jump to navigation

Rreth Nesh

Faqja jonë ka si synim ti përgjigjet kujdo që kërkon shpjegime për shpresën që kemi në Jezus Krishtin.

Dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje. (1 Pjetrit 3:15)

Motoja jonĂ« Ă«shtĂ«…. ta bĂ«jme mezashin e thjeshtĂ« (tĂ« drejtĂ«pĂ«rdrejt dhe tĂ« kthjellĂ«t). Ne marrim guxim tĂ« shpallin tĂ« vĂ«rtetĂ«n nĂ« plotĂ«si paçka se nĂ« disa raste e vĂ«rteta mund tĂ« jetĂ« e lĂ«ndueshmĂ«. Piksynimi ynĂ« nuk Ă«shtĂ« urretja e ndonjĂ« grupi fetar, personi, apo etnike shqiptare, “por duke u bazur nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« dhe si tĂ« tillĂ« e shpallim”. Nga ky aspekt ne mund te humbasim disa miq, madje mund tĂ« bĂ«jmĂ« edhe disa armiq.

A thua u bëra armiku juaj duke ju thënë të vërtetën? Gal 4.16

Megjithatë nuk e bëjmë nga zëmërimi apo kryelartësia jonë, por nga dashuria për njerzimin dhe për hir të të vërtetës.

Përpara se ti përgjigjemi pyetjes se cilët jemi ne, më lejoni tju pyes pse do kishit dëshirë të dinit përgjigjen e kësaj pyetje? A nuk janë të mjaftueshme ato çka janë shkruar në këtë faqe? Ne nuk kemi dëshirë që njerzit të na besojnë nga që kjo faqe është e lidhur me ndonjë kishë apo organizate të krishtere, apo nga emrat e njohur të disa personave, (paçka se gjithçka në këto faqe është bërë në mënyre vullnetare nga disa motra e vëllezër në Krisht) por do i inkurajonim lexuesve të vepronin ashtu siç vepruan vëllezrit në Berea.

(Vep 17:11) Por këta (Bereasit) ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.

Bereanët besuan jo sepse ishte Pali, apostulli i nderuar, as sepse ai mund të deklaronte mbështetjen e Këshillit Apostolik të Jeruzalemit, por sepse ata i analizuan argumentat e tij vetë për të parë nëse ato ishin Biblike dhe të vërteta.

Le të jenë si Bereanët të gjithë lexuesit tanë. Ne duam që çdokush të besojnë sepse ata binden nga e vërteta e Ungjillit nëpërmjet besueshmerise se materialit që ne prezantojmë, dhe duam që motrat dhe vellezerit tanë të Krishterë të zhvillojnë bindjet e tyre në lidhje me besimin e tyre dhe çka ajo themi për të njejtat arsye: Sepse është e vërteta.

Në qoftë se ndani të njëjtat mendime do t’ju kërkonim me kënaqësi të bashkoheshit në këtë përpjekje. Kontributi juaj në çdo llojë forme, i vogël apo i madh, është i domosdoshëm, dhe shumë i vlefshëm.

Duke thĂ«nĂ« tĂ« gjitha kĂ«to, ne jemi tĂ« KrishterĂ« UngjillorĂ« dhe biem dakort pa rezerva me deklaratĂ«n e besimit siç Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ«, p.sh. nga “Beslidhja e LozanĂ«s, ose nga “Misioni Ungjillor Shqiptar“.

Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë dhuntinë e kuptimit ndërsa jeni duke lexuar rreth të vërtetës së Tij.

Me respekt nga stafi.