jump to navigation

Përmbatja e Biblës

Postuar tek: Pse Vetëm Bibla

Fjala Bibël vjen nga greqishtja që do të thotë libri. Në fakt, ky libër është është një përmbledhje e disa librave të ndarë në dy pjesë kryesore: Dhiatën e Vjetër, shkruar para Jezu Krishtit, dhe Dhiatën e Re, shkruar në shekullin e parë pas Jezu Krishtit.

Dhiata e Vjetër është Bibla e popullit jude, Shkrimi i tyre i Shenjtë. Këto Shkrime shpesh quhen Torah, që do të thotë Udhëzim, ose quhen Ligji (Ungjilli sipas Lukës, kapitujt 16 dhe 17). Fjala Ligj duhet marrë në kuptimin e gjërë të saj. Ajo i referohet gjithë Shkrimeve dhe jo vetëm pjesës që i përket Ligjit.

Në kohën e Jezusit, Bibla qohej edhe Ligji dhe Profetët (Mateu 5:17, 7:12, 1:13, Luka 16:16). Ligji i referohej veçanarisht pesë librave të parë të Biblës, librave të Moisiut (Luka 16:9 dhe 24:27): Zanafillës, Eksodit, Levetikut, Numrave dhe Ligjit të Përtërirë. Nga ana tjetër, Profetët ishin librat e tjerë të Biblës, si p.sh. Isaia, Jeremia dhe Ezekieli, emrat e disa prej librave më të rëndësishëm. Megjithatë, përdorej edhe një emër tjetër për Shkrimet e Shenjta, Ligji, Profetët dhe Psalmet (Luka 24:44). Ky emertim përmënd në mënyrë të veçantë atë pjesë të Biblës që ka lidhje me mbretin David, librin e Psalmeve. Edhe këtu emërtimi duhet pare në kuptimin e gjërë, emërtimin që i referohet Librit të Psalmeve si dhe Shkrimeve të ndryshme, veçanarisht asaj që quhet letërsia e urtësisë (Jobi, Predikuesi, Fjalët e Urta). Pra, Dhiata e Vjetër është një përmbledhje shkrimesh që nuk janë të lidhura vetëm me Moisiun dhe Davidin, por edhe me shumë profetë të tjerë. Këta libra u shkruan në hebraisht, me përjashtim të disa pjesëve në aramisht, të cilat gjenden në librat e Danielit dhe Esterit. Aramishtja është mjaft e përafërt me hebraishten dhe përdorej shumë nga judenjtë pasi ata u shpërngulën me dhunë në Babiloni në shekullin e VI para Jezus Krishtit.

Dhiata e Vjetër u përkthye së pari në greqisht. Puna për përkthimin filloi në Egjipt gjatë shekullit III para Krishtit. Në ato kohë, Aleksandria ishte një qëndër e rëndësishme kulturore e botës mesdhetare, ku gjuha më e folur ishte greqishtja. Disa studjues judenj, që flisnin greqisht dhe jetonin në Aleksandri, morën përsipër përkthimin e Shkrimit të Shenjtë, për t’u dhënë mundësinë bashkohësve të tyre ta lexonin atë. Ky përkthim është i njohur me emrin Septuaginta ose LXX (i të shtatëdhjetëve) pasi u bë prej shtatëdhjetë studjues që thuhet se e mbaruan këtë detyrë për shtatëdhjetë ditë. Në fakt, përkthimi i plotë u bë për disa shekuj.

Septuaginta përfshin ato libra të Dhiatës së Vjetër që ishin shkruar hebraisht si edhe libra të tjerë, dorshkrimet e të cilëve ishin vetëm në greqisht. Tridhjetë e nëntë librat në hebraisht janë quajtur librat kanonikë. Kanoni, në terminologjinë e krishtere, është lista e atyre librave që kanë marrë vulën e autoritetit hyjnor dhe për këtë arsye përbëjnë Shkrimin e Shenjtë.

Shumë versione të Biblës përfshijnë edhe libra të tjerë nga Septuaginta, libra që u janë shtuar atyre kanonikë. Këto libra janë: Judita, Tobiti, Libri I dhe II i Makabejve, Urtësi, Kishtari (ose Ben Sirah), Baruku, Letra e Jeremias si dhe version grek i librave të Esterit dhe Danielit. Ata që i pranojnë këta libra si pjesë të Kanonit të Shkrimit të Shenjtë, i quajënë librat deuterokanonikë, ndërsa ata që nuk I pranojnë brënda Kanonit, i konsiderojnë ata apokrifë.

Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re përbëjnë Shkrimin e Shenjtë, ose Biblën, e të krishterëve. Pjesa e dytë e Biblës ndonjëherë njihet me emrin Ungjilli, një fjalë greke që do të thotë Lajmi i Mirë. Kur fjala përdoret në numrin njëjës (Ungjilli) i referohet mesazhit të Jezus Krishtit, ndërsa kur përdoret në shumës (Ungjijtë) i referohet katër librave që na flasin për historinë e Jezusit. Pra, Ungjilli i Jezu Krishtit tregohet në Ungjijtë e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit (Joanit), por edhe në pjesën tjetër të shkrimeve të Dhiatës së Re. Dhiata e Re përfshin edhe Veprat e Apostujve, Letrat dhe Zbulesën. Ajo përfshin 27 libra, të gjithë të shkruar në greqishten e vjetër.

Nga autorët e katër Ungjijve, Luka është i vetmi që nuk ishte me origjinë judaike dhe i vetmi që nuk e njihte personalisht Jezusin. Megjithatë, siç na thotë ai vetë në fillimin e Ungjillit të tij, tregimi i tij mbështetet në të dhëna dëshmitarësh akularë, të dhëna të cilat ai vetë i ka kontrolluar. Luka është gjithashtu edhe autori i Veprave të Apostujve, libër i cilli fillon me misionin që Jezusi u dha apostujve të tij përpara se të ngjitej në Qiell, misioni për ta shpërndarë Ungjillin te të gjithë popujt e botës. Libri vazhdon më tej dhe na tregon sesi Ungjilli u shpall nga Jezuralemi e deri në Romë, kryeqytetin e Perandorisë romake. Kudo ku predikohej Ungjilli, burra e gra e pranonin dhe kështu formoheshin bashkësi të krishterësh që quheshin kisha.

Letrat, që arrijnë numrin njëzet e një, janë letrat të cilat u shkruan kryesisht nga apostujt e Jezusit, veçanarisht Pali, Pjetri dhe Gjoni. Në deklaratat që pasuan ngjitjen e Jezusit në qiell, shumë kasha ishin themeluar anekënd botës mesdhetare, veçanarisht në Palestinë, Siri, Liban, Qipro, Azinë e Vogël (Turqinë e sotme), Greqi dhe madje deri në Itali. Letrat u drejtoheshin kryesisht kishave ose udhëheqësve të kishave, për t’u dhënë atyre një kuptim më të thellë të Ungjillit dhe të rrjedhojave praktike të tij.

Libri i Zbulesës, i shkruar nga Gjoni, tregon një vëgim që Jezusi i dha një prej dishepujve të tij. Në këtë libër theksohet se Ungjilli do të ndeshë kundërshtime të mëdha në përhapjen e tij. Gjithashtu, autori e paralajmëron popullin e Perëndisë për vuajtjet që e presin, por edhe e inkurajon për të mbajtur gjallë shpresën e tyre. Kjo lloj shpese e ka themelin tek ardhja e pare e Jezusit dhe fuqia e saj buron nga pritja këmngulëse e kthimit të tij të sigurt. Ndryshe nga ardhja e pare, në ardhjen e dytë Jezusi do të vijë me lavdi për të themeluar mbretërinë e Perëndisë, mbretëri paqeje dhe drejtësie.