jump to navigation

Jezusi - Më shumë se një profet

Postuar tek: Jezusi më shumë se Profet më: 04, 23, 2010

Jezusi - Më shumë se një profet

Parathënia

Historia e lidhjes së të krishterëve dhe myslimaneve gjatë shekujve është në tërësi një histori e trishtueshme dhe e turpshme. Të krishterët nuk kanë jetuar në nivelin e detyrës së tyre për të dashur fqinjët (e çfarëdo lloj besimi) si vetveten; dhe myslimanët nuk e kanë marrë seriozisht fjalën e profetit ‘Ju duhet të jeni më të afërmit në hidhërim atyre që besoni se janë ata që thonë,jemi të krishterë” (Kurani 5:82). Çfarëdo lloj gjëje që të krishterët kanë vuajtur në kohë të ndryshme nga myslimanët, ata me siguri mund të pranojnë krimet e turpshme të kryera nga stërgjyshërit e tyre kundër popujve islamë, sidomos gjatë kryqëzatave dhe periudhës së shfrytëzimit kolonial, po për fat të mirë ka marrë fund.

Lufta e hidhur dhe e gjatë në të kaluarën lë trashegimin e saj dhe sot. Veçanërisht është e trishtueshme, kur shohim sa shumë është ruajtur në përgjithësi: besimi te një zot i gjallë dhe i vërtetë, krijuesi i qiellit dhe i tokës, i engjëjve dhe i pjeriut, që ka folur nëpërmjet profetëve (për të cilët në përgjithësi njihet një histori e gjatë, nga të dy besimet), që u ka zbuluar vullnetin e tij të shenjtë njerëzve dhe kërkon lavdërim dhe bindje nga ata, që dëgjon lutjet e tyre dhe që një ditë do t’i thërrasë ata për gjykim, që është i vetmi për t’i thurur lavde, për t’u lartësuar dhe adhuruar, Zoti i bekuar përgjithmonë! Amen.

Është e vërtetë se ndryshimet ndërmjet dy besimeve janë reale dhe kanë të bëjnë me vetë natyrën e Zotit. Por është mirë me të vërtetë se në vitet e fundit të krishterët dhe myslimanët kanë filluar të ulen së bashku. Ata kanë filluar të flasin dhe ta dëgjojnë njeri-tjetrin, të sqarojnë keqkuptimet (që janë të përbashkëta nga të dy anët). Ata kanë shqyrtuar se çfarë i mban së bashku të dy besimet, duke mos lënë me një anë ndryshimet dhe kanë zbuluar pasuritë e besimit tjetër. Përfitimi real ka ardhur nga ky proces i ‘dialogut’. Por kjo nuk do të thotë ndërpresja e misionit ose da’wah (ftesë) nga të dy palët. Të krishterët i njohin të drejtat e myslimanëve në Britani dhe gjetkë për të përhapur besimin e tyre dhe për t’i bërë njerëzit të ndryshojnë besimin e tyre; dhe kjo është ajo që po bëjnë, jo pa sukses. Por edhe të krishterët kanë të drejtë të dëshmojnë për të vërtetën, siç e kuptojnë .. ata, para popujve islamë duke iu bindur urdhrave të Zotit Jezus, që u tha dishepujve të tij të bëjnë dishepuj në të gjithë botën.

Ky mbledhje e historive jetësore të shkurtra në këtë libër është pjesë e kësaj dëshmie. Ky nuk është një libër studimi për ata që duan të mësojnë gjithë mësimet themelore të islamizmit, megjithatë këto histori ndriçojnë çështje kyç të besimit dhe të praktikës. Ne shpresojmë që të krishterët do ta lexojnë këtë libër për të fituar më shumë njohuri për besimin dhe jetën e shokëve të vet myslimanë dhe se myslimanët do ta lexojnë atë dhe do të kuptojnë çfarë i shtyu ish bashkëbesimtarët të shpallin botërisht besimin e krishterë. Aspak nuk pretendohet se ndonjë nga këto histori, sidomos hollësitë e tyre, duhet të quhen përvoja ‘standarde’ të atyre që besojnë te Krishti. Zoti sovran merret në mënyrë të veçantë me secilin prej nesh.

Historitë janë shkruar nga lloje të ndryshëm njerëzish nga vende shumë të ndryshme dhe me dy përjashtime, në vetë mënyrën se si janë shkruar. Disa janë të pasur dhe me një arsim të lartë dhe disa janë nga një shtresë e ulur e popullsisë. Në asnjë pikë shkrimtarët nuk mohojnë të mirën në islamizëm, me të vërtetë shumë kanë respekt për të. Përvoja e tyre përqendrohet tek Jezusi (Isa), i vetmi që ortodoksia myslimane dhe Kurani pranojnë se lindi nga një virgjëreshë, si bërës i shumë mrekullive, që bëri një jetë pa mëkate, që u ngrit në qiell dhe është caktuar të kthehet në tokë në fund të kësaj epoke.

Ata janë thjesht të interesuar të tregojnë se si Zoti u bë i vërtetë për ta në një mënyrë të re nëpërmjet Jezusit, Shpëtimtarit dhe Zotit të tyre, dhe se si ata kanë gjetur kuptimin e ri të jetës dhe sigurinë e shpëtimit që vjen nëpërmjet tij. Shpresojmë që fjalët e tyre të lexohen me një mendje të hapur dhe me gatishmërinë për të kërkuar të vërtetën kudo që ajo mund të gjendet.

Share|