jump to navigation

Profecitë false të DJ-ve

Postuar tek: Pergjigjet per Deshmitaret e Jehovait

Është një fakt trishtues që shumica e DJ-ve mbeten duke mos e njohur historinë e sektit të vet. Kur pyeten për historinë e sektit, ata dinë shumë pak ose aspak, dinë vetëm ç’u kanë thënë udhëheqësit e tyre dhe emrat e udhëheqësve të hershëm, si p.sh. Rasëlli dhe Radhërfordi. Ata bile as që nxiten nga drejtuesit e tyre për t’i shqyrtuar këto gjëra.

Kur studjojmë objektivisht historinë e sektit të DJ-ve, siç e pamë edhe në kapitullin 1, shohim se udhëheqësit e sektit në raste të ndryshme bënë profeci të rreme për Ardhjen e Dytë të Krishtit, Armagedonin si dhe për gjëra të tjera. Sa keq që DJ-të e zakonshëm nuk dinë asgjë për këto profeci false bërë prej udhëheqësve të tyre. Ato mbulohen sikur të mos kenë ndodhur fare dhe sikur të mos jenë të rëndësishme. Dhe kjo, pavarësisht nga fakti që mijëra DJ-ë i besuan këto profeci në ato kohë dhe pastaj pësuan zhgënjimin. Dhe për ata DJ-ë që e kuptuan se profecitë ishin false, nuk mbetet vetëm të pyesësh se si mund të qëndronin akoma në këtë sekt kur e dinin se ishin mashtruar.

Interpretim dhe ekzegjezë (shpjegim) false

Çështja e interpretimit biblik Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. NganjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« kollaj qĂ« nĂ« BibĂ«l tĂ« gjejmĂ« njĂ« bazĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur njĂ« mĂ«sim tonin thjesht duke marrĂ« njĂ« varg tĂ« shkĂ«putur nga konteksti dhe duke e lidhur atĂ« me njĂ« varg tjetĂ«r marrĂ« nga njĂ« pjesĂ« tjetĂ«r e BiblĂ«s, edhe ky i shkĂ«putur prej kontekstit nĂ« tĂ« cilin Ă«shtĂ« pĂ«rdorur, dhe, duke i bashkuar tĂ« dyja kĂ«to pasazhe mund tĂ« krijojmĂ« njĂ« doktrinĂ« tĂ« re qĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« fare me vargjet qĂ« kemi pĂ«rdorur, tĂ« marra siç janĂ« nĂ« kontekstet e duhura. Ashtu siç ka thĂ«nĂ« dikush: “Ă‹shtĂ« shumĂ« e lehtĂ« ta bĂ«sh BiblĂ«n tĂ« thotĂ« çfarĂ«do qĂ« ne duam qĂ« ajo tĂ« thotĂ«”.

Ky Ă«shtĂ« problemi qĂ« kanĂ« DJ-tĂ«. Ata mbĂ«shtetin kaq shumĂ« nga mĂ«simet e tyre nĂ« vargje tĂ« shkĂ«putura tĂ« BiblĂ«s, vargje tĂ« nxjerra jashtĂ« kontekstit e situatĂ«s nĂ« tĂ« cilĂ«n janĂ« pĂ«rdorur nĂ« BibĂ«l. Dhe vĂ«rtet, dikush ka llogaritur se gjithsej DJ-tĂ«, nĂ« botimet e tyre, citojnĂ« vetĂ«m 6.5% tĂ« vargjeve tĂ« BiblĂ«s! Por pĂ«r njeriun qĂ« ka pak apo aspak njohuri pĂ«r BiblĂ«n, argumentimet e DJ-ve mund tĂ« duken kaq bindĂ«se pasi ata citojnĂ« “kaq shumĂ«” nga Bibla.

Një nga librat e tyre më të preferuar është libri i Danielit, një tjetër është ai i Zbulesës. Ashtu si kemi thënë edhe në një kapitull tjetër, ata harxhojnë kaq e kaq shumë kohë duke folur vetëm për ngjarjet eskatologjike d.m.th. për ato që kanë të bëjnë me Ardhjen e Dytë të Krishtit dhe për ato ngjarje që lidhen me të si beteja e Armagedonit dhe Mijëvjeçari. Ata u kushtohen kaq shumë këtyre pasazheve e këtyre profecive dhe herë pas here përpiqen t’i interpretojnë në një mënyrë të tillë që të zbulojnë e të dinë se kur do të vijë përsëri Krishti.

Kur flet me DJ-të, habitesh kur sheh se sa shpesh ata u referohen këtyre librave të Biblës dhe të bën shumë përshtypje filli i tyre i interpretimit, pothuaj si një labirint i ngatërruar. Është një lëmsh! Dhe vërtet, janë të gabuara pikat nga nisin disa nga argumentimet që çojnë në idetë e tyre. Për shembull, disa nga parashikimet e tyre bazohen në faktin se ata thonë që tempulli çifut në Jeruzalem u shkatërrua prej babilonasve në vitin 607 P.K. (shih librin e tyre Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, botim i vitit 1993, faqe 139), kur në fakt nuk është kështu. Megjithëse Jeruzalemi u sulmua në vitin 607 P.K., tempulli nuk u shkatërrua deri në vitin 587 P.K., pra 20 vjet më vonë. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur dëgjojmë argumentimet e tyre - ato mund të tingëllojnë bindëse për njeriun që nuk e njeh Biblën, por në fakt ato mund edhe të mos bazohen në asnjë fakt historik!

Disa shembuj profecish të rreme prej tyre

Në kapitullin 1, mbi historinë e DJ-ve, përmendëm disa nga profecitë false bërë nga udhëheqësit e sektit të DJ-ve gjatë historisë së tyre. Ndoshta më i njohuri nga parashikimet e rreme të sektit të DJ-ve, bërë nga Rasëlli, është ai që thotë se Armagedoni do të ndodhte në vitin 1914 dhe se Krishti do të kthehej atëherë.

Kjo do tĂ« ishte, sipas tyre, fillimi i futjes sĂ« MbretĂ«rise sĂ« PerĂ«ndisĂ« mbi TokĂ«. Edhe pse mĂ« vonĂ« e pranuan qĂ« parashikimet e tyre nuk iu dolĂ«n, ata akoma thonĂ« se nĂ« 1914-Ă«n filloi Parousia (Ardhja apo Prezenca) e DytĂ« e Krishtit. NĂ« librin e tyre Lajmi i mirĂ« i cili na bĂ«n tĂ« lumtur, botuar nĂ« Beograd mĂ« 1983, ata thonĂ«: “…Jehova mĂ« 1914 e ka marrĂ« pushtetin dhe pĂ«rmes mbretĂ«risĂ« sĂ« Krishtit ka filluar tĂ« mbretĂ«rojĂ« mbi TokĂ«”, dhe “…DĂ«shmitarĂ«t e JehovĂ«s nga 1914-ta nĂ« mbarĂ« TokĂ«n kanĂ« lajmĂ«ruar se mbretĂ«ria e Krishtit Ă«shtĂ« e pranishme” (faqet 162, 163).

Ata thonĂ« se Ardhja e DytĂ« e Krishtit do tĂ« jetĂ« e padukshme: “ai vjen…dhe prandaj Ă«shtĂ« i padukshĂ«m…”, “kthimi i tij do tĂ« ishte i padukshĂ«m” dhe “Kthimi i Krishtit Ă«shtĂ« i padukshĂ«m” (Ti mund tĂ« jetosh pĂ«rgjithmonĂ« nĂ« parajsĂ« mbi TokĂ«, fq. 143, 146, 147). DJ-tĂ« kanĂ« njĂ« pikĂ«pamje tĂ« gabuar pĂ«r Ardhjen e DytĂ« tĂ« Krishtit. Bibla na mĂ«son qartĂ« se Ardhja e Tij do tĂ« jetĂ« edukshme (shih mĂ« poshtĂ«).

Një profeci tjetër e tyre false, e cila njihet mirë, është ajo që u bë nga Radhërfordi në fillimet e shekullit të 20-të. Ajo kishte të bënte me atë që Mbretëria e Krishtit do të vendosej në Tokë më 1925 dhe se disa patriarkë të DhV-së (Abrahami, Isaku, Jakobi dhe të tjerë) do të ringjalleshin në këtë kohë për t’u bërë udhëhëqësit e Mbretërisë. Kur data e supozuar prej tij për Ardhjen dhe ringjalljen erdhi e iku dhe kur nuk u pa të ndodhte ndonjë nga këto gjëra, këta zëra heshtën dhe çdo gjë u mbulua. Radhërfordi arriti deri atje sa të ndërtonte në San Diego të Kalifornisë një shtëpi të veçantë që e quajti Beth Sarim, shtëpi në të cilën ata do të banonin. Por, së fundi, kur ata nuk u shfaqën, vetë Radhërfordi shkoi të banonte në shtëpinë e veçantë që kishte ndërtuar dhe e përdori atë si të tijën!

Profecia më e fundit false e një natyre të tillë madhore, që u bë prej sektit të DJ-ve, kishte të bënte me mësimin se Armagedoni dhe fillimi i Mbretërisë Mijëvjeçare të Krishtit do të ndodhte në vitin 1975. Kjo është një profeci që flet për një kohë kaq të vonë sa DJ-të natyrisht që duhet të dinë diçka rreth saj. Ndoshta mund ta kuptojmë që DJ-të mund të mos dinë për profecitë false të Rasëllit në shekullin e 19-të, por nuk ka arsye pse ata të mos dinë rreth profecisë për 1975-ën, sidomos nëse kanë qenë DJ-ë në atë kohë. Por, kur flet me DJ-të, zbulon se shumë pak prej tyre dinë për ato që u thanë prej sektit të tyre në atë kohë. Gjithçka është mbuluar në një mënyrë të tillë që ata të mos dinë e mos zbulojnë gjë.

Fjalët e qarta të Shkrimeve

NĂ« mĂ«simin eskatologjik tĂ« Tij tĂ« cilin e dha javĂ«n para KryqĂ«zimit, Jezui e bĂ«ri mĂ« se tĂ« qartĂ« se ASKUSH nuk do ta dijĂ« kohĂ«n e Ardhjes sĂ« Tij tĂ« DytĂ«. Lexo se ç’thotĂ« Ai te Mateu 24:36 “Tani sa pĂ«r atĂ« ditĂ« dhe pĂ«r atĂ« orĂ«, askush s’e di, as engjĂ«jt e qiejve, por vetĂ«m Ati im”. AsgjĂ« nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« e qartĂ« se kjo! Kjo Ă«shtĂ« njĂ« deklaratĂ« e pastĂ«r dhe e qartĂ« qĂ« bĂ«het lidhur me kĂ«tĂ« çështje. Lexo edhe te Veprat 1:7 “Nuk ju takon juve tĂ« dini kohĂ«t dhe momentet e pĂ«rshtatshme, qĂ« ka pĂ«rcaktuar Ati me autoritetin e vet”.

Apostull Gjoni, tek Zbulesa 1:7, bën një deklaratë tjetër të qartë d.m.th. që Ardhja e Dytë e Krishtit do të jetë diçka E DUKSHME, e parë nga të gjithë, çdo sy do ta shohë Atë. Ajo nuk do të jetë diçka e fshehtë apo e padukshme, por do të shihet qartë prej të gjithëve. Gjithashtu, te Mateu 24:30 Jezui tha se shenja e Birit të Njeriut do të shfaqet në qiell dhe se gjithë kombet do të shohin Birin e Njeriut duke ardhur.

Cili duhet të jetë qëndrimi ynë?

NĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« çështje tĂ« eskatologjisĂ« dhe profecisĂ« do t’u rekomandonim besimtarĂ«ve tĂ« mbanin tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim qĂ« edhe vetĂ« apostull Pjetri mbajti nĂ« lidhje me shkrimet e Palit: “…sikurse ju ka shkruar edhe vĂ«llai ynĂ« i dashur Pal, sipas diturisĂ« qĂ« iu dha; ashtu bĂ«n ai nĂ« tĂ« gjitha letrat e tij, ku flet pĂ«r kĂ«to gjĂ«ra. NĂ« to ka disa gjĂ«ra tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u kuptuar, tĂ« cilat tĂ« paditurit dhe tĂ« paqĂ«ndrueshmit i shtrembĂ«rojnĂ«, sikurse bĂ«jnĂ« me Shkrimet e tjera, pĂ«r pĂ«rhumbjen e tyre” (2 Pjetri 3:15-16).

Madje edhe i madhi apostull Pjetër pa se kishte gjëra në Bibël që ishin të vështira për t’u kuptuar. Ai nuk pretendoi se dinte dhe kuptonte gjithçka edhe pse ishte apostull. Ai e pranoi se Fjala e Perëndisë ishte më e madhe se ai vetë! Nevojitet që edhe ne të kemi të njëjtin qëndrim. Gjithmonë do të ketë gjëra që nuk do t’i kuptojmë në Fjalën e Perëndisë. Askush prej nesh nuk ka arritur deri atje sa të ketë kuptuar gjithçka. Nevojitet të kemi një qëndrim të përulur. Në qoftë se mendojmë se i kemi gjetur dhe i dimë gjithë përgjigjet, në realitet tregojmë vetëm arrogancën tonë dhe faktin se sa injorantë jemi në të vërtetë! Dhe këtë lloj njerëzish na e përshkruan edhe Pjetri - ata i shtrembërojnë Shkrimet, për përhumbjen e tyre!

Profetët e rremë në DhV-në

Nuk është diçka e lehtë të profetizosh. Kjo është diçka që udhëheqësit e DJ-ve duket se e kanë harruar. Të jesh profet dhe zëdhënës i Perëndisë është një përgjegjësi tepër e madhe. Vërtet, në kohën e DhV-së, nëse një person bënte një profeci të rreme kjo nuk përbënte diçka për të cilën njerëzit mund të mblidhnin supet dhe ta trajtonin si të mos kishte aspak rëndësi. Përkundrazi, ishte gjë shumë e madhe. Dhe vërtet, dënimi për profetin e rremë nuk ishte asgjë më pak se vdekja (LiP. 18:20).

Megjithëse dënimi i tyre me vdekje nuk i përket epokës së sotme të Ungjillit, parimi mbetet. Ai na tregon se çfarë mendon Perëndia për profetët e rremë të cilët, duke pretenduar se u flasin njerëzve për Perëndinë, i çojnë ata në rrugë të gabuar. Prandaj kjo duhet të na bëjë të jemi të kthjellët dhe të peshojmë me kujdes gjithçka që thuhet në emër të Perëndisë, veçanërisht ato që thuhen në fushën e profecisë. Kjo nuk është diçka e lehtë!

Fakti që në historinë e sektit të tyre janë bërë kaq shumë profeci të rreme (kur Fjala e Perëndisë na jep deklarata mjaft të qarta për të kundërshtuar profecitë e tyre, apo për të na treguar se parashikimi i datave për gjëra të caktuara është i kotë dhe i padobishëm sepse datat nuk mund të dihen) na tregon se udhëheqësit e DJ-ve nuk kanë ndier fare asnjë lloj përgjegjësie, qoftë ndaj Perëndisë, qoftë ndaj njerëzve në sektin e tyre. Ata kanë zhgënjyer shumë njerëz! Dhe fakti që, ndërsa parashikimet e mëparshme nuk u janë përmbushur, ata kanë vazhduar me profecitë e tyre të rreme, në vend që të pranonin se e kishin gabim, të pendoheshin dhe të mos pranonin të bënin gjëra të tilla përsëri, tregon për një qëndrim të vullnetshëm dhe të qëllimshëm mashtrimi dhe vetëmashtrimi nga ana e udhëheqësve.