jump to navigation

Profeti Jezus

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

Djaj, zini vendet!” Një thirrje djallëzore hap mbledhjen e engjëjve të rënë që zhvillohet në thellësitë e errëta të nëntokës. “Kjo mbledhje është urdhëruar që të mbahet nga vetë Satani për të diskutuar dhe vendosur se çfarë do të bëjmë për t’i penguar njerëzit që të kthehen tek Armiku. Një sugjerim është bërë nga Toskumi, kolegu juaj.”

Pamja e shëmtuar dhe frikësuese e një djalli u shfaq në radhën e parë dhe duke u kthyer me fytyrë nga të pranishmit foli: ”Të dashur kolegë të mi,” filloi Toskumi me një zë nënvleftësues, “unë propozoj që t’i detyrojmë të gjitha fetë dhe kultet e tjera të organizuara që të fillojnë të përdorin idenë se Biri i Armikut është “një mësues i mir뒔 “Mallkuar qofsh Toskum!” shpëtheu zëri i një kundërshtari në të djathtën e Toskumit, i cili duke u çuar në këmbë vazhdoi “Vetëm për këtë që the, meriton të shqyhesh e të bëhesh copash. Na thua të trajtojmë mirë Birin e Armikut”. Disa nga djajtë filluan të lëpinin buzët nga kënaqësia dhe goja u lëshoi lëng.

Budalla,” iu kthye Toskumi djallit që sapo foli. “Ajo që unë propozoj nuk është një trajtim miqësor.” Dhe duke parë me krenari rreth e qark shtoi: “Sugjerimi im është me të vërtetë djallëzor.” Një djall tjetër u çua në këmbë.

“Si mund tĂ« quash njĂ« mendim tĂ« tillĂ« “djallĂ«zor?” “Sepse,” u pĂ«rgjigj ai, “ta emĂ«rtosh atĂ« “mĂ«sues i mirë” do tĂ« thotĂ« ta klasifikosh atĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin rang me Moisiun, Zoroasterin, Muhamedin… qĂ« do tĂ« thotĂ« ta ndĂ«shkosh atĂ« me lavdi tĂ« rreme.” NjĂ« heshtje meditimi ra mbi sallĂ«.

“A nuk e kuptoni ore gjysmakë, se në qoftë se njerëzit besojnë se Ai është vetëm një “mësues i mirë” ata do të harrojnë se Ai është Zot dhe do të harrojnë shenjtërinë e tij.”

“Jo” u përgjigj një djall tjetër me emrin Spebill. “Ata kurrë nuk do ta besojnë këtë gjë. Ai vetë e bëri shumë të qartë se kush është.” “Spebilli ka të drejtë “ e mbështeti një djall tjetër. “Njerëzit kanë Librin. Ata e dinë që Ai vetë tha: “Para se Abrahami të ishte, Unë Jam.” Ata e kanë lexuar Fjalën e tij për lavdinë që Ai ndante bashkë me Atin përpara se bota të ekzistonte.

“Po, o budalla,” shtoi Spebilli. “Ata e dinë që Ai e pranoi vetë që ka aftësinë për të njohur mendjet dhe zemrat e njerëzve si edhe fuqinë për të falur mëkatet e tyre. Ata kanë fjalën e tij që thotë: ‘Unë kam zbritur nga qielli.’ Ata e dinë që Ai e shpalli vetë që Ai ka pushtet që të ringjallet nga vdjekja dhe se dëshmitarë të ndryshëm vërtetuan ringjalljen e Tij. Ata nuk janë aq budallenj sa të besojnë se një njeri i thjeshtë, një “mësues i mirë”mund të bëjë gjëra të tilla.”

“Dhe ata do tĂ« kuptojnĂ« se nĂ« qoftĂ« se ato gjĂ«ra qĂ« Ai shpalli pĂ«r vetveten nuk janĂ« tĂ« vĂ«rteta, atĂ«herĂ« Ai nuk Ă«shtĂ« njĂ« “mĂ«sues i mirë”… Ai Ă«shtĂ« njĂ« gĂ«njĂ«shtar ose i çmendur shtoi duke pĂ«rfunduar Spebilli.

Një murmurimë mbuloi sallën. Disa djaj rreth e qark Toskumit lëpinë përsëri buzët dhe e vështruan me sy lakmitarë, por ai dukej tepër i qetë.

“Më duket se më duhet t’ju kujtoj, kolegë të dashur, prirjen njerëzore, e cila na lejon ne të kemi sukses të vazhdueshëm. Njerëzit shpesh duan të besojnë gënjeshtrën edhe kur e dinë të vërtetën. Madje dhe Biri i Armikut tha në një nga historitë e tij, “Në qoftë se ata nuk dëgjojnë Moisiun dhe Profetët, ata nuk do të besojnë edhe sikur dikush të ringjallet nga të vdekurit.”

Në buzët e Toskumit u shfaq një buzëqeshje triumfuese ndërsa ulej. Djajtë e uritur shkëmbyen vështrime të zhgënjyera mes tyre. “Propozimi i Toskumit” shtoi kryetari “ka aprovimin e Këshillit Djallëzor. Propagandimi i “Mitit të Mësuesit të Mirë” është tashmë një strategji zyrtare e Ferrit.”

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni “Mitin e Mësuesit të Mirë” me anë të këtij ushtrimi: Përshtatni referencat e mëposhtme me thëniet e Jezusit për veten e tij.

A. Mateu 5:17 “Unë kam pushtet ta lë (jetën time) e pushtet ta marr përsëri.”
B. Mateu 12:8 “Por ju kini kujdes, ja, unë ju paralajmërova çdo gjë.”
C. Mateu 24:30 “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë.”
D. Mark 2:10 “Biri i njeriut (do tĂ« vijĂ«) mbi re… me fuqi dhe lavdi tĂ« madhe.”
E. Mark 13:23 “Sepse Biri i njeriut është Zot i së shtunës.”
F. Luka 12:9 “Unë jam (Mesia).”
G. Luka 22:70 “Biri jep jetë.”
H. Gjoni 4:25–-26 “Por ai që do të më mohojë para njerëzve, do të mohohet para engjëjve të Perëndisë.”
I. Gjoni 5:21 “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të vdesë, do të jetojë.”
J. Gjoni 8:51 “Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi dhe.”
K. Gjoni 10:18 “Unë kam ardhur që të plotësoj Ligjin.”
L. Gjoni 11:25 “Mirë keni thënë, se unë jam (Biri i Perëndisë) “