jump to navigation

3 - Dhiata e Re

Postuar tek: Le t'ju prezantoj me Biblën më: 08, 21, 2007

Ungjijtë

Ungjijtë ndoshta janë pjesa më e njohur e Biblës. Por ndërsa shumë njerëz kanë njohuri rreth Ungjijve, vetëm pak e kuptojnë sferën dhe qëllimin e këtyre katër librave. Shumica mendojnëse ata janë thjeshtë katër biografi të Krishtit.

Është e rëndësishme të theksojmë se Ungjijtë nuk kanë qëllim që të japin një dëshmi të plotë të jetës së Krishtit në tokë. Fryma e Shenjtë ka zgjedhur ngjarje të caktuara dhe i ka ndërthurur ata së bashku për të theksuar aspekte të caktuara të jetës së Krishtit.

Faktet e mëposhtme e ilustrojnë këtë përzgjedhje. Me përjashtim të pesë kapitujve, i gjithë materiali në Ungjijtë, ka të bëjë me tre vitet e fundit të Shpëtimtarit në tokë. Njëzet e tetë kapituj kanë të bëjnë me 10 ditët midis ardhjes së Tij të fundit në Betani dhe ringjalljes së Tij. Ungjijve nuk u mungon të japin një dëshmi të plotë të madje viteve të fundit të veprimtarisë së Shpëtimtarit. Gjoni na kujton se ka edhe shumë gjëra të tjera që Ai bëri, të cilat, po të shkruheshin një nga një, nuk do të mjaftonte mbarë bota që t’i nxinte ato (Gjoni 21:25).

Shkruesit e Ungjijve zgjodhën ngjarje që paraqesin aspekte të ndryshme të Zotit tonë. Për këtë arsye, disa ngjarje gjenden vetëm në një Ungjill, disa në dy ose tre Ungjij dhe disa në të katër. Ngjarjet e jetës së Krishtit nuk janë vënë në rendin kronologjik. Për ne rendi kronologjik na duket më i sakti. Por ndonjëherë është më e rëndësishme t’u referohemi ngjarjeve në një mënyrë të tillë që të nxjerrim mësime morale ose frymërore. Secili nga Ungjijtë ka si qëllim që të paraqesë Krishtin në një aspekt të ndryshëm. Mateu e paraqet Atë kryesisht si Mbret, Marku si Shërbëtor, Lluka si Njeri dhe Gjoni si Perëndi (megjithëse ka ca përjashtime). Kjo paraqitje e katërfishtë duket se gjendet në shumë pjesë të Dhjatës së Vjetërdhe të Re, siç mund të shihet në tabelën e mëposhtme:

Mateu Marku Luka Gjoni
Mbret Shërbëtor Njeri Perëndi
Luan Ka Njeri Shqiponjë
Eze.1:10


Zbu. 4:7

Eze. 1:10


Zbu. 4:7

Eze. 1:10


Zbu. 4:7

Eze. 1:10


Zbu. 4:7

Dega (ose Biri) Shërbëtori im Njeriu Dega e Davidit
Jer. 23:5 Zak. 3:8 Zak. 6:12 Isa. 4:2-6
Ja, mbreti yt Ja, shërbëtori yt Ja, Njeriu Ja, Perëndia
Zak. 9:9 Isa. 42:1 Zak. 6:12 Isa. 40:9
E purpur E kuqe flakë Li i bardhë Blu

KatĂ«r ngjyrat duhen shpjeguar. KĂ«to ngjyra gjendeshin nĂ« Tabernakullin dhe nĂ« disa nga veshjet e priftĂ«rinjve. E purpurta Ă«shtĂ« ngjyra e mbretĂ«rimit; mbretĂ«rit e Madianit, pĂ«r shembull, vishnin rroba ngjyrĂ« tĂ« purpurt (GjyqtarĂ«t 8:26). E kuqja flakĂ« bĂ«hej nga krimbi koçenal, duke na kujtuar ShĂ«rbĂ«torin qĂ« vuan dhe derdh gjakun, i cili tha: “UnĂ« jam njĂ« krimb dhe jo njĂ« njeri …” (Psalmi 22:6). Ngjyra e bardhĂ« e lirit flet pĂ«r drejtĂ«sinĂ« (Zbulesa 19:8), pĂ«rjetĂ«n e panjollĂ« tĂ« Zotit tonĂ« si njeri. Ngjyra blu Ă«shtĂ« Ngjyra e qiellit, qĂ« na kujton AtĂ« qĂ« erdhi nga qielli.

Shkrimtarët e Ungjijve i zgjodhën materialet e tyre që t’i përshtaten një aspekti të veçantë të Zotit që ata dëshironin të paraqisnin. Kështu Mateu jep një gjeneologji të Jezusit për të provuar të drejtën e Tij ligjore për fronin. Lluka jep një gjeneologji për të provuar se Zoti ynë ishte me të vërtetë njerëzor. Marku nuk jep një gjeneologji sepse ajo nuk është e rëndësishme për një shërbëtor. Dhe Gjoni nuk jep një gjeneologji sepse si Biri i Perëndisë, Zoti Jezus nuk kishte fillim.

Ndonjëherë ajo që duket se është e njëjta ngjarje në Ungjij të ndryshëm në fakt del se është ngjarje e ndryshme. Pastrimi i Tempullit në Gjonin 2:13-25 zë vend në fillim të shërbimit publik të Krishtit, ndërsa pastrimi në Mateun 21:12-17, Marku 11:15-19 dhe Lluka 19:45, 46 zënë vend në fund të shërbimit të Tij.

Dëshmi të ndryshme të së njëjtës ngjarje nuk janë kurrë kontradiktuese. Ndonjëherë ata janë shtesë. Secili nga Ungjijtë jep një dëshmi të ndryshme të fjalëve në krye të Kryqit:

Mateu 27:37: “Ky Ă«shtĂ« Jezusi Mbreti i hebrenjve”.

Marku 15:26: “Mbreti i hebrenjve”.

Lluka 23:38: “Ky Ă«shtĂ« Mbreti i hebrenjve”.

Gjoni 19:19: “Jezusi i Nazaretit, Mbreti i hebrenjve”.

Po t’i bashkoni tĂ« gjitha kĂ«to sĂ« bashku do tĂ« gjeni kĂ«tĂ« mbishkrim nĂ« Kryq: “Ky Ă«shtĂ« Jezusi i Nazaretit, Mbreti i hebrenjve”. Por nĂ«se ndryshimet janĂ« ose jo shtesĂ«, ka gjithmonĂ« njĂ« arsye pĂ«r to dhe ajo arsye Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« nxjerrin ca tĂ« vĂ«rteta frymĂ«rore, domethĂ«nĂ«se dhe kuptimplotĂ«.

Shërbimi publik i Krishtit mund të ndahet në tre faza:

Shërbimi Judeas-rreth një vit.

Gjoni 1:15 - 4:54.

Shërbimi në Galile-rreth një vit e nëntë muaj.

Mateu 4:12 - 18:3 5

Marku 1:14 - 9:50

Lluka 3:19 - 9:50

Gjoni 5:1 - 10:21.

Shërbimi në Perea-rreth katër ose pesë muaj.

Mateu 19:1 - 20:28

Marku 10:1 - 10:45

Lluka 9:51 - 18:34

Gjoni 10:22 - 11:57.

Tre Ungjijtë e parë quhen sinoptikë (Syn = me; optic = shoh), në kuptimin që, në përgjithësi, ata mbulojnë të njëjtin terren ose kanë të njëjtën pamje të shërbimit të Zotit tonë. Ungjilli i Gjonit quhet autoptik (aut = vetë; optic = shoh), sepse Gjoni e sheh Zotin në një mënyrë që është e ndryshme nga të tjerët. Mbi 90 përqind e materialit të mbuluar prej Gjonit është unik për këtë Ungjill.

Ungjijtë nuk janë së pari një prezantim i shpëtimit, megjithëse ai përfshihet. Për më tepër ata janë një regjistrim historik i ngjarjeve, nëpërmjet të cilave shpëtimi është bërë i mundur-vdekja, varrosja, ringjallja dhe përlëvdimi i Zotit Jezus Krisht.

MATEU. Ungjilli i Mateut flet për Mbretin-gjeneologjinë e Tij, lindjen dhe vitet e vegjëlisë; përbërjen e mbretërisë së Tij (Predikimi në Mal); dhe kredencialet, mohimin, opozitën e madhe, arrestimin, vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Tij. Predikimi profetik (Mateu 24 dhe 25) është një nga pjesët profetike të Shkrimit të Shenjtë.

MARKU. Krishti si ShĂ«rbĂ«tori i pĂ«rsosur hyn direkt nĂ« shĂ«rbimin e Tij. Ju do tĂ« vini re pĂ«rdorimin shpesh tĂ« fjalĂ«s menjĂ«herĂ«. Ky libĂ«r Ă«shtĂ« libĂ«r veprimi. Siç mund ta prisnit, kĂ«tu theksohen mĂ« shumĂ« veprat e Zotit sesa fjalĂ«t e Tij. NjĂ« varg çelĂ«s Ă«shtĂ« 10:45: “Sepse Biri i Njeriut nuk erdhi qĂ« t’i shĂ«rbejnĂ«, por pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer dhe pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« jetĂ«n e Tij si çmim pĂ«r shpengimin e shumĂ« vetave”.

LLUKA. Lluka e portretizon Krishtin si Biri i përsosur i Njeriut. Megjithatë, theksimi që Lluka u jep lutjeve të Krishtit, nuk është çutitës. Keqardhja dhe falja nga Zoti janë
gjithashtu të forta nëpër gjithë Ungjillin. Lluka flet shumë për gratë dhe fëmijët, për këngët dhe termat e dishepullizimit dhe për çështjet mjekësore.

GJONI. QĂ«llimi i kĂ«tij Ungjilli thuhet nĂ« 20:31: “… qĂ« ju tĂ« besoni se Jezusi Ă«shtĂ« Krishti, Biri i PerĂ«ndisĂ« dhe qĂ«, duke besuar, ta keni jetĂ«n nĂ« emĂ«r tĂ« Tij”. Ka shtatĂ« mrekulli ose shenja qĂ« mbĂ«shtesin thĂ«nien e Jezusit pĂ«r tĂ« qenurit i vetĂ«m i PerĂ«ndisĂ«. Zoti Jezus i zbaton Vetes Emrin hyjnor UNĂ‹ JAM shtatĂ« herĂ«. Gjoni ka nĂ«ntĂ« shĂ«rbesa tĂ« Zotit tonĂ« qĂ« nuk gjenden tjetĂ«rkund. Ndoshta vargu mĂ« i njohur nĂ« BibĂ«l Ă«shtĂ« Gjoni 3:16: “Sepse PerĂ«ndia aq e deshi botĂ«n, sa dha Birin e Tij tĂ« vetĂ«mlindurin, qĂ«, kushdo qĂ« beson nĂ« TĂ«, tĂ« mos humbasĂ«, por tĂ« ketĂ« jetĂ« tĂ« pĂ«rjetshme”. Gjoni quhet “Ungjilli me dy fjalĂ«”, sepse tregon nĂ« mĂ«nyrĂ« kaq tĂ« saktĂ« se ne shpĂ«tohemi nĂ«pĂ«rmjet besimit nĂ« Birin e PerĂ«ndisĂ«, i cili vdiq si ZĂ«vendĂ«sues, duke paguar dĂ«nimin pĂ«r mĂ«katet tona.

Libri i Veprave të Apostujve

J. B. Filips e quajti parafrazimin e tij tĂ« Veprave “Kisha e re nĂ« veprim”. Ă‹shtĂ« njĂ« titull shumĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m sepse nĂ« kĂ«tĂ« libĂ«r Lluka tregon lindjen dhe vitet e para tĂ« shoqĂ«risĂ« sĂ« re tĂ« PerĂ«ndisĂ«. PĂ«rshkrimi i Veprave mbulon 34 vjetĂ«t nga ngjitja e Krishtit deri nĂ« burgosjen e parĂ« tĂ« Palit nĂ« RomĂ« (60-63 e.s.).

Apostulli Pjetër zë rolin kyç në kapitujt 1-12. Pas kësaj, Pali është apostulli më i njohur. Teksti i Veprave nuk tenton të japë një histori të plotë të kishës së hershme, por vetëm izoloi ngjarje të zgjedhura nga Fryma e Shenjtë për të treguar zhvillimin frymëror të kishës.

Veprat 1:8 formon njĂ« lloj pĂ«rmbledhjeje tĂ« librit: “… ju do tĂ« bĂ«heni dĂ«shmitarĂ«t e mi nĂ« Jerusalem dhe nĂ« gjithĂ« JudenĂ«, nĂ« Samari dhe deri nĂ« skajin e dheut”. Ne mund ta ndajmĂ« atĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«:

Jerusalem( 1:1 - 8:1a)

Jude (8:1b)

Samari (8:1b, 4-25)

Skajin e dheut (9:1 - 28:31)

Veprat përshkruajnë një përmbushje historike të porosisë së Krishtit që ungjilli duhet t’i predikohet hebrenjtë të parit, pastaj johebrenjve. Ndoshta një nga çelësat më të rëndësishëm në të kuptuarit e librit të Veprave është të kuptojmë se ai është tranzitor- domethënë, lidh periudhën nga fillimi i kishës (kur përbëhej pothuajse krejtësisht nga hebrenj të konvertuar) deri në kohën kur i hoqi rrobat e varrit të judaizmit dhe u shtri në një shoqëri të re të përbërë nga hebrenj dhe johebrenj, të gjithë një në Krishtin Jezus. Në fillim të Veprave të krishterët takoheshin në Tempull dhe Sinagogë, por ndërsa koha kalonte ata takoheshin kryesisht në shtëpi.

Ja pikat kryesore të librit:

  • Ngjitja e Krishtit (kapitulli 1)
  • DatĂ«lindja e kishĂ«s, kur Fryma e ShenjtĂ« erdhi nĂ« ditĂ«n e RrĂ«shajĂ«ve (kapitulli 2).
  • ShĂ«rbimi i Pjetrit dhe Gjonit, i shoqĂ«ruar nga njĂ« kundĂ«rshtim i madh (kapitujt 3 - 5).
  • ShĂ«rbimi, arrestimi, mbrojtja dhe martirizimi i Stefanit (kapitujt 6, 7).
  • Filipi merr ungjillin pĂ«r nĂ« Samari (kapitulli 8).
  • Konvertimi i Saulit tĂ« Tarsit (kapitulli 9).
  • Pjetri merr ungjillin pĂ«r tek Korneli, njĂ« johebre (kapitulli 10).
  • Ungjilli arrin Antiokun (kapitulli 11).
  • Martirizimi i Jakobit (kapitulli 12).
  • UdhĂ«timi i parĂ« nĂ« mision i Palit (kapitujt 13, 14).
  • Kuvendi nĂ« Jerusalem (kapitulli 15).
  • UdhĂ«timi i dytĂ« nĂ« mision i Palit (kapitujt 16 - 18).
  • UdhĂ«timi i tretĂ« nĂ« mision i Palit (kapitujt 19 - 21).
  • Burgosja e Palit nĂ« Cezare (kapitujt 22 - 26).
  • UdhĂ«timi i Palit pĂ«r nĂ« RomĂ« dhe burgosja atje (kapitujt 27, 28).


Letrat

TrembĂ«dhjetĂ« nga Letrat e DhiatĂ«s sĂ« Re u shkruan nga Pali, tre nga Gjoni, dy nga Pjetri, njĂ« nga Jakobi dhe njĂ« nga Juda. PĂ«r sa i pĂ«rket letrĂ«s drejtuar Hebrenjve duhet tĂ« themi “Shkrimtari nuk dihet”. KatĂ«r nga letrat e Palit quhen Letrat e Burgut: EfesianĂ«ve,FilipianĂ«ve, KolosianĂ«ve dhe Filemonit. Ato u shkruan gjatĂ« burgojes sĂ« tij tĂ« parĂ« nĂ« RomĂ«.

1 dhe 2 Timoteut dhe Titit quhen Letrat Baritore sepse ata trajtojnë kujdesin baritor ose të bariut në kishë. Letrave të shkruara nga Gjoni, Pjetri, Jakobi dhe Juda zakonisht u referohemi si Letrat e Përgjithshme.

Në studimin e letrave është e dobishme të vëmë re nëse shkrimtari flet për pozitën apo për praktikën e besimtarit. Pozita i referohet të qëndruarit tonë frymëror në Krishtin. Kur një person është shpëtuar, Perëndia nuk e sheh më atë si mëkatar në mëkatet e tij; por në vend të saj, Perëndia e sheh atë të veshur me gjithë përsosmërinë e Krishtit dhe e pranon atë në ato baza. Pozita e besimtarit është aq e përsosur sa e Krishtit, sepse ai është në Krishtin.

Praktika, nga ana tjetër i referohet asaj çfarë ne duhet të jemi ose jemi në jetën tonë të përditshme. Fatkeqësisht, praktika jonë është shumë larg nga të qenurit i përsosur. Kur lexojmë se shenjtërohemi në Krishtin, ajo ka të bëjë me pozitën tonë. Kur lexojmë se ne duhet të shenjtërohemi, ajo ka të bëjë me çfarë praktikojmë.

FjalĂ«t “nĂ« Krishtin” zakonisht i referohen pozitĂ«s sonĂ«, ndĂ«rsa fjalĂ«t “nĂ« Zotin” zakonisht kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me praktikĂ«n tonĂ«. Tre kapitujt e parĂ« tĂ« EfesianĂ«ve janĂ« pozicionalĂ«, qĂ« pĂ«rshkruajnĂ« se çfarĂ« ka bĂ«rĂ« hiri i PerĂ«ndisĂ« pĂ«r ne. Tre kapitujt e fundit janĂ« praktik, qĂ« na tregojnĂ« se si duhet tĂ« reagojmĂ« ndaj kĂ«tij hiri. Dy kapitujt e parĂ« tĂ« KolosianĂ«ve kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me pozicionin tonĂ«, dy tĂ« fundit me praktikĂ«n tonĂ«. UnĂ« e konsideroj dallimin midis pozitĂ«s dhe praktikĂ«s si çelĂ«sin e vetĂ«m kryesor nĂ« tĂ« kuptuarit e Letrave.

Është gjithashtu e rëndësishme të dallojmë kur shkrimtari po trajton gjëra themelore dhe kur ai po trajton gjëra joesenciale. Frymëzimi i Shkrimeve të Shenjta, të qenurit
hyjni e Krishtit dhe shpĂ«timi me anĂ« tĂ« hirit nĂ«pĂ«rmjet besimit janĂ« tĂ« gjitha themelore dhe asnjĂ« ndryshim mendimi nuk mund tĂ« tolerohet midis tĂ« krishterĂ«ve tĂ« vĂ«rtetĂ«. Por nĂ« fusha tĂ« tjera, si ngrĂ«nia e mishit, festimi i festave fetare etj., mund tĂ« zbatohen parime tĂ« ndryshme. PĂ«r tĂ« tilla gjĂ«ra lexojmĂ« nĂ« RomakĂ«ve 14:5 “GjithĂ«secili tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht i bindur nĂ« mendjen e tij”. NĂ« 1 Korintasve 6:12 Pali thotĂ«: “TĂ« gjitha gjĂ«rat janĂ« tĂ« ligjshme pĂ«r mua”, dhe nĂ« Titi 1:15: “Gjithçka
Ă«shtĂ« e pastĂ«r pĂ«r ata qĂ« janĂ« tĂ« pastĂ«r”. Ne duhet tĂ« kuptojmĂ« nĂ« leximin e kĂ«tyre tre thĂ«nieve se ata trajtojnĂ« vetĂ«m gjĂ«ra dytĂ«sore qĂ« nuk janĂ« tĂ« drejta ose tĂ« gabuara nĂ« vetvete.

Megjithëse besimtari nuk është nën ligjin, por nën hirin, Letrat e Dhiatës së Re janë të mbushura me urdhëresa për t’u zbatuar. Sidoqoftë, këto urdhëresa nuk janë dhënë si ligj, me dënime të bashkangjitura, por si shembuj praktikë të asaj sesi duhet të reagojmë ndaj hirit të Perëndisë.

NĂ« leximin e Letrave, duhet t’u kushtojmĂ« vĂ«mendje tĂ« veçantĂ« pĂ«remrave. NĂ« EfesianĂ«ve 2:1-3, “ju” dhe “juve” i referohen njerĂ«zve tĂ« cilĂ«t ishin johebrenj para se tĂ«
shpĂ«toheshin, ndĂ«rsa “ne” i referohet njerĂ«zve, tĂ« cilĂ«t ishin hebrenj para shpĂ«timit. NĂ« 1 Gjoni 2:28 pĂ«remri “ju” - “ju qĂ«ndroni nĂ« tĂ«” - i referohet lexuesve tĂ« Gjonit, ndĂ«rsa “ne” i referohet Gjonit dhe apostujve tĂ« tjerĂ«. Me fjalĂ« tĂ« tjera, ju qĂ«ndroni nĂ« TĂ« qĂ« ne, etĂ«rit tuaj frymĂ«rorĂ«, tĂ« mos turpĂ«rohemi.

Një çelës tjetër - kujtoni, kur Fryma e Shenjtë përdor fjalë të ndryshme, një ndryshim në kuptim zakonisht është pasur si qëllim. Për shembull, ka ndryshim midis fëmijëve dhe bijve. Të gjithë besimtarët janë fëmijë dhe bij të Perëndisë. Si fëmijë ata janë anëtarë të familjes së Perëndisë. Si bij ata trajtohen si bij të rritur, të pjekur me të gjitha privilegjet dhe përgjegjësitë e të qenit bij.

Studimi i disa Letrave arrihet kur studiojmë prejardhjen e tyre historike në Ungjijtë ose në librin e Veprave. Më tepër informacion rreth këshillës që Pali përshkruan në Galatasve 2:1-10 gjendet në Veprat 15:1-29. Në studimin e letrave të Pjetrit, ju do të hasni shumë iluzione në ngjarje të jetës së Pjetrit të regjistruara në Ungjijtë dhe në Veprat.

ROMAKËVE. Në këtë letër, Pali jep një shpjegim të qartë të Ungjillit. Së pari ai tregon se të gjithë njerëzit kanë mëkatuar dhe janë nën gjykimin e Perëndisë. Perëndia është i drejtë dhe duhet t’i dënojë mëkatarët, por Perëndia është gjithashtu i mëshirshëm dhe dëshiron t’i shpëtojë ata. Kur Zoti Jezus vdiq, Ai vdiq si Zëvendësues për mëkatarët, duke paguar borxhin të plotë. Kjo i siguroi Perëndisë një bazë të drejtë mbi të cilën Ai mund të shfajësojë mëkatarët e paperëndishëm. Gjithçka që një mëkatar duhet të bëjë, është ta marrë Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot nëpërmjet një veprimi të prerë besimi.

Pasi Perëndia e shfajëson një person, Ai vazhdon ta shenjtërojë atë, domethënë, e fuqizon atë të jetojë një jetë të shenjtë. Hapi i fundit i programit të Perëndisë është të përlëvdojë mëkatarin e shpëtuar - ta marrë atë në shtëpi në qiell, përgjithmonë i lirë nga mëkati, sëmundja dhe vdekja. Në Romakëve 9-11 Pali shpjegon se kombi i Izraelit është lënë mënjanë përkohësisht, për arsye të hedhjes poshtë të Mesias dhe se johebrenjve u është dhënë një vend privilegji. Por Izraeli besues do të restaurohet kur Mesia të kthehet. Pesë kapitujt e fundit theksojnë detyrimin praktik të atyre që janë përligjur nëpërmjet besimit.

LETRA E PARË KORINTASVE. Dikush në Korint i kishte shkruar Palit rreth problemeve dhe pyetjeve që kishin lindur në asamblenë atje. Në përgjigjen e tij, Pali u përgjigjet të tilla pyetjeve si:

  • Si duhet t’i trajtojnĂ« shenjtorĂ«t ndarjet dhe konfliktet nĂ« kishĂ«?
  • ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«het me njĂ« anĂ«tar qĂ« Ă«shtĂ« fajtor pĂ«r imoralitet?
  • A Ă«shtĂ« e drejtĂ« pĂ«r njĂ« tĂ« krishterĂ« tĂ« kthehet te ligji kundĂ«r njĂ« besimtari tjetĂ«r?
  • Cili Ă«shtĂ« qĂ«ndrimi i duhur i krishterĂ« ndaj imoralitetit?
  • A Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« pĂ«r njĂ« besimtar tĂ« martohet apo tĂ« qĂ«ndrojĂ« beqar?
  • A duhet tĂ« hanĂ« tĂ« krishterĂ«t ushqime qĂ« u janĂ« ofruar idhujve?
  • Cili Ă«shtĂ« vendi i gruas nĂ« adhurimin publik?
  • ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Darka e Zotit dhe si duhet tĂ« festohet?
  • ÇfarĂ« duhet tĂ« dimĂ« rreth dhuntive tĂ« FrymĂ«s sĂ« ShenjtĂ«, pĂ«rdorimin dhe abuzimin e tyre?
  • Sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« doktrina e ringjalljes?
  • Cila Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia jonĂ« ndaj tĂ« varfĂ«rve?

LETRA E DYTË KORINTASVE. Për arsye se vërtetësia e të qenit të Palit apostull ishte vënë në pikëpyetje, ai këtu tregon për një mbrojtje të shërbimit të tij, veçanërisht duke theksuar vuajtjet që ai duroi për hir të ungjillit. Në vazhdim ai u kërkon me të madhe shenjtorëve t’u japin me bujari atyre në nevojë, duke ndjekur shembullin e Zotit Jezus Krisht.

GALATASVE. Mësues të rremë kishin ardhur në kisha në Galati, që këmbëngulnin se mbajtja e ligjit ishte e nevojshme për shpëtim dhe shenjtërim. Pali e sulmon këtë herezi të rrënjosur thellë, e cila është e zakonshme madje edhe sot, duke treguar se shpëtimi është vetëm me anë të hirit nëpërmjet besimit. Ai shpjegon rolin e ligjit në planin e Perëndisë dhe lirinë e besimtarit nga prangat.

EFESIANĂ‹VE. NĂ« tre kapitujt e parĂ«, Pali tregon pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n e madhe tĂ« kishĂ«s, se hebrenjtĂ« qĂ« besojnĂ« dhe johebrenjtĂ« qĂ« besojnĂ« kanĂ« formuar njĂ« “njeri tĂ« ri” nĂ« Krishtin Jezus. ArmiqĂ«sia e vjetĂ«r midis dy grupeve Ă«shtĂ« zhdukur, meqĂ« Krishti ka bĂ«rĂ« paqe me anĂ« tĂ« gjakut tĂ« Tij nĂ« Kryq. Tani johebrenjtĂ« qĂ« besojnĂ« janĂ« bashkĂ«-trashĂ«gimtarĂ«, bashkĂ«anĂ«tarĂ« dhe bashkĂ« pjesĂ«tarĂ«. Tre kapitujt e fundit japin udhĂ«zime praktike sesi besimtarĂ«t mund tĂ« ecin tĂ« denjĂ« pĂ«r thirrjen e tyre qiellore. Vargjet 8-10 tĂ« kapitullit 2 janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sepse ata tregojnĂ« se jemi shpĂ«tuar me anĂ« tĂ« hirit, nĂ«pĂ«rmjet besimit, pĂ«r nĂ« vepra tĂ« mira. Veprat e mira janĂ« evidenca ose rezultati i shpĂ«timit tonĂ«- jo mjeti pĂ«r tĂ« siguruar atĂ«.

FILIPIANĂ‹VE. FjalĂ«t çelĂ«s kĂ«tu janĂ« “gĂ«zim” dhe “ngazĂ«llohuni”. Pali mund tĂ« ngazĂ«llohet gjatĂ« burgosjes sĂ« tij, sepse gĂ«zimi i tij nuk varet nĂ« rrethanat tokĂ«sore. NĂ« vend tĂ« saj, gĂ«zimi i tij Ă«shtĂ« nĂ« Krishtin dhe kĂ«shtu ai Ă«shtĂ« i pandryshueshĂ«m. PĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n arsye ai u kĂ«rkon filipianĂ«ve tĂ« ngazĂ«llohen gjithmonĂ«. Ai i mĂ«son ata tĂ« imitojnĂ« mendjen e Jezusit, ai i paralajmĂ«ron ata kundĂ«r mĂ«suesve tĂ« rremĂ« dhe tregon shembullin e tij se i konsideron tĂ« gjitha gjĂ«rat njĂ« humbje nĂ« krahasim me vlerĂ«n e lartĂ« tĂ« njohjes sĂ« Krishtit.

KOLOSIANËVE. Ndërsa në Efesianëve vetë kisha është vënë në dukje, në Kolosianëve theksi është vënë në Krishtin si Koka e kishës. Shenjtorët e asaj kishe po ekspozoheshin ndaj mësimeve të rreme, që i pushtuan ata me filozofi të rreme, tradita, shugurime, legalizma (d.m.th. ligje jobiblike) dhe asketizëm (d.m.th. praktika e vetmohimit). Pali u tregon atyre të pushtohen nga Krishti; plotësia e Perëndisë-Hyj banon në Të dhe ata janë të plotë në Të. Apostulli shton udhëzime praktike, të ngjashme me ata në Efesianëve, në lidhje me marrëdhëniet e ndryshme të jetës-burrë dhe grua, prindër dhe fëmijë, punëdhënës dhe të punësuar.

LETRA E PARË DREJTUAR THESALONIKASVE. Letra e parë e Palit ka të bëjë kryesisht me ardhjen e Krishtit. G. Harding Uud e kuptoi esencën e librit, kur ai tha se i krishteri, që po kërkon kthimin e Zotit nuk ka aspak vend për idhuj në zemrën e tij (kapitulli 1), për zbrapsje në shërbimin e tij (kapitulli 2), për ndarje në bashkësinë e tij (kapitulli 3), për dërshpërim në mendjen e tij (kapitulli 4), ose për mëkat në jetën e tij (kapitulli 5).

LETRA E DYTË DREJTUAR THESALONIKASVE. Disa nga shenjtorët mendonin se ata tashmë ishin në kohën e shtrëngesës, e njohur si dita e Zotit. Prandaj Pali i udhëzon ata se para se ajo ditë të vijë, do të ketë largim të madh nga besimi dhe njeriu i mëkatit (Antikrishti) do të shfaqet.

Shpresa e ardhjes së Krishtit nuk është përligjje për idhujtari, tregon Pali. Të krishterët duhet të punojnë për furnizimin e nevojave të tyre dhe të mos lodhen kurrë në të bërët mirë.

Vargu 8 i kapitullit 1 paralajmĂ«ron pĂ«r njĂ« gjykim tĂ« madh mbi jobesimtarĂ«t, kur Krishti tĂ« kthehet pĂ«r tĂ« sunduar. Ai do tĂ« vijĂ« “nĂ« njĂ« zjarr flakĂ«rues, pĂ«r t’u hakmarrĂ« kundĂ«r atyre qĂ« nuk njohin PerĂ«ndi dhe ndaj atyre qĂ« nuk i binden ungjillit tĂ« Zotit tonĂ« Jezus Krisht”.. NjerĂ«zit thonĂ« se kushton tepĂ«r shumĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« i krishterĂ«. Por mendoni rrezikun e tĂ« mos qenit i krishterĂ«!

LETRA E PARË DREJTUAR TIMOTEUT. Apostulli Pal e udhëzon Timoteun këtu në gjërat e rregullit të kishës - mbi nevojën e mirëmbajtjes së doktrinës së shëndoshë, vendet e lutjes publike, vendin e grave në asamble, denjësitë e pleqësisë dhe të dhjakëve dhe udhëzime për shërbimin e Timoteut si shërbëtor i Zotit.

LETRA E DYTË DREJTUAR TIMOTEUT. E shkruar gjatë burgosjes së tij të fundit, ndërsa ekzekutimi po afrohej, Pali i jep zemër dhe e inkurajon Timoteun e ri. Ai e paralajmëron atë për keqësim të gjendjes në ditët e fundit dhe i kërkon me të madhe Timoteut të përmbushë shërbimin e tij nëpërmjet mësimit dhe predikimit të Fjalës dhe nëpërmjet të jetuarit të një jete të durimit, të shenjtërimit dhe të guximit.

TITIT. Pali e udhëzon Titin për kujdesin e asambleve në Kretë, veçanërisht në caktimin e pleqësisë, në mbylljen e gojës mësuesve të rremë dhe në kombinimin e doktrinës së shëndoshë me vepra të mira. Pjesa më e madhe e letrës thekson rëndësinë e praktikimit të asaj çfarë predikojmë. Në këtë mënyrë ne nderojmë doktrinën (2:10).

FILEMONIT. Një skllav i quajtur Onesim kishte ikur nga i zoti i tij i krishterë, Filemoni, dhe kishte shkuar në Romë, ku takoi Palin në burg - dhe gjithashtu Krishtin. Tani Apostulli e kthen atë përsëri te Filemoni në Kolose, jo si skllav, por si një vëlla në Krishtin.

HEBRENJVE. Në vitet e para të kishës, shumë hebrenj u tërhoqën te besimi i krishterë pa u lindur vërtetë përsëri. Disa shkuan aq larg sa u pagëzuan dhe u bashkuan me një asamble lokale, megjithëse ata kurrë nuk kishin bërë një përkushtim të plotë ndaj Zotit Jezus Krisht. Por sapo ata pohuan të ishin të krishterë haptazi, ata u mohuan nga familjet e tyre, u hoqën nga puna, u persekutuan nga të ashtuquajtur shokët e tyre dhe iu nënshtruan një presioni të madh për t’u kthyer te Judaizmi. Ata të cilët u përkulën nën këtë presion dhe u kthyen te Judaizmi me të vërtetë ia kthyen shpinën Krishtit. Ata u bënë kundërshtarë. Shkrimtari i kësaj letre paralajmëron se është e pamundur që një kundërshtar të rinohet për në pendim. Një mëkat i tillë është fundi. Nuk ka asnjë shpresë për personin, i cili njëherë pohon të ndjekë Krishtin dhe pastaj me dëshirë dhe me ligësi e hedh poshtë Atë.

Shkrimtari tregon se Krishti është përmbushja e tablove dhe i hijeve të Judaizmit dhe të largohesh nga Krishti është të braktisësh substancën për hijen. Ai thekson se jeta e besimit është jeta që kënaq Perëndinë dhe u kërkon besimtarëve të vërtetë të durojnë megjithëse vuajtja përfshihet në të qenurit të krishterë.

KĂ«rkesa e kĂ«tij libri Ă«shtĂ« e pĂ«rshtatshme edhe sot ashtu siç ishte atĂ«herĂ« kur u shkrua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«: “Sot, nĂ«se e dĂ«gjoni zĂ«rin e Tij, mos jini zemĂ«rgur…” (3:15).

JAKOBI. Jakobi nuk është i interesuar thjesht në një fe vetëm me fjalë; ai dëshiron ta shohë atë të jetuar në një mënyrë praktike. Ai del kundër diskriminimit të klasave, të bisedave të kota, lakmisë, zilisë dhe shtypjes së të varfërve. Ai është dakord me Palin se përligjja është nëpërmjet besimit, por vetëm nëpërmjet atij besimi që rezulton në vepra të mira.

LETRA E PARË E PJETRIT. Pjetri u shkruan të krishterëve të cilët po kalojnë nëpër zjarret e ashpra të persekutimit. Ai i kujton ata se Perëndia është i kënaqur kur ata vuajnë për hir të drejtësisë, por jo kur ata vuajnë si rezultat i mëkateve të tyre. Pas vuajtjes së tanishme vjen lavdia e përjetshme. Në të njëjtën kohë hiri i Perëndisë është i mjaftueshëm.

LETRA E DYTË E PJETRIT. Burimi i krishterë në mes të ligësisë së ditëve të fundit është zhvillimi i karakterit të fortë të krishterë. Njerëz të rremë të kulteve do të keqdrejtojnë shumë njerëz, por shkatërrimi i tyre është i sigurt. Krishti do të vijë, të ligtë do të gjykohen, qiejtë dhe toka do të shkatërrohen dhe gjendja e përjetshme do të shërbehet.

LETRA E PARĂ‹ E GJONIT. GnostikĂ«t ishin njĂ« sekt qĂ« kishin pikĂ«pamje tĂ« gabuara rreth tĂ« qenit tĂ« Krishtit PerĂ«ndi dhe njeri. Disa thonin, pĂ«r shembull, se Jezusi ishte thjeshtĂ« njĂ« njeri dhe se “Krishti” ishte njĂ« influencĂ« hyjnore qĂ« erdhi nĂ« Jezusin nĂ« pagĂ«zimin e Tij, por e la AtĂ« nĂ« Kopshtin e Gjetsemanit. Ata e ndanĂ« Jezusin dhe Krishtin, duke thĂ«nĂ« se Jezusi vdiq, por Krishti nuk vdiq. Gjoni e vĂ« nĂ« dukje kĂ«tĂ« gabim, duke kĂ«mbĂ«ngulur se Jezusi Ă«shtĂ« Krishti, i ardhur nĂ« formĂ« njeriu. Gjoni gjithashtu jep edhe shenjat e atyre qĂ« janĂ« besimtarĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« - ata ecin nĂ« dritĂ«, ata pranojnĂ« mĂ«katet e tyre, ata praktikojnĂ« drejtĂ«si, ata i duan vĂ«llezĂ«rit, ata mbajnĂ« urdhĂ«resat e PerĂ«ndisĂ«, ata pohojnĂ« Jezus Krishtin dhe ata mposhtin botĂ«n.

LETRA E DYTË E GJONIT. Kjo letër tregon për politikën e dyerve të mbyllura. Dera jonë duhet të mbyllet ndaj kujtdo propagandisti fetar që ka pikëpamje të gabuara rreth Zotit Jezus Krisht.

LETRA E TRETË E GJONIT. Dhe tani politika e dyerve të hapura! Dera jonë duhet të hapet për ata që janë besimtarë të vërtetë. Gai ishte një shembull i mikpritjes së vërtetë. Diotrefi ishte një tiran i kishës, i cili në mënyrë arbitrare i hodhi poshtë disa nga fëmijët e dashur të Perëndisë.

JUDA. Si 2 Pjetri, Juda jep një tablo të gjallë të kundërshtarëve të ditëve të fundit. Ilustrime nga Dhjata e Vjetër tregojnë se shkatërrimi i tyre është e pashpëtueshëm. Të krishterët duhet të ndërtojnë veten në besim, lutje dhe dashuri, duke pritur kthimin e Zotit.

LIBRI I ZBULESË. Vetëm pak pjesë të Biblës janë aq të mahnitshme sa libri i Zbulesës dhe vetëm pak janë aq të vështirë për t’u kuptuar. Ne mund të jemi të lumtur se një bekim u jepet atyre që e lexojnë atë dhe jo vetëm atyre që e kuptojnë atë (Zbulesa 1:3). Një nga gjërat e para që duhet të kuptoni është se libri i Zbulesës është kryesisht një libër i gjykimit. Në të lexojmë për luftra, zi buke, shkatërrime, bubullima, vetëtima dhe për shumë figura të tjera të zemërimit hyjnor.

Share|