QËNDRIMI I DUHUR
Postuar tek: MashtruesitNe jetojmë në një shoqëri ku çdokush ka lirinë të ndjekë besimin fetar të zgjedhur nga vetë ai ose ajo. Dhe për këtë ne nuk kemi asnjë grindje. Por, megjithatë, kur individë ose grupe pretendojnë të jenë vepra e vërtetë e Zotit mbi këtë botë dhe se krishterimi parimor, i cili ka ekzistuar përmes shekujve, na qenka tashmë i gabuar, ne ndjejmë se duhet t’u përgjigjemi sfidave të tilla. Ata kanë lirinë ta thonë këtë, por, si të krishterë, ne kemi përgjegjësinë t’u përgjigjemi atyre.
Bibla na urdhëron: ‘Jini gjithmonë të gatshëm t’i jepni përgjigje gjithsecilit që prej jush kërkon arsyen e shpresës që është në ju, por me butësi dhe nderim të duhur’ (1Pjetri 3,15). Kjo vepër është përgjigje ndaj atyre që kanë sulmuar krishterimin historik dhe venë besimin e tyre përmbi të. Ne nuk jemi duke i sulmuar këto grupe, ne thjesht u përgjigjemi akuzave të tyre. Një shembull i tipit të akuzave, të cilave ne po u përgjigjemi, mund të gjendet në shkrimet e kishës së Jezu Krishtit të shenjtë të kohës së sotme, më mirë e njohur si mormonët:
“Çdo njeri i mençur nën këtë qiell që nuk pranon, kur është në dijeni, se Jozef Smithi është profet e Zotit, mbetet në errësirë, në kundërshtim me ne, me Jezusin dhe mbretërinë e tij mbi dhe” (Brigham Young, Journal of Discourses 8:223.)
“E çfarë di bota e krishterë për Zotin? Asgjë. Derisa krijesat e Perëndisë janë të painteresuara, ata mbeten budallenjtë më të mëdhenj, ata nuk e njohin as Perëndinë, as punët e Perëndisë’ (John Taylor ‘Presidenti i tretë i Kishës Mormone’ Journal of Discourses” 13:225)
Ne nuk i lejojmë këto akuza të kalojnë. Atyre u duhet dhënë përgjigje. E, megjithatë, në të përgjigjurit tonë ndaj këtyre sfidave të bëra nga kultet ose grupet e tjera të jokrishtera, dëshirojmë të veprojmë pa nevojën e përmendjes së emrit e pa sarkazëm. Është krejt e mundshme të mos pajtohesh me besimet e një njeriu dhe përsëri të duash njeriun që i mban ato besime.
Ajo që ne kundërshtojmë është mësimi i këtyre grupeve dhe jo njerëzit në to dhe jo të drejtën e tyre për të besuar atë që duan. Ne shprehemi hapur, sepse Bibla na mëson të debatojmë vendosmërisht për fenë, e cila u është dhënë shenjtërve njëherë e përgjithmonë. (Juda 3) Së fundi, Apostulli Pal më ka këshilluar ‘Çdo gjë shqyrtoni me kujdes: mbani të mirën!’ (1 Selanikasve 5,21).