetĂ«m njĂ«ra nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbushur akoma: “Ungjilli i mbretĂ«risĂ« do tĂ« predikohet nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n, si njĂ« dĂ«shmi pĂ«r gjithĂ« kombet dhe atĂ«herĂ« do tĂ« vijĂ« mbarimi” (Mateu 24:14).

Ne nuk e dimë se cila është në sytë e Perëndisë dëshmia e përshtatshme që Kisha duhet t’u japë të gjitha kombeve para se të vijë fundi: por nëpërmjet radios dhe mjeteve të tjera të komunikacionit, sot jemi në gjendje të transmetojmë lajmin e ungjillit, në çdo skaj të tokës. Miliona njerëz, ku misionarët nuk kanë shkuar akoma, mund ta njohin ungjillin nëpërmjet radios. Praktikisht çdo krahinë dhe qytet i Kinës është ungjillëzuar në këtë mënyrë. Miliona njerëz në Rusi, Shqipëri dhe vendet myslymane dëgjojnë rregullisht mesazhet e tyre të krishtera nëpërmjet radios në gjuhën apo dialektin e tyre.

Përveç kësaj, është e sigurt që 95 përqind e popujve të botës kanë në dorë disa pjesë të Shkrimit të Shenjtë, të shtypura në gjuhën e tyre dhe Perëndia do t’i bekojë përpjekjet e atyre që përkushtojnë jetën në përmbushjen e detyrës për të përkthyer Shkrimin e Shenjtë në të gjitha gjuhët e dialektet e mbetura. Duke marrë të dhëna nga misioni Gospel Recordings shtojmë se këngët e krishtera janë regjistruar në 4,362 gjuhë dhe dialekte. Megjithatë, nuk mjafton t’i shpallësh Ungjillin çdo qënieje njerëzore, por duhet që mesazhi të kuptohet dhe pranohet. Për këtë është e domosdoshme lutja. Fryma e Shenjtë është i gatshëm të bashkëpunojë me ata që ia kërkojnë këtë (Lluka 11:13) dhe kjo nuk vlen vetëm kur kërkojmë për veten tonë, por edhe për të tjerët. Janë lutjet tona që lejojnë Frymën e Shenjtë të veprojë me fuqi. Pra, çelësi i ungjillëzimit të botës varet nga lutja jote apo ime. Nëse mungesa e lutjes përbën faktorin kryesor të vonesës të kthimit të Krishtit nuk duhet të çuditemi nëse Perëndia merr masa që lutja jonë të bëhet më e qëndrueshme dhe më e frytshme se më parë.