jump to navigation

Sauli a u vetëvra apo këtë e bëri amalikasi?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A e morri Sauli shpatën e tij dhe ra mbi të (1Samueli 31:4-6) apo atë e vrau një Amalekit (2Samueli 1:1-16)?

(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)

Duhet vënë re që shkrimtari i 1 dhe 2 Samuelit nuk vendos ndonjë vlerë në historinë e amalekitit. Kështu që, në të gjithë realitetin, ishte Sauli që vrau veten, edhe pse ishte amalekiti që e mori lavdinë për vrasjen. Shkrimtari rrëfen se si Sauli vdes dhe pastaj tregon se çfarë thotë amalekiti. Deklarata e amalekitit që ai ‘ndodhej rastësisht në malin Gilboa’ (2Samueli 1:6) mund të mos jetë një deklaratë e pafajshme. Ka shumë mundësi që ai të ketë ardhur për të plaçkitur trupat e të vdekurve. Sidoqoftë, ai me siguri arriti atje para filistenjve, të cilët nuk e gjetën trupin e Saulit deri të nesërmen (1Samueli 31:8).

Ne kemi dëshminë e vet Davidit që amalekiti mendoi se po i sillte lajme të mira për vdekjen e Saulit (2Samueli 4:10). Prandaj është e mundshme që ai është hedhur mbi trupin e vdekur të Saulit, ka marrë kurorën dhe byzylykun e tij dhe ka shpikur historinë e vdekjes së Saulit, që Davidi të mund ta shpërblente atë, pasi që kishte vrarë armikun e tij. Plani i keq i amalekitit megjithatë dështoi në mënyrë dramatike mbi të.