jump to navigation

A nuk ka ndryshuar Dhiata e Re përderisa është kopjuar e rikopjuar nëpër histori?

Postuar tek: PĂ«rgjigje dhe Argumente

Një keq kuptim i rëndomtë është ai që thotë se teksti i Biblës nuk na ka ardhur në formën e saj fillestare të të shkruarit. Akuzat u shtuan për murgj të zellshëm të cilët gjoja ndryshuan tekstin gjatë tërë historisë kishtare. Ky problem është i një rëndësie të madhe, sepse një tekst i ndryshuar do të dëmtonte rëndë besueshmërinë e veprës.

Sikurse edhe F.F.Bruce thotĂ«: “NjĂ«herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« historia e krishterimit, qĂ« e shquan atĂ« prej sistemeve tĂ« tjera fetare e filozofike, tĂ« cilat lidhen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« me ndonjĂ« kohĂ« tĂ« pĂ«rcaktuar, e bĂ«n besueshmĂ«rinĂ« e Shkrimeve, qĂ« pretendojnĂ« se regjistrojnĂ« kĂ«tĂ« zbulesĂ«, çështje tĂ« njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« dorĂ«s sĂ« parĂ«. (The New Testament Documents - are they reliable? f.8)

Fatmirësisht, problemi nuk është i llojit të mungesës së provës. Egzistojnë tre lloje dëshmish që duhen përdorur për të vlerësuar tekstin e Dhiatës së Re. Këto janë dorëshkrimet greqisht, versionet e ndryshme, në të cilat Dhiata e Re është përkthyer si dhe shkrimet e etërve të kishës. Dhiata e Re fillimisht u shkrua në greqisht. Para shpikjes së shtypshkronj ës librat kopjoheshin me dorë. Një shkrim i realizuar në këtë mënyrë quhet dorëshkrim. Gjenden afro 5500 kopje dorëshkrimore në ruajtje, të cilat përbëjnë tërësisht ose pjesërisht Dhiatën e Re. Sido që ne nuk i zotërojmë origjinalet, kopjet ekzistojnë në kohë shumë të hershme. Dhiata e Re u shkrua nga viti 50 deri në vitin 90 (era jonë).

Fragmenti më i herët datohet rreth vitit 120 me rreth 50 fragmente të tjerë të datuar brenda 150–/200 vjetëve që nga koha e krijimit. Dy dorëshkrime madhore, Codex Vaticanus (v. 325 era jonë) dhe Codex Sinaiticus (v. 330 era jonë), datohen brenda 250 vjetëve që nga koha e krijimit. Duket sikur kemi të bëjmë me një periudhë të gjatë kohe, por në fakt është shumë e shkurtër, po ta krahasojmë me shumicën e veprave të kohës së lashtë. Për shembull: Cezari shkroi për luftrat Galike. Më e hershmja kopje e atij libri datohet rreth 1000 vjet që nga koha kur u shkrua origjinali, ndersa kopja e plotë e Odisës së Homerit daton 2200 vjet pasi ishte shkruar. Kur largësia kohore ndërmjet shkrimit të Dhiatës së Re dhe kopjeve të saj të hershme krahasohet me veprat e tjera të lashtësisë, Dhiata e Re del shumë më afër kohës së origjinalit.

Të 5500 kopjet janë pa diskutim më të shumtat që ne kemi të ndonjë vepre të lashtësisë. Shumë shkrime antike janë përcjellë vetëm prej një grushti dorëshkrimesh. (Katuli, tri kopje; kopja më e hershme është 1600 vjet pasi ai shkroi origjinalin. Herodoti: tetë kopje me një periudhë kohe prej 1300 vjetësh).

Dorëshkrimet e Dhiatës së Re, jo vetëm që kanë më shumë dëshmi dorëshkrimore dhe interval të shkurtër kohor me origjinalet, por ato u përkthyen, gjithashtu, po aq herët, në shumë gjuhë të tjera. Përkthimi i një dokumenti nga një gjuhë në një tjetër, ishtë një fenomen i rrallë në botën antike, kështu që ky fakt është një plus për Dhiatën e Re. Numri i kopjeve të versioneve është mbi 18.000 dhe, ndoshta mbi 25.000. Kjo është një e dhënë shtesë, e cila na ndihmon të përcaktojmë tekstin e Dhiatës së Re.

Edhe po të mos zotëronim të 5500 dorëshkrimet greke apo dhe të 18.000 kopjet e versioneve, Teksti i Dhiatës së Re do të mund të riprodhohej brenda 250 vjetëve që nga krijimi. Po në ç’mënyrë? Nëpërmjet shkrimeve të krishtera të hershme. Në komentet, letrat etj. këta shkrimtarë të lashtë citojnë tekstin biblik, duke na dhënë kështu një tjetër dëshmi të tekstit të Dhiatës së Re. John Burgon ka kataloguar më shumë se 86.000 citate të Dhiatës së Re në shkrimet e etërve të hershëm të kishës, të cilët jetuan para vitit 325 (era jonë). Kështu, ne vëmë në dukje këtu se ka më tëpër dëshmi për besueshmërinë e Dhiatës së Re sesa për shkrimet e tjera të krahasueshme të botës së vjetër.

F.F.Bruce vĂ«ren: DĂ«shmia pĂ«r shkrimet e DhiatĂ«s sĂ« Re Ă«shtĂ« ca mĂ« e madhe sesa dĂ«shmia pĂ«r shumĂ« shkrime tĂ« autorĂ«ve klasikĂ«, mirĂ«fillsinĂ« e sĂ« cilĂ«s askush nuk Ă«ndĂ«rron ta vĂ«rĂ« nĂ« pikĂ«pyetje. MĂ« tej ai shton: Edhe sikur Dhiata e Re tĂ« ishte njĂ« pĂ«rmbledhje shkrimesh shekullare, mirĂ«fillĂ«sia e tyre do tĂ« vlerĂ«sohej pa as mĂ« tĂ« voglin dyshim. (The New Testament Documents ‘are they reliable? f.15)

Sir Frederik Kenyon, ish-drejtor dhe krye-biblotekar në Museumin Britanik ishte njëri prej ekspertëve më në zë për dorëshkrimet antike dhe për autenticitetin e tyre. Pak para vdekjes së tij, ai shkroi këto rrjeshta për Dhiatën e Re: Koha ndërmjet datave të krijimit fillestar (të Dhiatës së Re) dhe të dëshmisë së saktë e më të hershme bëhet kaq e vogël, sa të konsiderohet e papërfillshme dhe mbështetja e fundit për çdo lloj dyshimi që Shkrimet të mos na jenë transmetuar pak a shumë siç u shkruan, tani u largua. Që të dyja, autenticiteti dhe sinqeriteti i librave të Dhiatës së Re mund të konsiderohen plotësisht të provuara. (The Bible and Archeology, f.288,–289)