jump to navigation

Parathënie

Postuar tek: PĂ«rgjigje dhe Argumente

Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ajo që ndiej duke u rekomanduar kërkuesve të së vërtetës, të krishterë si dhe jo të krishterë, Përgjigje dhe argumente të Josh McDowellit dhe të Don Stewartit. Librat në mbrojtje të krishterimit përgjithësisht janë të një lloji krejt pedant, bazuar në traditën e filozofive Thomist-Aristotelian (në rastin më të mirë) ose në degëzimet e Presupozicionalizmit mendjengushtë (në rastin më të këq). Vëpra të tilla shpesh nuk i marrin seriozisht pyetjet e jo-besimtarëve, ose, edhe nëse i marrin, përgjigjet që u japin janë si ato të predikuesit të famshëm, i cili mbeti i padukshëm në të gjashtë ditët e javës dhe i pakuptueshëm në të shtatën.

Krejt ndryshe me librin e pranishëm; ai merret katërcipërisht me çështje të mprehta në kufirin ndërmjet besimit e mosbesimit dhe është i vendosur të japë dëshmi faktike ndaj provës së çiltër të zotimit. Porse nga ana tjetër, dëshmia kërkon gjykim dhe lexuesit do ta gjejnë veten e tyre në mënyrë krejt të pashmangshme në pozitën që i bën ata të japin gjykimin për Jezu Krishtin. JOHN WARWICK MONTGOMERY, Doktor në Filozofi (Chicago), Doktor në Teologji (Strasbourg, Francë), anëtar i Shoqatës së Avokatëve në Kaliforni e Virxhinia, Dekan i Drejtësisë në The Simon Greenfield School.