jump to navigation

Si quhej kryeprifti: Abiathar apo Ahimelek?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A ishte kryeprifti i quajtur Abiathar (Marku 2:26) ose Ahimelek (1Samueli 21:1; 22:20) kur Davidi hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes?

(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimi i hebraishtes & është keqkuptuar konteksti historik)

Jezusi pohon që kjo ngjarje ndodhi “në kohën e kryepriftit Abiathar” dhe ne e dimë nga 1Samueli që Abiathari nuk ishte aktualisht kryeprifti në atë kohë; kryeprift ishte ati i tij, Ahimeleku. Nëse ne do ta prezantonim një anekdotë duke thënë,”kur David ka qenë bari ..”, kjo nuk do të ishte e pasaktë, edhe pse Davidi s’ishte mbret në atë kohë. Në të njëjtën kohë Abiathari ishte afër për të qenë kryeprift dhe kjo është me siguri e vetmja gjë për të cilën ai mbahet në mend, prandaj edhe paraqitet me këtë titull. Për më tepër, kjo ngjarje me siguri ka ndodhur “në ditët e Abiatharit”, pasi që ai ishte i gjallë kohën kur ndodhi kjo gjë. Ne e dimë nga 1Samueli 22:20 ai mezi iku kur tërë familja e atit të tij dhe qytetit i tyre u shkatërrua nga njerëzit e Saulit. Prandaj, deklarata e Jezusit është krejtësisht e pranueshme. (Archer 1994:362)