jump to navigation

Ku duhet ta prisnin dishepujt Jezusin e ringjallur?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A ju dha Jezusi porosi dishepujve të vet që të presin për të në Galile (Mateu 28:10) apo që ai do të ngjitej lart tek Ati dhe Perëndia i tij (Gjoni 20:17)?

(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)

Kjo mospërputhje e dukshme shtron pyetje, “Çfarë ishte porosia e Jezusit për dishepujt e tij”. Shabiri përdor Mateun 28:10 dhe Gjonin 20:17 për të demonstruar këtë – në dukje mospërputhje. Mirëpo të dyja fragmentet ndodhin në kohë të ndryshme në të njëjtën ditë dhe nuk ka arsye për të besuar që Jezusi do t’i jepte vetëm një porosi dishepujve të tij. Kjo është një tjetër mospërputhje që varet nga ajo nëse lexuesi i librit të Shabirit është i paditur ndaj fragmenteve biblike dhe ndaj ngjarjeve që rrethojnë ringjalljen që ndodhi atë të dielë në mëngjes (unë them e dielë, sepse është dita e parë e javës).

Këto dy fragmente në fakt plotësojnë njëra tjetrën dhe nuk janë në kundërshtim. Kjo është ashtu sepse të dyja fragmentet nuk i referohen momentit të njëjtë kohor. Mateu 28:10 flet për grupin e grave që takojnë Jezusin e ringjallur gjatë kthimit të tyre për t’ua treguar dishepujve atë që kishin parë. Një varr të zbrazët?! Dhe pastaj pranimin e pjesës së parë të porosive për t’ia treguar dishepujve. Fragmenti i dytë nga Gjoni 20:17 ndodh dikur pas fragmentit të parë (për të kuptuar strukturën kohore lexo nga fillimi i këtij kapitulli), që ndodh kur Maria është vetëm tek varri, e pikëlluar nga hutimi, për shkak të ngjarjeve që po ndodhnin përreth saj. Ajo e sheh Jezusin dhe ai i jep asaj porositë e tjera që t’jua përcjellë dishepujve.