jump to navigation

Po fëmijët?

Postuar tek: Martesat BĂ«het NĂ« Qiell

Martesa nuk u krijua vetëm për shoqërinë e të dy partnerëve: vumë re se prindërit tanë të parë u ngarkuan me detyrën për të qenë të frytshëm, për t’u shumëzuar dhe për të mbushur tokën. Në këto ditë kur dëgjojmë të flitet aq shumë për mbipopullimin e botës dhe mangësitë e burimeve, mund të pyesim veten nëse këto fjalë kanë ende ndonjë domethënie. Me sa shohim, Perëndia nuk e ka shfuqizuar kurrë këtë detyrë. Kur u drejtohen brezave pasardhës, fjalët e Zotit u thonë atyre qartë: «Ju dhe fëmijët tuaj». Lum ata fëmijë që lindin në një familje të krishterë! Qysh para se të lindin, prindërit luten për ta, dhe, sapo të bëhen të vetëdijshëm, ata dëgjojnë këngët e adhurimit dhe fjalët e Biblës, për të mos përmendur kontaktet me besimtarë të tjerë, qoftë në shtëpinë e tyre a në grumbullime të tjera të krishtera ku i marrin prindërit herë pas here. Në kohën e Dhiatës së Vjetër Perëndia u premtoi bekime të veçanta familjeve që u bindeshin fjalëve të Tij. Sa më shumë vlen kjo në këto ditë të privilegjuara kur Perëndia po thërret nga kombet një popull për Emrin e Tij! Ç’gëzim të madh kanë prindërit e rinj kur u lind fëmija i parë! I njomë nga dora e Perëndisë, «i krijuar në mënyrë të mrekullueshme», ai është një qenie e formuar në mënyrë të përsosur, me frymë dhe me shpirt të vetin, me vullnet të vetin e me një jetë që nga çasti i lindjes është e ndarë nga nëna.

Por nganjëherë neve mund të na besohet një vogëlush a vogëlushe që nuk është formuar në mënyrë të përsosur. Nuk është e lehtë ta pranojmë këtë, dhe shpesh një fëmijë i tillë do të ketë nevojë për shumë vite përkujdesjeje të veçantë. Para së gjithash, fëmija me të meta ka kërkesa të mëdha për dashurinë dhe durimin e prindërve. Vetë fëmija, pasi të rritet, mund të jetë i pabindur dhe i zhgënjyer. Vëllezërit dhe motrat mund të zemërohen nga kujdesi që i kushtohet këtij pjesëtari të familjes. Nga ana tjetër, prindërit e një fëmije të tillë mund të nxjerrin mësime të vlefshme tek kthehen çdo ditë nga Zoti për forcë dhe urtësi. Babai i një djali me të meta të theksuara mendore, për shembull, ka shkruar tre libra të mrekullueshëm, duke përshkruar me thjeshtësi dhe ndershmëri se si i plotëson Perëndia nevojat e prindërve dhe se si iu përgjigj lutjeve të tyre hap pas hapi. Këta libra kanë qenë burim ngushëllimi dhe force frymërore për një numër të madh prindërish në situata të njëjta. Njëri prej këtyre prindërve është shprehur: «Nuk do të kishin lënë gjë pa bërë për t’i lexuar këta libra. Leximi i tyre na ka afruar shumë me Zotin». Pavarësisht nëse jemi prindër fëmijësh të shëndoshë a të sëmurë, mund ta quajmë ende privilegj se «bijtë janë trashëgimi që vjen nga Zoti» (Psalmi 127:3).

Edukimi i një fëmije «në disiplinë dhe në këshillë të Zotit» është përgjegjësi e madhe dhe serioze. Nga njëra anë nevojitet gjithë dashuria dhe durimi i babait dhe i nënës. Nga ana tjetër nevojitet mësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm e i qëndrueshëm, në mënyrë që fëmija të mund të jetojë në mes të një bote të korruptuar, ku gjithçka i përshtatet vullnetit të njeriut (dhe të Satanit), dhe ku vullneti i Perëndisë nuk llogaritet. Bibla na ka paralajmëruar se bota nuk do të përmirësohet. Çdo brez pasardhës ballafaqohet me problemet e lakmisë, të shtypjes, kokëfortësisë dhe dhunës – të gjitha rezultat i drejtimit që Satani u bën punëve të kësaj bote.

Në mes të gjithë kësaj ligësie duhet të ketë raste si familja ku u rrit Timoteu. Gjyshja, dhe pastaj nëna, e kishte mësuar atë të dëgjonte me vëmendje Fjalën e Perëndisë, dhe në moshë të re ai e njohu Zotin dhe i shërbeu Atij. Këtu nëna ka detyrën më të rëndësishme. Si rregull, ajo ka më shumë kohë për t’iu kushtuar fëmijëve sesa babai, i cili fiton zakonisht bukën e gojës dhe të cilit do t’i duhet të mungojë në shtëpi për shumë orë gjatë ditës. Atëherë nënat e krishtera kanë një pozitë të privilegjuar. Ato e kanë jetën e paprishur në duart e tyre, për t’i dhënë asaj formë dhe për ta ndikuar për të mirë. Në librat historikë të Biblës lexojmë pothuajse gjithmonë emrin e nënës së mbretit. Në të vërtetë, nganjëherë lexojmë se një nënë mbretëreshë e këshilloi të birin për të bërë keq, si në rastin e Athalisë, por shpesh ajo arriti ta bënte të birin t’i druhej Zotit, dhe qëndroi në krah të tij edhe pasi ai u kurorëzua mbret. Shumë shërbëtorë besnikë të Perëndisë janë të gatshëm të na tregojnë për ndikimin e një nëne të përshpirtshme.

Është e vërtetë se sot babai ka shpesh më shumë kohë të lirë sesa prindërit tanë dikur, dhe është gjithmonë mirë kur privilegjin e lutjes me fëmijët përpara se ata të flenë, ose të tregimit të historive biblike, e gëzojnë nëna dhe babai bashkërisht. Përndryshe, mund të ketë një situatë ku secili prind ka një fushë të përcaktuar aktiviteti, të cilën tjetri nuk duhet ta cenojë. Ky rrezik nuk ekziston aq shumë sot sa në kohët e mëparshme. Sidoqoftë, është mirë të shqyrtojmë se çfarë na thotë Bibla për edukimin e fëmijëve. Libri «Fjalët e Urta» është i mbushur me këshilla praktike për këtë çështje. Njëri prej vargjeve më të njohura është ky: «Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket» (Fjalët e Urta 22:6). Tek Efesianëve 6:4 lexojmë gjithashtu: «Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit». Pali mund t’u thoshte fëmijëve të tij frymërorë: «Ishim zemërbutë midis jush, ashtu si mëndesha që rrit me dashuri fëmijët e saj» (1 Thesalonikasve 2:7). Ai dinte si të fliste prerë kur ishe e nevojshme, por gjithçka bëhej me dashuri.

NĂ« profecinĂ« e Oseas PerĂ«ndia i thotĂ« popullit tĂ« Tij tĂ« pabesĂ«: «Kur Izraeli ishte fĂ«mijĂ«, unĂ« e desha dhe thirra nga Egjipti birin tim…. UnĂ« vetĂ« e mĂ«sova Efraimin tĂ« ecĂ«, duke e mbajtur nga krahĂ«t; por ata nuk e kuptuan qĂ« unĂ« po i shĂ«roja. UnĂ« i tĂ«rhoqa me litarĂ« tĂ« dashamirĂ«sisĂ« njerĂ«zore, me lidhje dashurie» (Osea 11:1-4). Ne qĂ« nĂ«pĂ«rmjet hirit kemi pĂ«rjetuar njĂ« dashuri dhe durim tĂ« tillĂ« nga PerĂ«ndia plot hir, duhet tĂ« pĂ«rpiqemi t’i edukojmĂ« fĂ«mijĂ«t nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n frymĂ« tĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« dhe dashurisĂ«.