jump to navigation

Për cilat shkaqe u quajt “Ara e gjakut”?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Ara e blerë u quajt “ara e gjakut” sepse prifti e bleu me paratë e gjakut (Mateu 27:8) apo për shkak të vdekjes së përgjakshme të Judës (Veprat 1:19)?

(Kategoria: Është keqkuptuar mënyra e të shprehurit)

Sërish, duke shikuar tek të dy fragmentet, sikur ka bërë edhe tek dy mospërputhjet e mëparshme, Shabiri shtron pyetjen se pse ara ku Juda u varros u quajt Ara e Gjakut? Mateu 27:8 thotë që kjo është për shkak se është blerë me paratë e gjakut, ndërsa sipas Shabirit, Veprat 1:19 thotë që kjo ishte për shkak të vdekjes së përgjakshme të Judës.

Megjithatë, të dy fragmentet pajtohen që ishte për shkak se toka ishte blerë me paratë e gjakut. Veprat 1:18-19 fillon duke thënë, “Ai, pra, fitoi një arë, me shpërblimin e paudhësisë”. Pra fillon me supozimin që ara është blerë me paratë e gjakut, dhe pastaj autori duke dashur që të shkaktojë neveri për atë që ndodhi, përshkruan përfundimin e përgjakshëm të Judës në atë copë të tokës.