jump to navigation

A i përshtati Jezusi mësimet e tij me pikëpamjet e kohës ku jetoi?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Një nga teoritë më të përhapura rreth jetës së Krishtit është ajo e ashtuquajtura përshtatje me gabimin. Kjo ide e lejon këdo të kërkojë të pamundurën, sepse ajo thotë se Jezusi përshtati mësimet e tij me traditat izraelite, tradita të cilat ishin të përhapura në kohën e tij.

Këto tradita kanë të bëjnë më pikëpamjet për autorësinë, frymëzimin, saktësinë historike si dhe më vërtetësinë themelore të Dhiatës së Vjetër. Për shembull, kjo teori mbështet mendimin se Jezusi në të vërtetë nuk besonte se Zoti shkatërroi Sodomën dhe Gomorrën (Mateu 11:23,24), ose që njerëzit e brezit të Noahut vdiqën nga një përmbytje e madhe (Mateu 24:37,39), që Jona ishte më të vërtetë në barkun e një peshku të madh (Mateu 12:39–-41). Ata pretendojnë se qëllimi i Jezusit nuk ishte t’u mësonte njerëzve të vërtetën historike. Ai donte vetëm t’u mësonte njerëzve të vërtetën shpirtërore. Pra, përmendja e disa figurave dhe ngjarjeve historike, nuk do të thotë aspak se Jezusi i besonte ato si të vërteta.

Kjo teori, edhe pse mjaft e përhapur, ka probleme që e bëjnë atë të pamundur për t’u ndjekur. Për diçka të vogël, ajo prish të vërtetën e plotë të Biblës pikërisht atë se Zoti veproi në rrethana historike për t’i sjellë njerëzimit mesazhin e tij shpëtimtar. Bibla thotë se njeriu është vetë përgjegjës të besojë mesazhin biblik, sepse ngjarjet dhe çuditë ndodhin në të vërtetë.

Jezusi tha: “Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaida! Sepse nëse në Tir dhe në Sidon do të ishin kryer veprat e fuqishme që u bënë ndër ju, prej kohësh do të ishin penduar me thes dhe hi. Prandaj po ju them se, ditën e gjyqit, Tiri dhe Sidoni do ta kenë më lehtë se ti. ” (Mateu 11:21–-22).

Pra, po të mos kishte ndonjë vendim gjyqi për Tirin dhe Sidonin, paralajmërimi i Jezusit drejtuar Korazinit dhe Betsaidës do të ishte pa kuptim. Sigurisht që kjo vlen edhe për tregimet e tjera në Dhiatën e Vjetër, të cilave Jezusi iu referua kur bëri krahasime. (Jona dhe ringjallja, Noahu dhe ardhja e dytë etj). Nëse këto tregime nuk do të kishin as edhe një bazë faktike, atëherë kuptimi objektiv i krahasimeve biblike zhduket krejt dhe dera e agnosticizmit dhe e ateizmit do të hapej krejtësisht në të dy kanatat.

Po si do të mund të dinim ne se ekziston ndonjë bazë besimi për pohimet shpirtërore dhe teologjike që bëri Jezusi, nëse nuk do të mund t’u besonim pohimeve të tij historike? Si do të mundej dikush të dinte se cilat pohime t’i besonte dhe cilat pohime i përshtati Jezusi para dëgjuesve të tij? Për më tëpër, nëse lejojmë që disa nga pohimet historike të jenë përshtatje, përse të mos lejojmë që disa nga pohimet etike të jenë thjesht përshtatje të pikëpamjes primitive izraelite?

Është e lehtë të kuptohet se kushdo do të ecte drejt agnosticizmit nëse do ta ndjekë këtë teori me fundin e logjikës së vet; kushdo do të ishte i shtrënguar të sugjeronte një masë për të vendosur se çfarë është besimi i mirëfilltë i Jezusit dhe çfarë përshtatje është bërë prej tij për njerëzit e kohës në të cilën ai jetoi. Rrjedhimisht ne kurrë nuk do të ndiheshim të sigurtë se çfarë besoi Jezusi.

Veç kësaj, ideja e përshtatjes kundërshton gjithçka që ne dimë për karakterin e Jezusit. Kur ballafaqohej me gabimin, Jezusi ishte gjithmonë i shpejtë për ta qortuar ashpër atë, sikur ishte ide e gënjeshtërt për Zotin ashtu dhe për një koncept të gabuar për ato që na mëson Bibla. (Mateu 15; Marku 7)

Qortimi më i fortë në tërë Shkrimin është gjetur te Mateu 23, kur Jezusi qorton ashpër udhëheqësit e gënjeshtërt fetarë të kohës së tij dhe praktikat e tyre jobiblike. Ky qortim ishte tërësisht në kundërshtim me mendimin e përhapur në kohën që rronte Krishti. Udhëheqësit fetarë besonin se Zoti do të ndihej i kënaqur me theksimet e tyre ligjore në mbështetje të shkronjës së Ligjit, por Jezusi theksonte se Zoti dëshironte që ata të mbështetnin shpirtin e Ligjit. Rrjedhimisht, Ai i etiketoi këta hipokritë, gjarpërinj dhe fëmijë të ferrit. Kjo, vështirë të jetë e pajtueshme me ndonjë teori të përshtatjes.

Së fundi, teoria e përshtatjes jep një pamje shumë të ulët të Krishtit. Jezusi thoshte: ‘Unë jam e vërteta’. (Gjoni, 14:6). Teoria na thotë se jeta dhe shërbesa e Jezusit ishin në të treguarit vetëm të gjysmës së të vërtetës dhe se ai mbante për vetë atë që ai e konsideronte të pasaktë. Kjo do të thotë se Jezusi lejonte qëllimin t’i justifikonte mjetet, dhe këtë as jeta dhe as shërbësa e Tij nuk mund t’ia lejonin. Nëse Jezusi nuk tha të vërtetën e plotë, kjo do të thotë se ai nuk tha asgjë të vërtetë.

Si përfundim, ne u besojmë fjalëve të Jezusit të afta për të përmbledhur thelbin: Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse flas për gjërat qiellore?. (Gjoni 3:12)