jump to navigation

QËLLIMI I STUDIMIT TONË

Postuar tek: Mashtruesit

Ky libër është paracaktuar të jetë një vepër referuese për ata, të cilët janë të interesuar në njohjen se çfarë besojnë grupet e ndryshme dhe përse besimet e tyre nuk janë në pajtim me krishterimin biblik. Ai nuk është paracaktuar të jetë traktat i plotë për çdo grup ose një udhëzues i gjithanshëm për të gjitha alternativat e krishterimit. Më saktë, ne e kemi kufizuar veten tonë të merremi me grupet e veçanta, me të cilët ne kemi pasur kontaktin më të madh. Megjithatë, edhe pse nuk jemi marrë me një grup të veçantë, kjo nuk do të thotë se ne mbrojmë besimtarët e tij.

Përveç kësaj, ka qenë e domosdoshme për ne ta kufizojmë vetveten në vlerësimin e besimeve qendrore të çdo grupi të zgjedhur, duke harxhuar pakëz kohë lidhur me historinë e tij, organizimin, metodat ose besimet e dyta, derisa në një mënyrë të veçantë lidhet me doktrinat e tyre në një mënyrë që kjo të justifikojë mendimin. Jo të gjithë kapitujt do të jenë të së njëjtës gjatësi. Ne kemi analizuar metodat bisedore të kulteve dhe u kemi kushtuar hapësirë më të gjerë, më të madhes dhe më agresives. Kultet më pak agresive do të kenë një trajtim më të shkurtër duke iu përmbajtur fakteve themelore, të cilat e veçojnë grupin prej shoqërisë së krishterë.

Dëshira jonë për këtë vepër është që ajo të shërbejë si referim i dobishëm dhe si një trampolinë për studime të tjera. Ne kemi përgatitur, gjithashtu, një bibliografi të gjerë për t’i dhënë lexuesit ndihmë të mëtejshme, po qe se ai dëshiron të dijë më shumë për secilin grup.