jump to navigation

Lutje në probleme dhe telashe

Postuar tek: Lutja përmes rrugës së Jetës më: 08, 5, 2008

Vështirësitë që hasim në jetën tonë në punën dhe familjen tonë mund të jenë një shenjë parlajmëruese nga Perëndia. Ai mund të ketë një qëllim që i lejon këto vështirësi në jetën tonë. Ndoshta Ai do që t’i përdorë ato për të na përgatitur apo për të na disiplinuar, sepse jeta jonë duhet të ndryshojë ose në ndonjë aspekt të veçantë ose në përgjithësi. Në raste të tilla nuk është e mundur që ne thjesht të lutemi dhe vështirësitë të largohen. Duhet t’i pranojmë ato si daltën e Perëndisë dhe ta lejojmë Atë të na japë formën e duhur.

NĂ« historinĂ« e MotĂ«risĂ« sonĂ« shpesh kam parĂ« se si PerĂ«ndia ka lejuar qĂ« vĂ«shtirĂ«sitĂ« tĂ« vijnĂ« njĂ«ra pas tjetrĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« na tregojĂ« se Atij nuk i ka pĂ«lqyer diçka. Sa herĂ« qĂ« ndodheshim nĂ« kĂ«to situata, lutja e parĂ« e jona ka qĂ«nĂ« kjo: “Zot, na ndriço me anĂ« tĂ« FrymĂ«s TĂ«nde tĂ« ShenjtĂ« tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s. Na trego se çfarĂ« tĂ« trishton. Na trego pse po na ve kaq shumĂ« telashe dhe probleme nĂ« rrugĂ«n tonĂ« dhe pse tĂ« Ă«shtĂ« dashur tĂ« na disiplinosh”. Lutje tĂ« tilla pĂ«r FrymĂ«n e sĂ« vĂ«rtetĂ«s kanĂ« premtimin mĂ« tĂ« madh se do tĂ« marrin pĂ«rgjigje. Ai gjithmonĂ« na ka treguar qartĂ«” diagnozĂ«n e sĂ«mundjes sonĂ«”. Pastaj, duke pohuar fuqinĂ« shpenguese tĂ« flijimit tĂ« Jezuit, ne kemi luftuar nĂ« mĂ«nyrĂ« intensive kundĂ«r kĂ«saj gjĂ«je.

Kur Perëndia ia ka arritur qëllimeve të Tij me ne, kur ne jemi penduar për mëkatet e dështimet që Ai na ka treguar dhe kur kemi nisur një faqe të re, pas pak kohe, vështirësitë janë larguar vetë. Perëndia i hoqi ato, pasi Ai ia kishte arritur qëllimit të Tij. Kur vijmë në situata të tilla ku nuk mund t’i largojmë vështirësitë thjesht duke u lutur, ne jo vetëm që duhet ta përulim veten nën dorën e Tij të fuqishme, duke iu nënshtruar disiplinimit për të mirën tonë, por, gjithashtu, duhet t’i drejtohemi Atit tonë qiellor. Si fëmijët e Tij, ne duhet t’i lutemi Atij që të tregojë fuqinë e Tij dhe t’i heqë tutje këto vështirësi.

Kjo është e vërtetë veçanërisht kur vështirësitë pengojnë kauzën e Tij dhe përparimin e Mretërisë së Perëndisë. Në situata të tilla Zoti më ka treguar se duhet të lavdëroj Perëndinë në besim për ç’ka Ai është, për madhështinë e pushtetit të Tij dhe për forcën e krahut të Tij. Ai më ka bërë të shpall se asgjë nuk është e pamundur për Të, se malet shkrij në si dylli para Tij dhe se Ai mund të zgjidhë çdo vështirësi me një fjalë të vetme të Tij.

Në vështirësitë e shumta që kemi përballuar në Motërinë tonë, së bashku, ne kemi luftuar në kaq e kaq beteja të tilla besimi. Kemi kaluar shumë orë në lutje, duke i deklaruar Zotit me fjalë apo këngë madhështinë e pushtetit, lavdisë dhe dashurisë së Tij. Në dashurinë e Tij Ai gjithmonë dëshiron t’i ndihmojë bijtë e Tij dhe përherë ka një zgjidhje për problemet e tyre. Janë të panumërta rastet kur Zoti u është përgjigjur lutjeve të tilla të besimit dhe kur ne kemi marrë ndihmën e nevojshme, edhe sikur të na jetë dashur të presim për një kohë të gjatë. Vërtet, sa më të mëdha që të kenë qënë vështirësitë, aq më shumë na e ka provuar Zoti se sa i mrekullueshëm është kur ne kemi qëndruar në lutjet tona të besimit dhe lavdet e gjithëfuqisë së Tij.

Gjithashtu, Zoti na çon në vështirësi për të na mësuar se nuk duhet të përqëndrohemi në gjërat e dukshme, sado seroize qofshin problemet. Në vend që të mbështetemi në mundësitë tona, ne duhet të mbështetemi vetëm në Të - në Zotin e gjithpushtetshëm e të fuqishëm, në Atin e dashur e të dhembshur. Nëpërmjet lutjeve të tilla të besimit Ai dëshiron që të na japë një bekim të veçantë në mes të vështirësive. Ai do që të na japë një përvojë të tillë me Perëndinë e gjallë të cilën nuk mund ta përjetojmë në rrugë tjetër.

Pamundësitë dhe situatat e pashpresa janë gjithashtu edhe një mundësi tjetër për të lavdëruar Zotin para botës së dukshme dhe të padukshme, pasi asgjë nuk i jep më shumë nder Atij se sa kur ne lutemi në besim dhe shpallim madhështinë e Tij. Dhe kështu unë s’ka si të mos jem e mbushur me falenderim për gjithë ato vështirësi që Perëndia ka vënë përpara në rrugën time dhe në atë të Motërisë. Ato na kanë treguar se ku qëndronte problemi; ato na kanë çuar në pendim dhe kanë bërë të përjetojmë më thellësisht fuqinë shpëtuese dhe transformuese të gjakut të Jezuit. Ato na mësuan të kishim besim në fuqinë dhe ndihmën e Tij, të cilat i përjetuam në përgjigjet e lutjeve tona. Ato na mbushën zemrat sërish me adhurim për Zotin tonë. Ato na nxitën më tej për të dëshmuar për Perëndinë e Atin tonë dhe tani shumë të tjerë janë frymëzuar për t’i dhënë lavdinë Perëndisë.

Share|