jump to navigation

Pyetjet PĂ«rfundimtare

Postuar tek: Pyetjet PĂ«rfudimtare

Pyetjet PĂ«rfundimtare
Nga
John Blanchard

PĂ«rmbajtja

1. A ka Perëndi? 7. Këtej, nga t’ia mbaj?
2. A na flet Perëndia sot? 8. A mund të të ndihmojë feja?
3. Si është ky Perëndi? 9. A ka ndonjë zgjidhje?
4. Kush jam unë? 10. Përse Kryqi?
5. Çfarë shkoi mbrapsht? 11. Si mund të shpëtohesh?
6. A duhet ta marr mëkatin seriozisht? 12. Çdrejtim duhet marrë tani?

A ka Perëndi?

Kjo është pyetja më themelore dhe përfundimtare. Po qe se s’ka Perëndi, atëherë është e kotë që të merremi me këtë çështje dhe të humbasim kohën kot. Ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë që Ai ekziston. (Hebrenjve 11,6) (Të gjitha fjalët me shkronja kursive (përveç titujve librash) janë citate nga Bibla siç janë treguar në faqen 32.) Ndërsa është e pamundur për ta provuar ekzistencën e Perëndisë në mënyrë matematike, ka dëshmi mjaft bindëse.

Le ta marrim çështjen e ekzistencës së gjithësisë. Po të themi se gjithësia është rezultat i një rastësie, kjo sjell shumë pyetje pa asnjë përgjigje. E njëjta vlen edhe për teorinë e »eksplozionit të madh«. Nga erdhi, për shembull, lënda e parë? Madje as ky »eksplozion« s’mund të bëjë diçka prej asgjëje! Aq sa e është e përhapur ideja e evolucionit aq edhe është e dobët në bindje ajo. Si është e mundur që nga asgjë të krijohet dhe të evoluohet diçka, pa përmendur kompleksin e çuditshëm të trajtës së jetës në botë sot? (Kjo është një çështje e ndërlikuar dhe me shumë rëndësi, për të cilën s’ka vend të mjaftueshëm për t’u diskutuar këtu. Në qoftë se evolucioni për ty është problem i vërtetë, na shkruaj dhe ne do të dërgojmë broshurën tonë Evolucion a krijim.)

Të gjitha teoritë e tjera janë gjithashtu të thyeshme. I vetmi shpjegim i pathyeshëm është ky: Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Bota jonë nuk është rezultat i rastësisë së fatlume, pjesët përbërëse të së cilës gjendeshin gjithmonë atje duke pritur çastin e shpërthimit. Në vend të kësaj, bota u krijua me anë të fjalës së Perëndisë; gjithësia e dukshme doli nga duart e Perëndisë së padukshëm. Krijimi pati fillimin, dhe Perëndia ishte Ai që e krijoi. Sepse Ai flet dhe çdo gjë bëhet; jep urdhër dhe zbatohet. Kjo vërtetohet nga rregullsia dhe planifikimi i mrekullushëm që shihet kudo dhe nga ligjet e përgjithshme që rregullojnë gjithçka, nga kozmosi gjer në organizmat mikroskopike. Por projektimi kërkon projektuesin dhe ligjet - ligjvënësin - dhe për këto të dyja është vetë Perëndia! Perëndia që krijoi botën dhe gjithçka është në të, është Zot i qiellit dhe i dheut.

Por, përsa i përket dëshmisë për krijimin, vetë njeriu është prova më e madhe. Ndryshe nga kafshët e tjera, njeriu ka një cilësi që ne e quajmë personalitet’; ai përdor logjikën e tij në zgjedhjen e sendeve, ka ndërgjegje dhe dallon të mirën nga e keqja. Ai është i aftë të dashurojë dhe të mëshirojë. Para së gjithash, ai ka instikt për adhurim. Ku i mori ky këto cilësi? As evolucioni e as ndonjë grumbull rastësisht s’do të ketë mundur t’i shkaktojë këto. Përgjigja më e kthjellët është kjo: Pastaj Zoti-Perëndi mori disa elementë kimikë nga toka dhe bëri një njeri, e gjallëroi me frymë jetëdhënëse dhe njeriu filloi të jetojë. Njeriu, pra, nuk është një rastësi; rreth trupit të tij ai duhet ta pranojë: të gjitha veprat e Krijuesit të gjithësisë janë mrekulli e madhe.

(Hebrenjve 11,6; Zanafilla 1,1; Hebrenjve 11,3; Psalmi 33,9; Veprat 17,24; Zanafilla 2,7; Psalmi 139,14)

Sipër


A na flet Perëndia sot?

Kjo pyetje është themelore. Po të mbetet përgjigja në ne, pa dyshim ne do të tregoheshim shumë të paditur dhe injorantë. A mund t’i kuptosh thellësitë e Perëndisë? A e di madhështinë e të Gjithfuqishmit? Perëndia është jashtë kuptimit tonë. Prandaj ne kemi nevojë për të, që Ai vetë të na zbulohet dhe të na flasë.

Perëndia na flet e na zbulohet përmes KRIJIMIT. Qielli e shpall: Perëndia është i madh! Për fuqinë e tij krijuese dëshmojnë yjet. thotë Bibla. Tërësia e pakufijshme e gjithësisë, ekuilibri i saj i mahnitshëm, shumëllojshmëria dhe bukuria e saj tregon më së miri për Perëndinë që i krijoi të gjitha këto. Në atë që ka krijuar, Perëndia tregon fuqinë e mahnitshme, mençurinë madhështore dhe imagjinatën e pashoqe. »Askush, vërtet, nuk mund ta shohë Perëndinë; por Ai i zbulohet njerëzve me anë të veprave të tij. Ai është Krijuesi i botës dhe ata mund ta njohin fuqinë e tij të përjetshme si dhe qenësinë e tij hyjnore, në qoftë se duan të dinë për këtë çështje. Prandaj nuk kanë asnjë arsye për mosbesim.«

Kur ne komunikojmë me njëri-tjetrin, bazohemi tërësisht në fjalët që thuhen. Perëndia, gjithashtu, i flet njeriut me fjalë - me fjalën e Biblës. Afërsisht 4000 herë në Dhiatën e Vjetër (vetëm në pesë librat e parë pesëqind herë) do të gjeni shprehjet si p.sh.« Zoti foli«, » Zoti urdhëroi«,« Zoti tha«. Për këtë kemi parasysh dhe pohojmë se asnjë profeci e Shkrimit të Shenjtë s’e ka burimin në mendjen e njerëzve; sepse lajmi i profetëve nuk u hartua nga njerëzit. Profetët i zuri Shpirti i Shenjtë, dhe ata thanë atë që ua futi në mendje Perëndia.

Në asnjë letërsi tjetër nuk gjejmë profeci më të qarta dhe më me hollësi që i folën njerëzit që pohonin se flitnin nga ana e Zotit, dhe të cilat u realizuan me përpikmëri. Gjasat kundër realizimit të këtyre profecive janë tepër të mëdha për të qënë fryti i rastësisë.

Tashti le të shohim ndikimin e Biblës në jetën e njerëzve. Asnjë libër tjetër s’ka pasur fuqi më të madhe se sa Bibla për të ndryshuar jetën e lexuesit. Për shekuj me radhë, me miliona njerëz kanë përjetuar dhe provuar personalisht se Ligji i Zotit është i përsosur dhe të jep forcë e fuqi. Urdhëresat e Zotit janë të besueshme, i ndihmojnë njerëzit të sillen mirë. Kërkesat e Zotit janë të drejta, dhe ta gëzojnë zemrën. Udhëzimet e tij janë të kthjellta, dhe të bëjnë të shohësh qartë. Fjala e tij është pa mashtrim, qëndron përgjithmonë.

Kanë kaluar afro 2000 vjet dhe asnjë ekspert i çdo fushe në jetë nuk ka mundur të hedhë posht asnjë thënie të Biblës. Përse ndodh kjo? Arsyeja është se: i tërë Shkrimi i Shenjtë është frymëzuar nga Perëndia. Prandaj ne duhet ta pranojmë atë jo si fjalë njerëzish, por siç është në të vërtetë - fjala e Perëndisë.

(Jobi 11,7; Psalmi 19,1; Romakëve 1,20; 2 E Pjetrit 1,21; Psalmi 19,7-8; 2 Timoteut 3,16; 1 Selanikasve 2,13)

Sipër


Si është ky Perëndi?

Ja çështja e dytë që duhet përballuar. Pranimi i ekzistencës së Perëndisë është një punë, por ta pranojmë se ai na flet nëpërmjet krijimit dhe nëpërmjet faqeve të Biblës është punë tjetër. Por ne duhet të mësojmë edhe më. Kujt i ngjan Perëndia, në të vërtetë?

Në këtë pyetje shumë të rëndësishme Bibla na jep shumë përgjigje të kthjellta dhe pozitive. Ja disa prej tyre:

Perëndia është personal. Perëndia s’është një »gjë«, »fuqi« ose »ndikim«. Ai mendon, ndien, dëshiron dhe sillet në atë mënyrë saqë tregon se është një qënie personale e gjallë. Perëndia nuk është një mbinjeri’ ose dikush i paaritshëm që rri mbi retë në lartësitë e qiellit. Zoti është Perëndi i vërtetë; Ai është Perëndia që vepron, Mbreti i përjetshëm.

Perëndia është Trini. Ka vetëm një Perëndi të vërtetë. Zoti i gjithpushtetshëm thotë kështu: Unë jam i pari dhe i fundit, i vetmi Perëndi. Përveç meje s’ka perëndi tjetër. Megjithatë, Perëndia u tregua si një Trini i përbërë prej tre vetash Ati, Biri (Jezusi, Mesia) dhe Shpirti i Shenjtë. Secili prej tyre është me të vërtetë, plotësisht dhe barazisht Perëndi. Bibla shkruan për madhështinë e Perëndisë - Atit dhe thotë se Fjala (Jezusi, Mesia) ishte Perëndi: dhe flet për Zotin, i cili është Shpirt. Ndërsa ka vetëm një Perëndi, ka tre veta në një hyjni.

Perëndia është Shpirt. Ai s’ka përmasa fizike. Ai s’ka as trup, as ndonjë karakteristikë që mund ta përcaktojë përmasën dhe trajtën e tij. Perëndia është shpirt, dhe adhuruesit e Tij duhet ta adhurojnë me anë të Shpirtit dhe në të vërtetë. Kjo nënkupton se Perëndia është i padukshëm. Askush nuk e parë Perëndinë. (Gjoni 1,18) Gjithashtu nënkupton se Ai s’është i kufizuar me hapësirë dhe kohë, por gjatë gjithë kohës gjendet në çdo vend: A s’mbush unë qiellin dhe tokën? - Thotë zoti. Kjo nënkupton mes të tjerash që Perëndia i vë re të gjitha ato që ndodhin në botë. Kjo s’përfshin vetëm ato që ti bën e thua, por edhe çdo gjë që mendon.

Perëndia është i përhershëm. Perëndia nuk ka fillim. Bibla thotë: Ti qëndron që nga përjetësia. S’ka kohë që Perëndia nuk ka ekzistuar dhe kurrë s’do të ketë kohë që Ai s’do të ekzistojë. Perëndia thotë se është Ai që është, që ishte dhe që duhet të vijë. Ai mbetet përherë i pandryshuar: Unë, Zoti, nuk ndryshoj. Gjithçka që ishte Perëndia, akoma është dhe përherë do të jetë.

Perëndia është i pavarur. Çdo gjallesë tjetër varet nga njerëzit e tjerë ose nga gjërat e tjera dhe në fundit nga Perëndia - por Perëndia është plotësisht i pavarur nga krijimi i tij. Ai mund vetë të mbijetojë plotësisht. As nuk varet nga njerëzit ushqimi i tij, sepse ai vetë u jep jetën e gjithçka që u duhet për jetesën e tyre.

Perëndia është i shenjtë. Ai është madhështor në shenjtëri. Nuk ka askund krahasim me shenjtërinë e Perëndisë. Askush s’është i shenjtë si Zoti i cili është krejt pa të meta dhe pa mungesë. Ja ç’thotë Bibla për të: Sytë e tu janë tepër të pastër për ta shikuar të keqen; ti nuk duron padrejtësi. Dhe që ky Perëndi i Shenjtë kërkon prej ne të gjithëve shenjtëri. Kështu Zoti urdhëron sot duke na thënë: Jini të shenjtë sikurse unë që jam i shenjtë.

Perëndia është i drejtë. Bibla thotë se Zoti është Perëndi i drejtësisë dhe se e drejta dhe drejtësia janë themelet e fronit të tij. Perëndia nuk është vetëm Krijuesi dhe Mbajtësi ynë por Ai është gjykatësi ynë, i cili do të shpërblejë dhe do të dënojë, në kohë e përjetësi, me drejtësi të përsosur dhe pa ndonjë apelim ose kundërshtim.

Perëndia është i përsosur. Dituria e tij është e përsosur. Asgjë s’ka të fshehur para Perëndisë. Gjithçka gjendet lakuriq e zhveshur para syve të Atij të cilit duhet t’i japim llogari. Perëndia i di të gjitha ç’ndodhën në kohët e shkuara, të tanishme dhe të ardhshme, duke përfëshirë edhe të gjitha mendimet, fjalët dhe veprat tona. Urtësia e tij është e përsosur dhe jashtë kuptimit tonë. Urtësia e tij është pafund! Gjithçka që bën është e pazbulueshme. Kush mund t’i shpjegojë vendimet e tij? Kush mund t’i kuptojë udhët e tij?

Perëndia është sovran. Ai është i vetmi Sundimtar epror i gjithësië, dhe asgjë s’është jashtë kontrollit të tij. Gjithçka që do, edhe bën, në qiell dhe në tokë, në det dhe në të gjitha thellësitë. Perëndia s’ka as rastësi dhe as befasi. Ai shkruan tërë historinë e botës dhe zbaton gjithçka sipas planit dhe vullnetit të tij. Perëndisë nuk i nevojitet as këshillë as miratim për cilëndo punë që vendos të bëjë. Askush s’mund ta ndalojë atë në veprat që bën sipas vullnetit të tij të lirë. Askush s’mund ti kërkojë llogari: Askush s’ka të drejtë ta pyesë: «Çbën kështu«.

Perëndia është i gjithpushtetshëm Perëndia ka pushtet suprem. Ai deklaroi: Unë jam Zoti Perëndi i gjithë njerëzimit. A ka gjë të vështirë për mua? Kjo s’do të thotë se Perëndia mund të bëjë gjithçka (ai s’mund të gënjej, të ndryshojë, të gabojë, ose të mëkatojë, ose ta mohoj veten), por Ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron dhe që është në përputhje me karakterin dhe vullnetin e tij. Kjo është vetëm një përmbledhje e disa gjërave që Perëndia na i ka zbuluar përmes Biblës për natyrën dhe karakterin e tij. Në Bibël ka shumë të vërteta të tjera për Perëndinë (dhe ne do t’i mësojmë disa nga ato në faqen 22), megjithatë ka shumë gjëra në lidhje me atë, të cilat ne s’mund t’i kuptojmë. Ai kryen mrekulli që nuk mund të kuptohen dhe çudira që s’mund të numërohen. Nën këtë nënkuptohet që, i Plotfuqishmi s’mund të arrihet, dhe asnjë inteligjencë njerëzore e as ndonjë tjetër, sado i madh, s’mund ta ndryshojë këtë të vërtetë. Kjo s’duhet të na befasojë. Po të mund ta kuptojmë Perëndinë, Ai do t’i jetë i padenjë adhurimit tonë.

(Jermia 10,10; Isaia 44,6; Filipianëve 2,11; Gjoni 1,1; 2 Korintasve 3,18; Gjoni 4,24; Gjoni 1,18; Jeremia 23,24; Psalmi 90,2; Apokalipsi 1,8; Malakia 3,6; Veprat 17,25; Zanafilla 15,11; 1 Samueli 2,2; Habakuku 1,13; 1 E Pjetrit 1,16; Iasia 30,18; Psalmi 97,2; Hebrenjve 4,13; Romakëve 11,33; Psalmi 135,6; Efesianëve 1,11; Danieli 4,35; Jermia 32,27; Jobi 5,9; Jobi 37,23)

Sipër


Kush jam unë?

Presioni dhe problemet e jetës bashkëkohore po i shtien njerëzit në hulumtime të pafund për kuptimin dhe qëllimin e jetës. Deri tani mësuam se kush ishte Perëndia; por ne kush jemi? Përse ekzistojmë? Përse jemi këtu? A ka kuptim ose qëllim kjo jetë?

Për të sqaruar më mirë këtë çështje, duhet të themi se njeriu vetëm nuk ekziston’. Ky është pak më tepër se vetëm një akumulim atomesh të cilat rastësisht u përshtatën në një dëng të volitshëm e që ne sot e quajmë qënie njerëzore’. Por Bibla na thotë se njeriu veçanërisht u krijua nga Perëndia i urtë dhe i shenjtë. Tek Zanafilla - libri i parë i Biblës, është theksuar: Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëllimit të tij: mashkull e femër i bëri ata. Njeriu është më shumë se një shtazë e zhvilluar ose një majmun me intelekt të zhvilluar. Njeriu dallohet nga shtazët e tjera ashtu siç shtazët dallohen nga bimët dhe bimët nga mineralet. Përsa I përket madhësisë së tij, njeriu është i imët në krahasim me diellin, hënën dhe yjet, por Perëndia i dha njeriut një vend unik dhe të ndershëm në gjithësi.

Kjo mund të shihet në urdhërin e parë të Perëndisë drejtuar njeriut: Shtohuni që pasardhësit të banojnë dhe të mbizotërojnë mbi peshqit, zogjtë dhe të gjitha kafshët e egra në tërë botën. Njeriu u bë përfaqësuesi personal i Perëndisë në tokë, me autoritet e mbizotërim mbi të gjitha krijesat e gjalla. Jo vetëm kjo, por Perëndia i dha edhe dinjitet të veçantë. Për shkak se u krijua sipas shëmbëllimit të Tij, kjo s’do të thotë se ai u krijua në formë e madhësi të njëjtë ( kemi përmendur më parë që Perëndia s’ka as »madhësi« as »formë«, as edhe njeriu nuk ishte miniatura e Perëndisë që kishte të gjitha cilësitë e Tij në sasi të vogla. Pra kjo nënkupton që njeriu u krijua si një qënie shpirtërore, e arsyeshme dhe e pavdekshme, me një natyrë e karakter të përsosur. Me fjalë të tjera, ai ishte një pasqyrim i saktë i karakterit të shenjtë të Perëndisë.

Përveç kësaj njeriu me qejf dhe vazhdimisht vendosi t’u përmbahet të gjitha urdhëresave të Perëndisë dhe si pasojë jetoi me Të në harmoni të përsosur. Njeriu, atëherë, nuk pati kriza identiteti! Ai dinte saktësisht kush ishte dhe përse u vendos në botë, dhe ai me bindje pranoi vendin që ia dha Perëndia. Nuk ishte vetëm njeriu plotësisht i kënaqur me pozitën e tij në botë, por edhe vetë Perëndia ishte i kënaqur me njeriun! Këtë e dimë, sepse Bibla na thotë: kur punën e krijimit të botës duke përfshirë edhe krijimin e njeriut, e përfundoi me sukses, Perëndia vështroi gjërat që i kishte bërë, dhe ato ishin pikërisht siç e donte Ai. Sot, situata s’është e njëjtë! Çfarë ndodhi?

(Zanfilla 1,27; Zanafilla 1,28; Zanafilla 1,31)

Sipër


Çfarë shkoi mbrapsht?

Që ti biem shkurt, përgjigja është kjo: me anë të një njeriu mëkati hyri në botë, dhe nëpërmjet mëkatit erdhi vdekja.

Njeriut dhe gruas së parë (Adamit dhe Evës) Perëndia u pati dhënë liri të madhe, por njëkohësisht edhe një këshillë serioze: Ndalohet të hash frutat nga ajo pemë që jep njohurinë për të mirën dhe të keqen, përndryshe aty për aty do të vdesësh. Kjo ishte prova ideale e gatishmërisë së njeriut për të dëgjuar urdhëresën e Perëndisë. Por djalli e tundoi Evën që ajo të mos u bindej fjalëve të Perëndisë, dhe mjerisht, kështu bëri. Gruaja e vështroi pemën që ishte madhështore, frutat e saj i dukeshin tërheqëse, dhe mendoi: me anë të tyre mund ta marr gjithëdijen!’ Ajo këputi një frut, hëngri një copë të vogël, ia dha burrit, dhe ai e hëngri.

Që në këtë çast, hyri mëkati në botë. Nga mosbindja, njeriu u nda nga Perëndia. Në vend që ta donin Perëndinë, Adami dhe Eva u tmerruan prej Tij: ata dëgjuan Zotin Perëndi që po kalonte përmes kopshtit dhe menjëherë u fshehën midis pemëve. Në vend që të ishin të sigurtë, të mirëbesueshëm dhe fatbardhë, mëkati i tyre i bëri të turpërohen, ta ndienin veten fajtor dhe të frikësuar.

Perëndia pati thënë se njeriu që nuk dëgjon, vdes, dhe ashtu ndodhi, ai vdiq. Fjala vdekje’ nënkupton - ndarje. Nga ky çast tragjik njeriu u nda nga Perëndia; ai vdiq shpirtërisht. Nga kjo kohë njeriu filloi të vdesë dhe fizikisht, tashti ai pati shpirt të vdekur dhe trup që në fund do të vdesë. Por s’përfundon me kaq: fëmijët e Adamit dhe të Evës trashëguan natyrën e tyre të prishur si dhe karakterin e tyre të lig. Që atëherë, ashtu si një lumë që ndotet dhe mbetet i tillë derisa derdhet në det, ashtu dhe helmi i mëkatit rrodhi brez pas brezi që nga pasardhësit e Adamit e deri më sot. Në këtë mënyrë vdekja hyri në botë ndër të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan. Vëreni fjalën e rëndësishme të gjithë’, kjo nënkupton të gjithë, duke përfshirë jo vetëm shkrimtarin e këtij libri, por edhe lexuesin e kësaj faqeje. Ka të ngjarë që ne kurrë s’do të takohemi në këtë botë, por një gjë e kemi të përbashkët - jemi mëkatarë dhe po vdesim. Bibla thotë: Po nëse themi: Ne nuk kemi mëkat, e gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne,. dhe nëse themi se nuk po vdesim, ne jemi me të vërtetë absurdë. Duke pohuar të kundërtën ne nuk e ndryshojmë këtë realitet.

Informacioni i përditshëm: gazetat, televizioni dhe lajmet radiofonike na përkujtojnë faktin se sot bota është lëmsh. Ne me lehtësi dënojmë dhunën, padrejtësit, çrregullimin dhe punët e këqija në shoqëri, por para se të kritikosh të tjetrët, pyet vetveten nëse je ti vetë i përsosur ose je duke bërë një jetë që i pëlqen Perëndisë së shenjtë. A je ti krejtësisht i ndershëm, i pastër, i dashur dhe vetëmohues? Perëndia i di përgjigjet e këtyre pyetjeve - por ato i di dhe ti vetë! Sepse të gjithë mëkatuan dhe humbën madhështinë që Perëndia ua dha. Ti je mëkatar nga lindja, nga natyra, nga veprat dhe me zgjedhjen tënde, dhe ti, lexues i dashur, duhet t’i përballosh faktet si dhe pasojat e tyre.

(Romakëve 5,12; Zanafilla 2,17; Zanafilla 3,6; Zanafilla 3,8; Romakëve 5,12; 1 E Gjonit 1,18; Romakëve 3,23)

Sipër


A duhet ta marr mëkatin seriozisht?

Kur dihet diagnoza e një sëmundje, shtrohet pyetja: A është sëmundje serioze’. Aq më tepër është e nevojshme të shtrohet pyetja shpirtërore e sëmundjes fatale të mekatit. Shumica pranojnë shpeshherë me gjithë qejf se janë mëkatarë, duke mos e kuptuar domethënien e tij. Ata e trajtojnë mëkatin sikur të ishte vetëm njëfarë karakteristikë e natyrës njerëzore, ose justifikohen duke thënë: të gjithë bëjnë kështu’. Por këto deklarata i shmangen thelbit të çështjes. A është mëkati serioz? Ja disa gjëra që thotë Bibla në lidhje me ty si mëkatar:

Ti je i poshtëruar. Kjo s’do të thotë se ti je aq i keq sa s’mundet më, e as se vazhdimisht bën çdo mëkat të mundshëm. As që nënkuptohet se ti nuk mund ta dallosh të mirën nga e keqja, as që nuk bën gjëra të cilat janë të këndshme dhe ndihmuese. Por do të thotë se mëkati ka pushtuar çdo pjesë të natyrës dhe personalitetit tënd. Ai ka pushtuar: mendjen, vullnetin, dëshirat, ndërgjegjen, prirjen dhe imagjinatën tënde. Bibla thotë: Zemra është mashtruese mbi të gjitha dhe e pashërueshme. Thelbi i problemit tënd s’është se ç’po bën, por se çfarë je! Ti bën mëkat, sepse je mëkatar.

Ti je i ndyrosur. Bibla këtu na thotë troç: Në të vërtetë, prej njeriut rrjedhin mendime të këqija siç janë; imoraliteti, vjedhja, vrasja, kurorëthyerja, lakmia si edhe gjëra të tjera të këqija si, mashtrimi, epshi, zilia, shpifja, mendjemadhësia dhe marrëzia. Vëreni në listë tri gjëra të cilat janë: mendimet, fjalët dhe veprat e njeriut. Kjo tregon që para syve të Perëndisë çdo mëkat është barazisht serioz. Disa kufizojnë idenë e tyre të mëkatit në kategori të tilla si: vrasja, kurorëshkelja, dhe vjedhja, por Bibla e bën të kjellët se ne nuk kemi të drejtë të mendojmë ashtu për mëkatin. Mëkat është çdo gjë që nuk arrin standartin e përsosur të Perëndisë. Çdo gjë që flasim, bëjmë ose mendojmë nëse nuk është sipas përsosmërisë së standartit të Perëndisë është mëkat. Tani bëj ballë kësaj pyetje: Kush mund të thotë,’E kam ruajtur zemrën pastër, jam i panjollosur dhe s’kam mëkat? A mund të thuash ti kështu? Nëse jo, atëherë ti je i njollosur.

Ti je kundërshtar. Bibla na mëson se paligjshmëria është mëkat, d.m.th. rebelimi i paramenduar kundër autoritetit dhe ligjit të Perëndisë. As një ligj shtetëror nuk të shtyn të gënjesh, të mashtrosh, të kesh mendime të liga ose të mëkatosh në ndonjë mënyrë. Ti vetë zgjedh të mëkatosh apo jo? Ti vetë zgjedh ta shkelësh ligjin e shenjtë të Perëndisë. Ti me paramendim nuk e dëgjon atë dhe kjo është me të vërtetë një gjë serioze, sepse Perëndia është gjyqtar i drejtë: çdo ditë i dënon fajtorët. Perëndia në këto raste s’mund të jetë kurrë i butë, dhe të jesh i sigurt që bile asnjë mëkat s’do të shpëtojë pa u dënuar.

Disa dënime të Perëndisë kryhen që tani në këtë jetë (edhe pse dënimet e tij nuk i njohim). Por dënimi i fundit do të jepet pas vdekjes, në Ditën e Gjykimit, secili prej nesh do t’i japë llogari Perëndisë për vetvete.

(Jeremia 17,9; Marku 7,21-22; Fjalët e urta 20,9; 1 E Gjonit 3,4; Psalmi 7,11; Romakëve 14,12)

Sipër


Këtej, nga t’ia mbaj

Ka shumë mendime të ndryshme në lidhje me çështjen se çdo të ndodhë kur të vdesim. Disa thonë se ne të gjithë do të asgjësohemi, të tjerët thonë se të gjithë do të arrijmë në parajsë. Ndërsa disa të tjerë thonë se shpirtrat mëkatarë do të qëndrojnë në një vend të veçantë për tu përgatitur për parajsë. Por Bibla nuk përkrah asnjërën nga këto ide.

Në vend të kësaj, Bibla thotë: njerëzve u duhet një herë të vdesin e pastaj vjen gjyqi. Ata që janë në marrëdhënie të mirë me Perëndinë do të jenë të mirëpritur në parajsë, për të jetuar përjetësisht në praninë e Tij madhështore. Të gjithë të tjerët për dënim do të ndahen përgjithmonë nga Zoti, nga pushteti dhe madhështia e Tij. Për këtë shprehja më e zakonshme në Bibël është ferri’. Ja katër vërtete të rëndësishme në lidhje me ferrin:

Ferri është i vërtetë. Ferri nuk është diçka e trilluar nga kisha ose xhamia’. Libri i Shenjtë flet më shumë mbi ferrin se parajsën dhe s’na lë të dyshojmë për realitetin e tij. Ajo flet mbi njerëzit që janë dënuar me ferr dhe hedhur në ferr.

Ferri është i tmershëm. Bibla e përshkruan si një vend tmerri, një zjarr që digjet përgjithmonë. Ai është një vend mundimi ku ditë e natë do të ketë vajtime e kërcëllima dhëmbësh, dhe ku s’ka pushim as ditë as natë. Këto janë fjalë të tmershme, por ato janë të vërteta. Ata në ferr janë shkëputur nga të gjitha të mirat, janë mallkuar nga Perëndia dhe dëbuar, madje dhe nga ndihma dhe ngushëllimi më i vogël që mund t’ua japë Perëndia.

Ferri është përfundimtar. Të gjitha rrugët gjer në ferr janë me një drejtim. Këtu s’ka dalje. Mes parajsës dhe ferrit është ndërtuar humnera e madhe. Tmerri, vetmia dhe agonia e ferrit (xhehenemit) s’do të jenë për ta përmirësuar dhe pastruar mëkatarin, por për ta dënuar përgjithmonë!

Ferri është një ndëshkim i drejtë. Bibla na thotë se Perëndia do ta gjykojë botën me drejtësi, prandaj Ai ka plotësisht të drejtë t’i hedhë mëkatarët në ferr. Në fund të fundit Zoti u jep njerëzve që ata vetë e kanë zgjedhur. Ata këtu e kanë refuzuar Perëndinë dhe Perëndia do t’i refuzojë atje. Ata vetë e vendosën të jetojnë një jetë afetare - pa Zotin, prandaj Perëndia e vërteton përgjithmonë zgjedhjen e tyre.

Në dritën e kësaj të vërtete të tmershme, ti duhet të ulesh e të mendosh thellë për pyetjen të cilën iu drejtua një grupi njerëzish në Dhiatën e Re: «Si do t’i shpëtoni dënimit me ferr?»

(Hebrenjve 9,27; 2 Selanikasve 1,9; Mateu 23,33 Mateu 5,9; Luka 6,28; Mateu 13,42; Isaia 33,14; Mateu 3,12; Mateu 22,13; Apokalipsi 14,11; Luka 6,26; Veprat 17,31; Mateu 23,33)

Sipër


A mundet të të ndihmojë feja?

Njeriu është quajtur një kafshë fetare. Enciklopedia e Fesë dhe Etikës (moralit) jep listën e qindra mënyrave, me të cilat njeriu ka provuar ta shuajë dëshirën e zjarrtë dhe ndjenjat fetare. Njeriu ka adhuruar Diellin, Hënën e yjet; tokën, zjarrin dhe ujërat; idhuj të bërë prej druri, guri dhe metali; peshq e shpend. Ata kanë adhuruar perëndi dhe shpirtra të panumërt të cilët s’ishin asgjë tjetër veçse prodhimi i imagjinatës së tyre të çoroditur. Ndërsa të tjerët janë përpjekur ta adhurojnë Perëndinë e vërtetë përmes sakrificave të shumëllojshme, ceremonive, riteve fetare dhe shërbesave të tjera. Por feja’, sado e sinqertë të jetë, nuk mund ta zgjidhë problemin e mëkatit të njeriut, së paku për shkak të këtyre tri arsyeve:

Feja kurrë s’mund ta kënaqë Perëndinë. Feja është ide e vetë njeriut me të cilën ai përpiqet të pajtohet me Perëndinë, por mjerisht çdo përpjekje e tillë është e kotë, sepse edhe orvajtjet më të mëdha të njeriut janë të meta dhe kështu s’pranohen nga Perëndia. Bibla e thotë qartë se: madje dhe veprat tona janë krejt të ndyra. Perëndia kërkon përsosmëri; feja nuk arrin ta plotësojë një kërkesë të tillë.

Feja kurrë s’mund ta largojë mëkatin. Meritat tuaja kurrë s’mund të paguajnë veset tuaja të këqija. Veprat e mira nuk mund t’i pastrojnë të këqijat. Nëse një njeri pajtohet me Perëndinë, kjo s’është për shkak të veprave të tij, që të mos mburret njeriu. Asnjë vepër a përvojë fetare si psh: pagëzimi, kungimi, krezmimi, mesha, frekuentimi i kishës, lutjet, dhuratat, flijimet e ndryshme, leximi i Biblës a ndonjë gjë tjetër - s’mund të fshijë ndonjë mëkat.

Feja s’mund ta ndryshojë kurrë natyrën e mëkatshme të njeriut. Sjellja e njeriut s’është në këtë rast problem, por është vetëm një simptomë. Thelbi i problemit njerëzor është problemi i zemrës së njeriut, dhe nga natyra, zemra e njeriut është e çoroditur dhe e korruptuar. Frekuentimi i kishës dhe pjesëmarrja në ceremoni fetare mund të të bëjnë ta ndiesh veten mirë, por këto nuk të bëjnë njeri të mirë. Kush mund të sjellë atë që është e pastër nga e papastërta? Askush!

është e qartë që disa nga aktivitet fetare të lartpërmendura, janë të mira. Për shembull, është mirë të shkohet në kishë, të lexohet Bibla dhe të lutemi, sepse Perëndia thotë t’i bëjmë këto gjëra. Por nuk guxon t’i varësh shpresat tek ato për t’u pajtuar me Perëndinë; jo vetëm që ato janë të pafuqishme për t’ia arritur këtij qëllimi, por nëse ju e vini besimin tek ato për shpëtimin tuaj, do të shtohet mëkati juaj si dhe dënimi juaj.

(Isaia 64,6; Efesianëve 2,9; Jobi 14,4)

Sipër


A ka ndonjë zgjidhje?

Po ka një zgjidhje!- Perëndia e ka siguruar zgjidhjen. Thelbi i porosisë së Biblës përmblidhet në këto fjalë: Perëndia e deshi botën aq shumë, saqë e dha birin e tij të vetëm, që kushdo që beson në të, të mos vdesë, por të ketë jetën e përjetshme.

Më parë mësuam që Perëndia i shenjtë dhe i drejtë duhet ta dënojë mëkatin, por Bilbla gjithashtu na thotë se Perëndia është dashuri. Ndërsa Perëndia urren mëkatin, Ai i do mëkatarët dhe me dëshirë ua fal mëkatet. Por si mund një mëkatar të shfajësohet me drejtësi, ndërsa ligji i Perëndisë kërkon vdekjen e tij fizike e shpirtërore? Vetëm Perëndia mund ta zgjidhë këtë problem, dhe këtë e bëri duke dërguar Jezusin, Mesinë, për të shlyer mëkatet tona. Ati e dërgoi Birin e vet si Shpëtimtar në botë.

Perëndi-Biri u bë njeri duke u trupëzuar. Edhe pse Jezusi u bë plotësisht njeri, qëndroi gjithashtu plotësisht Perëndi. Bibla thotë se në Jezusin banon Perëndia me tërë begatinë e pranisë së tij. Ai qëndroi tërësisht Perëndi sikur të mos ishte bërë aspak njeri; Ai u bë plotësisht njeri si të mos ishte Perëndi. Prandaj Jezusi, Mesia, është unik dhe kjo vërtetohet në Bibël në shumë mënyra. Shtatzënia e tij ishte unike; nuk pati atë njerëzor, por u zu në mitrën e virgjëreshës nëpërmjet fuqisë çudibërëse të Shpirtit të Shenjtë. Fjalët e tij ishin unike. »Mësimi i tij u la dëgjuesve përshtypje të thellë, sepse fliste si njeri me fuqi të plotë nga Zoti. Mrekullitë e tij ishin unike: ai shëroi çdo sëmundje dhe lëngim në popull, dhe bile në disa raste, ringjalli të vdekurit. Karakteri i tij ishte unik: Ai u vu në provë po ashtu si edhe ne, e megjithatë nuk bëri mëkat kështu që Ati - Perëndi për të thoshte: Ky është biri im i dashur, të cilin e kam për zemër.

Vini re fjalinë e fundit! Kjo tregon se Jezusi në tërësinë iu përmbajt ligjit të Perëndisë, prandaj ai nuk ishte nështruar dënimit të dyfishtë të mëkatit. Por ky u arrestua me padi të shpikur, u dënua në bazë të dëshmisë së rreme, dhe në fund, u kryqëzua në Jeruzalem. Vdekja e tij nuk ishte fryti i rastësisë ose një aksident i pashmangshëm. Por kjo ishte sipas vullnetit të caktuar të Perëndisë. Ati - Perëndi e dërgoi të Birin me qëllim që të shlyejë dënimin e mëkatit me vdekjen e Tij. Jezusi erdhi vullnetarisht. Qëllimi i ardhjes së tij në botë, siç e tha edhe vetë ishte ky: Nuk erdha për t’u shërbyer, por për të shërbyer e për të flijuar jetën time si çmim për çlirimin e shumë vetave. Vdekja e Tij, si dhe jeta e Tij, ishte unike.

Kjo është shumë e rëndësishme që ta kuptosh çfarë ndodhi kur vdiq Jezusi dhe çfarë domethënie ka vdekja e tij për ty.

(Gjoni 3,16; 1 E Gjonit 4,8; 1 E Gjonit 4,14; Kolosianëve 2,9; Luka 4,32; Mateu 4,23; Hebrenjve 4,15; Mateu 3,17; Veprat 2,23; Mateu 20,28)

Sipër


PĂ«rse Kryqi?

I tërë mësimi biblik vë në dukje vdekjen e Jezusit. As jeta e tij e përsosur, as mësimi i tij i mahnitshëm, e as mrekullitë e tij të fuqishme nuk janë thelbi i porosisë biblike. Këto janë të rëndësishme, por para së gjithash Jezusi erdhi në këtë botë për të vdekur. Përse është vdekja e tij aq me rëndësi? Kjo është përgjigja: Ai vdiq si Zëvendës, si Mëkat-bartës dhe si Shpëtimtar.

Jezusi si Zëvendës. Kjo paraqit dashurinë e Perëndisë. Mëkatarët janë fajtorë, të humbur dhe të pazotë para ligjit të Perëndisë, i cili kërkon dënimin e çdo mëkati. Pra , si mund t’i ikin zemërimit të drejtë të Perëndisë ata? Në këtë pyetje Bibla përgjigjet kështu: Perëndia e tregoi dashurinë e vet ndaj nesh në këtë mënyrë; ndërsa ne ende ishim mëkatarë, Mesia vdiq për ne. Jezusi vullnetarisht e përmbushi planin e mahnitshëm të shpëtimit duke marrë vendin e mëkatarit dhe barti mbi vete (duke shlyer) dënimin e drejtë të mëkateve të tyre. Jezusi, i pafajshmi Bir i Perëndisë, vullnetarisht vuajti dhe vdiq për ata, i pafajshmi për fajtorët.

Jezusi si mëkat-bartës. Kjo tregon shenjtërinë e Perëndisë. Vdekja e Krishtit nuk qe vepër e shtirë. Dënimi për mëkatet e të tjerëve u pagua plotësisht me vdekjen e Birit të pafajshëm të Perëndisë. Jezusi i varur në kryq me zë të madh thiri: Perëndia im, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje? Në këtë çast të tmerrshëm Ati-Perëndi i ktheu shpinën të Birit të dashur, i cili duroi dënimin e ndarjes nga vetë Perëndia. Vini re këtu si tregohet shenjtëria e përsosur e Perëndisë. Të gjithë mëkatuan dhe çdo mëkat duhet të dënohet - dhe kur Jezusi mori vendin e mëkatarit, u bë përgjegjës për mëkatet e tyre porsi të ishte vetë përgjegjës për to. Ky njeri - Perëndi i cili bëri një jetë të përsosur, pësoi dënimin e dyfishtë të fajtorëve.

Jezusi si Shpëtimtar. Kjo paraqet plotfuqishmërinë e Perëndisë. Tre ditë pas vdekjes së tij, Krishti u shfaq Bir i Perëndisë me fuqi të plotë kur u ringjall nga të vdekurit. Pas vdekjes së tij, Ai u ishte shfaqur dhe i kishte bindur në mënyra të ndryshme se ishte gjallë dhe se nuk vdes më. Vdekja s’ka më asnjë pushtet mbi të. Tashti kur Perëndia e çoi Jezusin nga vdekja, me fuqi të plotë tregoi se Ai e pranoi vdekjen e tij në vend të mëkatarëve si pagën e plotë dhe të përsosur të dënimit të mëkatit dhe si bazë mbi të cilën mund t’u ofrohet falja e plotë dhe pa kushte atyre që përndryshe fatin do ta kishin të kalonin përjetësinë në ferr.

Por çfarë ka të bëjë kjo me ty? Si mund të pajtohesh me Perëndinë? Si mund Mesia (Krishti) të bëhet Shpëtimtari yt personal?

(Romakëve 5,8; 1 E Pjetrit 3,18; Marku 15,34; Romakëve 1,4; Veprat 1,3; Romakëve 6,9)

Sipër


Si mund të shpëtohesh?

Pasi t’i lexosh këto faqe, a dëshiron vërtet të shpëtohesh? A do të pajtohesh me Perëndinë - pa marrë parasysh pasojat? Nëse jo, atëherë ti nuk e ke kuptuar rëndësinë e këtyre faqeve që ke lexuar. Prandaj po të këshilloj t’i lexosh ato sërish, ngadalë dhe me kujdes, duke iu lutur Perëndisë që të ta tregoi të vërtetën.

Nëse Perëndia të ka shpallur nevojë tënde dhe se ti dëshiron të shpëtohesh, atëherë ti duhet t’i kthehesh Perëndisë me pendim duke lënë prapa mëkatet e tua dhe duke besuar në Zotin tonë, Jezusin.

Ti duhet të pendohesh, me një ndryshim të plotë, përsa i përket mëkatit. Kërkohet ndryshim mendjeje. Ti duhet ta pranosh se je mëkatar dhe se je rebeluar kundër Perëndisë së shenjtë dhe të dashur. Kërkohet ndryshim i zemrës - një keqardhje dhe një turp i vërtet duhet të të kaplojë nga fëlliqësia e mëkatit tënd. Tani ti duhet të jesh i gatshëm ta lësh mëkatin dhe të ndryshosh drejtimin e jetës sate. Perëndia i thërret njerëzit t’i lënë mëkatet e tyre e të kthehen te Perëndia, që të jetojnë në mënyrë që i përket këtij pendimi. Edhe ti duhet t’i kthehesh Perëndisë duke lënë çdo mëkat. Perëndia s’do të falë ndonjë mëkat të cilin ti vetë s’je i gatshëm ta braktisësh. Pendimi - nënkupton që të fillosh krejt një drejtim të ri duke kërkuar me gjithë zemër të jetosh në mënyrën që i pëlqen Perëndisë.

Ti duhet të besosh në Jezusin, Mesinë. Së pari, kjo do të thotë ta pranosh që Jezusi është Mesia, Biri i Perëndisë së gjallë, dhe se Ai vdiq për ne armiqtë e Perëndisë. Së dyti, duhet të besosh se me fuqinë dhe dashurinë e tij, Mesia është në gjendje të të shpëtojë. Së treti, ti duhet ta vësh plotësisht besimin te Mesia, duke u mbështetur fuqimisht në të për të të pajtuar me Perëndinë.

Kuptohet krenaria, natyra e çdo mëkatari, do të luftojë kundër braktisjes së besimit, meritave dhe fesë suaj. Megjithatë s’ke alternativë tjetër. Pa tjetër, të duhet të ndërpresësh besimin tënd te gjërat e tjera dhe tani të fillosh të besosh vetëm në Zotin - Mesinë, i cili mund t’i shpëtojë përgjithmonë të gjithë ata që i afrohen Perëndisë me anë të tij.

Nëse Perëndia të ka shfaqur nevojën tënde, dhe të ka dhënë këtë dëshirë për të shpëtuar, atëherë ktheju Jezusit - që tani! Më mirë, lutju atij me këtë lutje;« Ja o Zot, unë jam para në dispozicionin tënd, o Perëndi, dua të bëj se ç’kërkon ti prej meje.« Pranoje para Zotit se je fajtor, mëkatar i humbur dhe pa përkrahje. Nga zemra lutju Perëndisë për të të shpëtuar dhe të zërë vendin e Tij të drejtë në zemrën tënde për t’u bërë Zot i jetës sate duke të bërë të mundur t’i kthesh shpinën mëkatit dhe të fillosh të jetosh për të.

Bibla na thotë: Në qoftë se me gojë e dëshmon se Jezusi është Zot dhe në qoftë se në zemrën tënde e beson se Perëndia e ka ringjallur nga të vdekurit, do të shpëtosh Kushdo që do ta thërrasë Zotin për shpëtim, do të shpëtojë. Këto premtime mund të jenë krejt të tuat nëse e vë besimin tënd në Jezusin, Mesinë.

(Veprat 20,21; Veprat 26,20; Mateu 16,16; Romkëve 5,6)

Sipër


Ç’drejtim duhet marrë tani?

Në qoftë se tani beson në Jezusin, ti ke shumë gjëra me të cilat ti mund të gëzohesh. Për shembull, ti je tani në rregull me Perëndië. Bibla këtë gjë e quan shfajësim dhe ajo thotë: Perëndia, pra, na ka shpallur të pafajshëm, sepse kemi besuar në Jezusin, Mesinë. Tani ndërmjet Tij dhe nesh mbretëron paqja. Përmes Jezusit, Mesisë, mëkatet tuaja janë falur se në fuqi të Emrit të Tij i jepet falja e mëkateve secilit që beson në të. Ti je anëtar i familjes së tij. Mirë se erdhe! ata që e pranuan dhe i besuan, atyre u dha të drejtë të bëheshin fëmijë të Perëndisë. Ti je i siguruar përgjithmonë: Nuk ka, pra, tani kurrfarë dënimi për ata që janë në Jezu Krishtin. Vetë Perëndia ka ardhur për të zënë vend në jetën tënde, në personin e Shpirtit të Shenjtë: Shpirti i Atij që e ringjalli nga të vdekurit Jezusin, banon në ju. Sa të vërteta të mëdha janë këto!

Tashti të duhet të rritesh në jetën tënde shpirtërore. Për këtë ti duhet t’u kushtosh vëmendje këtyre katër gjërave të rëndësishme:

Lutja. Ti tani mund të flasësh me Perëndinë si me Atin tënd, e këtë më parë nuk ke mundur ta bësh. Ti mund ta adhurosh atë, ta lavdërosh atë për madhështinë, fuqinë, shenjtërinë dhe dashurinë e Tij. Mund t’i lutesh çdo ditë për faljen e mëkateve që bën. Madje edhe ata që bëhen fëmijë të Perëndisë ende s’janë të përsosur, por nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë, do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi. Ti mund ta falenderosh atë çdo ditë për mirësinë e tij ndaj jush. Ka shumë gjëra të mira për të cilat ke dëshirë të falenderosh, duke përfshirë dobitë e jetës së përditshme të cilat shpesh i marrim shkel e shko. Posaçërisht do ta falenderosh atë që të ka shpëtuar, që të ka pranuar në familjen e tij dhe që të ka dhuruar jetën e përjetshme. Kjo lutje s’do të jetë e vështirë ta thuash! Zotit mund t’i lutesh të të ndihmojë, të japë fuqi dhe të udhëheqë jetën tënde dhe jetën e të tjerëve. Sidomos, do t’i lutesh për njerëzit e tjerë të cilët janë larguar nga Perëndia ashtu siç ke qenë edhe vetë dikur.

Leximi i Biblës. Në lutjet e tua, ti i flet Perëndisë; në Bibël ty të flet Perëndia. Prandaj është shumë e rëndësishme ta lexosh Biblën çdo ditë që të zbulosh se ç’i pëlqen Perëndisë. Kur ti lexon Biblën, lutju Perëndisë që të ta bëjë të kuptueshme atë që lexon në mënyrë që të mund ta zbatosh atë në jetë që të rriteni në besim e t’ia arrini pikësynimit, shpëtimit të fundit. Po qe se ke nevojë për ndihmë në fillim të studimit të Biblës, na shkruaj në adresën e përmendur në faqen 31.

Bashkësia shoqërore. Tani kur je bërë anëtar i familjes së Perëndisë, Ai do që ti të shoqërohesh rregullisht me vëllezërit dhe motrat e bashkësisë së krishtere. Të mos i lëmë pas dore mbledhjet tona, siç e kanë bërë zakon disa, por t’i japim zemër mjëri-tjetrit

Kjo nënkupton të bëhesh anëtar i bashkësisë lokale sa më parë. Është e vështirë të vendosësh se cilës bashkësi t’i takoni nëse në vendin ku jeton ka shumë bashkësi. Është e domosdoshme që t’i takosh bashkësisë, anëtarët e së cilës kanë përjetuar një rilindje të njëjtë me atë që ke përjetuar vetë dhe se mësimi i përket të vërtetave biblike që kemi mësuar së bashku në këtë libër. Personi që të ka ofruar këtë material do të jetë në gjendje të të ndihmojë. Në bashkësinë që bën pjesë, do të mësosh edhe më shumë për Perëndinë. Do të përfitosh nga përvoja e anëtarëve të tjerë, do të mësosh për rëndësinë e udhëzimeve të Perëndisë përsa i përket pagëzimit dhe darkës së Zotit. Ti do të zbulosh kënaqësinë për të ndarë diçka të barabartë me dikë, si për shembull aftësitë dhe prirjet që t’i ka dhënë Perëndia. Ti ke nevojë për bashkësi dhe bashkësia ka nevojë për ty.

Shërbimi. Tashti ti ke privilegj per t’i shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e shpirt. Ki gjithnjë parasysh që Perëndia na ka shpëtuar dhe na ka thirur të jemi populli i tij i shenjtë. Shenjtëria le të jetë gjithmonë përparësi në jetën tënde. Vullneti i Perndisë është që ti të jesh i shenjtë. Mundohu t’i shfrytëzosh prirjet e tua të veçanta në shërbim të Perëndisë. Ki parasysh që je krejtësisht vepër e tij e krijuar në Jezus Mesinë - për vepra të mira. Në fund, bëhu vigjilent (i gatshëm) për t’u treguar të tjerëve se ç’bëri Zoti për ty e si Ai pati mëshirë për ty. T’u tregosh të tjerëve për Jezusin, s’është vetëm detyrë, por përjetim i një gëzimi të madh!

Tash e tutje mundohu të jetosh në çdo fushë të jetës sate për t’i shpallur veprat e madhërishme të Atit që të thiri nga errësira në dritën e vet të mrekullueshme!

(Romakëve 5,1; Veprat 10,43; Gjoni 1,12; Romakëve 8,1; Romakëve 8,11; 1 E Gjonit 1,9; Efesianëve 5,10; 1 E Pjetrit 2,2; Hebrenjve 10,25; Besëlidhja e Përtërirë 10,12; 2 Timoteut 1,9; 1 Selanikasve 4,3; Efesianëve 2,10; Marku 5,12; 1 E Pjetrit 2,9)

Nëse ke besuar dhe pranuar Jezusin duke lexuar këtë libër, tani ke nevojë për ndihmë në leximin e përditshëm të Biblës, të bëj thirje të më shkruash në këtë adresë: Luan Mateu - TËR.,P.O. BOX 149, Monte Carlo, Monaco.