jump to navigation

ÇFARË BESOJNË TË KRISHTERËT

Postuar tek: Perëndia më: 12, 21, 2006

Shtatë gjëra mbi Perëndinë

Nga
Terrell Smith

  1. Ne besojmë se ekziston Vetëm Një Perëndi. Është shkruar: (Ligji i Përtërirë 6:4) “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.”
  2. Perëndia është Krijuesi i gjiçkaje, i gjithë këtij universi. Gjithçka u krijua nga Fjala e Tij. Ai e solli në ekzistencë duke folur. Është shkruar: (Zanafilla 1:3) “Pastaj Perëndia tha: “U befte drita!. Dhe drita u bë.” Fjala e Tij është e fuqishme.
  3. Si mund ne, qëniet e krijuara të dimë gjithçka për Perëndinë? Si mund ne krijesat mirkoskopike të dimë ndonjë gjë mbi mendimet e Tij? Ne mundemi, - por vetëm sepse Perëndia Vetë ka zgjedhur të na zbuloje diçka mbi Veten e Tij. Ai ështe Perëndia i Zbulesës. Është shkruar: (Ligji i Përtërirë 29:29) “Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qellim që ti zbatojme në praktike tërë fjalët e këtij ligji.” Çfarë na ka zbuluar Perëndia mbi Veten e Tij?
  4. Ai është i Shenjtë – I pastër – absolutisht asgjë e keqe nuk mund te ekzistojë në apo me Të. Ai nuk ka asnje lidhje me ndonjë mëkat, apo mendim të gabuar, apo ligësi. Është shkruar: (Habakuku 1:13) “Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.”
  5. Ai është i Drejtë – që do të thotë se çdo veprim i gabuar do te ndëshkohet. Disa herë njerëzit hutohen në këtë pikë. Drejtësia nuk është e njëjtë si mëshira. Drejtësi do të thotë, nëse thyen ligjin, do të ndëshkohesh. Perëndia nuk e kompromenton natyrën e Tij të Shenjtërisë. Ai ndëshkon të gjitha veprimet e gabuara. Nuk është se Perëndia i vendos te gjitha veprat tona të mira në një anë të peshores, dhe ato te këqija në anën tjetër për të parë se cilat peshojnë më shumë. Për të përdorur një shembull: Nëse unë do të vrisja vellain tënd, a do të ishjte e drejtë nëse një gjykatës do te thoshte, “S’ka problem, ai ka bërë më shumë vepra të mira, le ta lëme të lirë.
  6. “Perëndia nuk i mbyll sytë e Tij ndaj të keqes. Ai nuk e toleron atë. Por a nuk e di Perëndia se ne jemi te gjithe pluhur? Se ne jemi të destinuar të bëjmë gabime? Se nuk ekziston asnjë burrë apo grua i/e përsosur? Po, Ai e di. Po a do të thote kjo se gabimet tona nuk kanë rëndësi për Të? Perëndia është i shënjtë dhe i drejtë, kështu që ato kanë shumë rëndësi për Të. Nëse e kuptojmë këtë, atëhere ne kuptojmë se jemi me të vërtetë në një situate të rëndë. Nëse jemi të sinqertë – cili prej nesh nuk ka pasur ndonjë mendim egoist apo të gabuar? Apo nuk ka gënjyer kurrë? Kush mund të thotë se ka një zëmër të pastër përpara një Perëndie të Shenjtë?Edhe nëse ne jemi të aftë të jetojmë pa berë asnjë gabim tani – po e kaluara jonë? A ka Perëndia kujtesë të dobët? A fshihen veprat e liga nga ato te mirat? Jo. Cilido prej nesh meriton gjyjkimin dhe ndëshkimin e Perëndisë. Nuk është thjesht çështje e thënies së një lutje të vogël, “Më fal. Do përpiqem të sillem më mirë herën tjetër.” Nuk ka drejtesi aty.

    Një shëmbull: Nëse e ngas makinën kur drita e semaforit është e kuqe dhe një polic më ndalon, a bën fajde nëse them, “Por, zoti polic, une tërë jetën time kam ecur me jeshile!” nëse ky argument nuk do të funksiononte me një polic, sa më pak mendoni se do te funksionojë me Perëndinë e Shenjtë dhe të drejtë. Është shkruar (Romakeve 6:23) “Paga e mëkatit është vdekja.” Fatmirësisht për secilin prej nesh, ky nuk është fundi i historisë.

  7. Perëndia është i Gjithëfuqishëm – Perëndia mund të bëjë gjithçka që do. Është shkruar: (Jeremiah 32:17) “Ah Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty”. Nuk ka limitë – kufij për fuqitë e Tij.

    Perëndia është i qëndrueshëm. Ai nuk kontradikton Shenjtërinë e Tij me Drejtesinë. Ai nuk e dhunon ligjin e Tij. Më lejoni t’ju bëj një pyetje: “Si arrini ta njihni dikë?” Ju mund të kuptoni diçka mbi të tjerët nga paraqitja e tyre. Por ju nuk mund të dini se çfarë mendojnë ata, çfarë është në zemrën e tyre. Ne kemi nevojë të dëgjojmë fjalët e dikujt. Ato na thonë se ç’ka në zëmrën e tij, çfarë po mendon ai.

    Nëse unë do të doja t’ju komunikoja juve dëshirat e mia ka disa mënyra për ta bërë këtë. Mund t’ju dërgoj një letër, duke shkruar aty mendimet e mia. Ju mund ta lexoni. Por ndoshta ju mund të keni pyetje, ose mund të mos kuptoni diçka. Një rrugë më e mirë është ta dërgoj këtë leter me një mikun tim, dikush i cili më njeh mirë. Miku im mund të jetë në gjëndje t’ju shpjegoje diçka më tepër nga ajo që po ju them. Më mirë akoma, mund t’ju marr në telefon, dhe mund të flas direkt me ju. Por më e mira nga të gjitha, unë mund të vij vetë tek ju, e të flasim sy me sy.

    Fjala e Perëndisë solli universin në ekzistencë. Fjala e Tij është e fuqishme jashtë çdo fuqie për të kuptuar që kemi ne. Ai do që ne ta njohim Atë. Perëndia dha Fjalën e Tij të shkruar në Ligjin. Ai dërgoi profetët që ta shpjegojnë dhe qartësojnë Fjalën e Tij. Është shkruar (Hebrejve 1:1) “Në të kaluarën Perëndia u foli etërve tanë nëpërmjet profetëve në shumë raste dhe mënyra”. Perëndia është kaq i fuqishëm saqë asgjë nuk është e pamundur – nëse Ai do, Fjala e Tij mund aktualisht të na vijë përpara syve. Fjala e Tij mund te bëhet njeri.

  8. Perëndia është DASHURI – Perëndia na do ne dhe dëshiron që ne ta njohim Atë – kështu që Fjala e Tij u bë njeri. Është shkruar (Gjoni 1:1,14) “Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi… Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e Tij, lavdinë e Te vetmit”. Jezusi është Fjala e Perëndisë. Fjala e pastër dhe e Shenjtë e Perëndisë. E mbani mënd Abrahamin e birin e tij? (Zanafilla 22:1-14) Abrahami donte ti bindej dhe nënshtrohej Perëndisë. Ai e mori birin e tij për ta sakrifikuar, dhe gjatë rrugës djali e pyeti, “Zjarri dhe drute janë këtu, po ku është qëngji për ofrimin?”

    Abrahami u përgjigj, “Perëndia vetë do të sigurojë qengjin për ofrimin.” Abrahami e shtriu birin e tij mbi altar dhe ishte gati për ta sakrifikuar kur Perëndia i thirri, “Abraham! Mos vër dorë mbi djalin!” Dhe Abrahami ngriti kokën dhe pa një cjap që Perëndia e siguroi për momentin, e kapi nga brirët dhe e sakrifikoi mbi altar. Biri i tij u çlirua.Bibla e quan Jezusin Qengji i Perendise: (Gjoni 1:29) “Ja, Qengji i Perëndisë, i cili largon mëkatet e botës!” Ai na çliroi ne. Prej dashurisë, Fjala e Perëndise mori mbi vete ndëshkimin qe ne meritonim. Por Ai nuk qëndroi i vdekur – nuk mundej – Ai u ngrit fitimtar – dhe e mundi vdekjen.

Si mund ta njohim ne Perëndine?

Si mund ta njohim ne Perëndinë? Nuk është e lehtë – duhet përulje. Duhet përulje për të kuptuar që ne jemi pluhur, që kemi zëmra të papastra, dhe veprat tona meritojnë Ferrin. Duhet përulje për të pranuar atë që Perëndia ka bërë. Ai na pastron, na bën të pastër, dhe na jep Frymën e Tij për të na ndihmuar te bëjmë një jetë bindjeje. Ka gëzim dhe liri të madhe tek njohja e Perëndisë – të Vetmit Perëndi, Krijuesi, Ai që Zbulon veten, që është i shenjtë, i drejtë, i fuqishëm, dhe i dashur. Ai na thërret të mos jemi shërbëtorë, por fëmijet e Tij. Jezusi thotë, (Gjoni 15:15) “Ju nuk jeni më shërbetorë, sepse një shërbetor nuk i di punët e zotërise së tij. Ju jeni miqtë e mi.” Është shkruar: (Gjoni 1:12) “Të gjithë atyre që e pranuan Atë, që besuan në emrin e Tij, Ai u dha fuqinë të bëhen bijtë e Perëndisë.”


Materiale ndihmuese:


Share|