jump to navigation

8. Emri i Jezusit në librin e Veprave

Postuar tek: Përgjigjet për Dëshmitarët e Jehovait më: 12, 20, 2007

Këtë kapitull e kemi shkruar meqë DJ-të e theksojnë kaq shumë çështjen për emrin e Perëndisë në Bibël. Revistat e tyre, p.sh. Kulla e Rojës, herë pas here kanë artikuj që e përsërisin idenë se i vetmi emër që vlen të përdoret për Perëndinë është Jehova (kur në fakt nuk është kështu). Theksi i tyre gjatë gjithë kohës bie mbi emrin që përdoret (jo në karakterin e Tij, jo në faktin se kush është Jehovai dhe nëse është e mundur që Ai të njihet).

Kështu, për arsye të këmbënguljes së tyre të vazhdueshëm për emrin që duhet përdorur, ia vlen të bëjmë një studim të disa frazave që përdoren në librin e Veprave në lidhje me emrin e Jezuit. Ju lutem të vini re që në shembujt e mëposhtëm vargjet theksojnë jo thjesht vetë Jezuin por emrin e Tij.

Ka shumë referime dhe do t’i japim ato me radhë:

Veprat 2:38 “Pendohuni dhe secili nga ju le tĂ« pagĂ«zohet nĂ« emĂ«r tĂ« Jezu Krishtit pĂ«r faljen e mĂ«kateve…”

Veprat 3:6 “…por atĂ« qĂ« kam po ta jap: nĂ« emĂ«r tĂ« Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec!”

Veprat 4:7,10 “Me ç’pushtet ose nĂ« emĂ«r tĂ« kujt e keni bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«?… kjo u bĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« Jezu Krishtit Nazarenas…”

Veprat 4:12 “Dhe nĂ« asnjĂ« tjetĂ«r nuk ka shpĂ«tim, sepse nuk ka asnjĂ« emĂ«r tjetĂ«r nĂ«n qiell qĂ« u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« njerĂ«zve dhe me anĂ« tĂ« tĂ« cilit duhet tĂ« shpĂ«tohemi“.

Veprat 4:17-18 “…t’i shtrĂ«ngojmĂ« me kĂ«rcĂ«nime tĂ« rrepta tĂ« mos i flasin mĂ« asnjeriu nĂ« kĂ«tĂ« emĂ«r… u dhanĂ« urdhĂ«r atyre tĂ« mos flasin fare dhe as tĂ« mĂ«sojnĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« Jezusit“.

Veprat 4:30 “…duke e shtrirĂ« dorĂ«n tĂ«nde pĂ«r tĂ« shĂ«ruar dhe qĂ« tĂ« kryhen shenja dhe mrekulli nĂ« emĂ«r tĂ« Birit tĂ«nd tĂ« shenjtĂ« Jezusit“.

Veprat 5:28 “…a nuk ju kemi ndaluar rreptĂ«sisht tĂ« mĂ«soni nĂ« atĂ« emĂ«r…”

Veprat 5:40 “…u dhanĂ« urdhĂ«r tĂ« mos flasin nĂ« emĂ«r tĂ« Jezusit…”

Veprat 8:12 “…kur i besuan Filipit, qĂ« shpalli lajmin e mirĂ« tĂ« gjĂ«rave tĂ« mbretĂ«risĂ« sĂ« PerĂ«ndisĂ« dhe emrin e Jezu Krishtit…”

Veprat 8:16 “…ata vetĂ«m ishin pagĂ«zuar nĂ« emĂ«r tĂ« Zotit Jezu“.

Veprat 9:14 “…pĂ«r tĂ« burgosur tĂ« gjithĂ« ata qĂ« thĂ«rrasin emrin tĂ«nd“.

Veprat 9:15 “…pĂ«r ta sjellĂ« emrin tim pĂ«rpara johebrenjve…”

Veprat 9:21 “…pĂ«rndiqte tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e thĂ«rrisnin kĂ«tĂ« emĂ«r…?”

Veprat 9:27 “…si kishte folur nĂ« Damask lirshĂ«m nĂ« emĂ«r tĂ« Jezusit“.

Veprat 9:28 “…dhe fliste lirshĂ«m nĂ« emĂ«r tĂ« Zotit Jezus“.

Veprat 10:43 “…kushdo qĂ« beson nĂ« tĂ« merr faljen e mĂ«kateve me anĂ« tĂ« emrit tĂ« tij“.

Veprat 15:26 “…njerĂ«z qĂ« kanĂ« pĂ«rkushtuar jetĂ«n e tyre pĂ«r emrin e Zotit tonĂ« Jezu Krishtit“.

Veprat 16:18 “Pali…i tha [shpirtit]: UnĂ« tĂ« urdhĂ«roj nĂ« emĂ«r tĂ« Jezu Krishtit tĂ« dalĂ«sh prej saj”.

Veprat 19:5 “…u pagĂ«zuan nĂ« emĂ«r tĂ« Zotit Jezus“.

Veprat 19:13 “Disa yshtĂ«s…u orvatĂ«n tĂ« thĂ«rrasin emrin e Zotit Jezus…”

Veprat 19:17 “…emri i Zotit Jezus ishte madhĂ«ruar”.

Veprat 21:13 “…unĂ« jam gati…edhe pĂ«r tĂ« vdekur…pĂ«r emrin e Zotit Jezus“.

Veprat 26:9 “…tĂ« bĂ«j shumĂ« gjĂ«ra kundĂ«r emrit tĂ« Jezusit Nazarenas“.

Qëllimi i këtij studimi të shkurtër në Veprat është ky: Në qoftë se DJ-të e theksojnë kaq shumë faktin që emri i Perëndisë është Jehova, atëherë përse nuk i japin të njëjtin theks e rëndësi emrit të Jezuit që jepnin gjithë apostujt në vargjet e sipërpërmendura?

Kur lexojmë literaturat e DJ-ve shohim një disekuilibër të madh mes theksit që i vihet emrit të Perëndisë në DhV-në, pra emrit Jehova, dhe mungesës së plotë të mësimeve që flasin për rëndësinë e emrit të Jezuit në DhR-në.

Vargjet e cituara më sipër nga libri i Veprave na tregojnë se jo vetëm Jezui vetë është thelbësor për jetën, mësimet dhe veprimtarinë e Kishës së DhR-së, por edhe vetë emri i Tij është i një rëndësie thelbësore. Në DhR-në ka një përqëndrim të madh mbi emrin e Jezuit.

Për këtë, vini re ç’na thonë vargjet e mësipërme: njerëzit pagëzoheshin në emrin e Jezuit; merrnin faljen për mëkatet e tyre nëpërmjet emrit të Tij; ata predikonin e jepnin mësime në emrin e Tij; shëroheshin me anë të fuqisë së emrit të Tij; shpirtrat e këqija dëboheshin kur përdorej autoriteti i emrit të Tij; njerëzit thërrisnin për ndihmë në emrin e Jezuit; lartësonin emrin e Tij; ata ishin gati të rrezikonin jetën e të vdisnin për emrin e Tij. Dhe së fundi, e ndoshta më e rëndësishmja, ishte ajo që na thuhet tek Veprat 4:12 se nuk ka asnjë emër tjetër me anë të të cilit mund të shpëtojmë. është emri i Jezuit ai që na jep shpëtimin. është e rëndësishme që çdo DJ të mendojë veçanërisht për rëndësinë e këtij vargu të fundit (Vep. 4:12) - prej këtij vargu varet edhe shpëtimi i tij!

Atëherë e nënvizojmë edhe një herë: emri, që merr shkallën më të lartë të theksimit prej shkruesve të DhR-së, vetë apostujve, është emri i Jezuit, i cili është shpëtimi ynë dhe në emër të të cilit do të përkulet çdo gju dhe çdo gjuhë do të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdinë e Atit Perëndi. është Jezui Ai të cilit i është dhënë Emri mbi emrat (Fil. 2:9-11)!

Share|