Sa robër i zuri Davidi: 1700 apo 7000?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA i zuri Davidi 1,700 robër nga kalorësit e mbretit Zobah (2 Samueli 8:4), apo ishte 7,000 (1 Kronikave 18:4)?
(Kategoria: Është gabim i kopjuesit)
Ekzistojnë dy zgjidhje të mundshme për këto dy shifra të ndryshme. E para e bërë nga Keil dhe Delitzh (faqe 360) është zgjidhja më bindëse. Ata pohojnë që fjala për kalorësin (rekeb) ka qenë lënë jashtë, ose kapërcyer, pa dashje nga shkruesi i 2 Samuelit 8:4, dhe shifra e dytë, 7,000 (nga perasim për “kalorës”), detyrimisht është zvogëluar në 700 nga 7,000 që ai ka parë në Vorlagun e tij, për arsyen e thjeshtë që askush nuk do të shkruante 7,000 pasi që ka shkruar 1,000 në regjistrimin e të njëjtës shifër.
Kjo lënie jashtë e rekeb-it mund të ketë ndodhur me një shkrues të hershëm, dhe pastaj zvogëlimi nga 7,000 në 700 ka vazhduar me kopjet pasuese të shkruesve të tjerë. Por sipas të gjitha gjasave shifra tek Kronikave është e saktë dhe numrat tek Samueli duhet të korrigjohen për t’u përshtatur me të. Zgjidhja e dytë fillon nga parakushti që numri ka qenë i zvogëluar në 700 pasi që i referohet 700 rradhave, secila me nga 10 kalorës, duke arritur numrin total 7,000. (Archer 1982:184: Keil&Delitzch 1949:360; Drita e Jetës II 1992:182).