jump to navigation

Shënimet e dokumentuara të Kuranit

Postuar tek: Bibla dhe Kurani

Shënimet e dokumentuara të Kuranit kanë qenë çdo herë të vështira, përmes dokumenteve primare që i kemi në disponim (që i kemi cekur më parë). Shkrimet më të vjetra të myslimanëve janë traditat e myslimanëve, që i kemi të mbledhura vonë në vitin 765 P.K., (Sira i Ibn Ishak). Ende shkrimet më të vjetra që i kemi janë nga ky person. Ende, dokumentet e hershme, të cilave ne sot u referohemi janë ato që janë hartuar prej Ibn Hisham, dhe të përmbledhjet e hadithe të Al-Bukhari, myslimanëve dhe të tjerëve, të të shkruara në shekullin e nëntë, dhe 200 deri 250 vite pas këtyre fakteve. Këto dokumente janë shumë të vonshme që t’i marrim parasysh për studimin tonë. Prandaj ne duhet të shkojmë prapa në shekulin e shtatë dhe natyrisht të shohim cilat dokumente janë të vlefshme që mund të vërtetojnë sigurinë e Kuranit.

1. Doktrina e Iakobit dhe 661 kronikat

Merrni për shembull dëshimin e hershme të Muhamedit dhe “lëvizjes së tij” e vlefshme për ne jashtë traditës islamike; një pamflet antihebre (antisemitik) i shkruar në greqisht, i quajtur doktrina e Iakobit; u shkrua në Palestinë midis viteve 634 dhe 640 PAS K. (Brock 1982:9; Crone-Cook 1977:3). Doktrina na paralajmëron për hebrenjtë që ishin përzierë me saracenët, dhe rrezikun e jetës nga të rënit në duart e këtyre hebrenjëve dhe saracenëve” (Bonvetsch 1910:88; cook 1983:75). Në fakt kjo marrëdhënie duket sikur na shpie tek pushtimi që sipas një burimi të hershëm armenian përmendet që governatori i Jeruzalemit pas pasojave të pushtimit ishte hebre (Patkanean 1879:111; Sebeos 1904:103). Çfarë është domethënëse këtu: është mundësia që hebrenjtë dhe arabët (saracenët) duken të kenë qenë në aleancë së bashku gjatë kohës së pushtimit të Palestinës madje dhe pak kohë pas pushtimit të saj (Crone-Cook 1977:6).

Në doktrinë intimiteti hebreo-arab është përsëri i dukshëm me anë të treguesve që vërehen në urrejtjen kundrejt krishtërimit në anën e bashkëpushtuesve. Sipas Bonvetsch, përmendet që një hebre i konvertuar proteston që ai nuk do ta mohojë Krishtin si Birin e Perëndisë, dhe sikur të kapet nga hebreu dhe saraceni, dhe të copëtohet prej tyre (Bonvetsch 1910:88). Është pra e qartë që autori beson se hebrenjtë dhe arabët ishin së bashku në aleancë gjatë pushtimeve.

Origjinaliteti i këtij tregimi është i konfirmuar nga një hartues i madh prej Sira e Muhammad-it, Muhammad ibn Ishak, në dokumentin e njohur si Kushtetuta e Medinës. Në këtë dokument hebrenjtë shfaqen sikur kanë formuar një komunitet (ymaa) pavarësisht nga përmbajtja e fesë së tyre, dhe janë shpërndarë në mënyrë të papërshkrueshme midis një numri fisesh arabe (Gottingen 1859:342; Guillaume 1955:233;Crone-Crook 1977:7). Sipas këtyre të dyve Crone dhe Crook, ky dokument duket që të jetë një nga elementet më të hershëm të traditës islamike, përputhja e saj me tregimet më të hershme të ardhura nga jashtë që mbi origjinën e islamit është shumë domethënëse (Crone-Cook 1977:7).

Nëse këto dëshmi janë të vërteta dikush mund të pyesë se si hebrenjtë dhe saracenët (arabët) ishin aleatë edhe më vonë se 640 PAS K., kur sipas Kuranit, Muhamedi i ashpërsoi marrëdhëniet e tij me hebrenjtë rreth vitit 624 PAS K., më shumë se 15 vjet më herët?

Për t’iu përgjigjur kësaj ne kemi nevojë ti referohemi tregimit më të hershëm lidhur me karierën e profetit, e dhënë në kronikat armeniane rreth viti 660 PAS K., që është shkruar nga disa për Bishopin Sebeo (Sebeo 1904:94:96; Crone-Cook 1977;6). Kronisti e përshkruan se si Muhamedi themeloi një komunitet ku ishin të përfshirë Ishmaelitët (arabët) dhe hebrenjtë, dhe platforma e tyre e përbashkët ishte prejardhja e tyre e përbashkët Abrahami. Arabët me prejardhje nga Ishmaeli, dhe Hebrenjtë me prejardhje nga Isaku. Kronisti beson se Muhamedi u kishte dhënë të dy komuniteteve të drejtat themelore për tokën e shenjtë, ndërkohë sistematikisht siguronte për ta një gjeneologji monoteiste. Kjo nuk është diçka pa përparsi ngase ideja e ismealitëve për të drejtat e tyre në tokën shenjtë ishte diskutuar dhe refuzuar më herët te Zanafilla Rabbah (61:7), në Talmudin babilonas dhe në librin e Xhubileut (Crone-Cook 1977:159).

Kështu që vizioni i Muhamedit nuk ishte thjesht vetëm Arabia, por ishte i orientuar drejt Palestinës përgjatë hebrenjve (Crone-Cook 1977:8); një shenjë dalluese, sipas punës së bërë nga J. B. Chabot, në mënyrë të pavarur, u vërtetua në traditat historike të jakobitëve (Chabot 1910:405).

Interes të veçantë paraqesin dhe kërkimet e bëra nga Crone Cook, sipas të cilëve orientimi i Palestinës mbijetoi dhe në kohët e vona të traditës islame, me Palestinën që ndryshoi si Siria (Crone-Cook 1977:158). Ne kemi nevojë t’i drejtohemi shkrimeve të Abu Davud Sylejman b. al-Alsh’ath al-Sijistani, dhe Ahmad b. Muhammad ibn Hanbal për ta gjetur nëse profeti rekomandon Sirinë për tokën e zgjedhur nga Perëndia për shërbëtorët e tij (Abu Davud… 1384:388; Ahmad b. Muhammad ibn Hanbal 1313:33f; Munajjid 1951:47-74). Këto arsyetime mund të përshtaten shumë mirë me shpalljet e përmendura më herët nga Crone për vitin arab të hixhrës, ose ekzodin, nga Arabia për në veri, dhe jo thjesht mes për mes qyteteve të Arabisë.

Ndarja midis hebrenjve dhe arabëve, sipas kronikave armeniane të vitit 660 PAS K., ndodhi menjëherë pas pushtimit të Jeruzalemit në vitin 640 PAS K. (Sebeos 1904:98).

Ne përsëri gjejmë një numër burimesh jomyslimane që e kundërshtojnë Kuranin, duke na siguruar që ka pasur një marrëdhënie të mirë midis arabëve dhe hebrenjve të paktën dhe për 15 vjet të tjera pas asaj që Kurani të shpallej. Nëse Palestina ishte fokusi i arabëve, atëherë qyteti i Mekës vihet në pyetje.

2. Meka

Për të filluar këtë çështje së pari duhet pyetur se çka dimë për Muhamedin? Myslimanët thonë se “Meka është qendra e islamit, dhe qendra e historisë”. Sipas Kuranit shenjtërorja e parë për njerëzimin ka qenë ajo e bakahit (ose Meka), një vend i bekuar, një udhëzues për njerëzimin” (Sura 3:96). Në suren 6:92 dhe 42:5, ne gjejmë se Meka është e përshkruar si “nëna e të gjitha vendbanimeve”. Sipas traditave myslimane, Adami e ka vendosur gurin e zi në Qaben origjinale, ndërsa sipas Kuranit (sureja 2:125-127) kanë qenë Abrahami dhe Ismaeli të cilët e kanë ndërtuar Qaben e Mekës shumë vjet më vonë. Kështu nga nënkuptimi, Meka është konsideruar nga myslimanët se është vendi i parë dhe më i rëndësishëmi në botë! Në fakt shumë tregime për Muhamedin lidhen rreth Mekës, dhe se vitet e tij të edukimit kanë kaluar aty, dhe se Meka ishte vendi që ai vendosi të kthehej derisa ishte në ekzil në Medinë.

Përveç vështirësive të dukshme në gjetjen e ndonjë dokumentacioni arkeologjik që evidenton nëse Abrahami shkoi dhe jetoi ndonjëherë në Mekë, problemi që ngrihet qëndron në gjetjen e referencave të këtij qyteti përpara krijimit të islamit. Nga rikërkimi i marrë përsipër nga Crone dhe Cook, supozimi i parë dhe referenca e vetme paraislamike për Mekën është hamendje për një qytet të quajtur “Makobara” nga gjeografi greko-egjyptian Ptolemeu në mesin e shekullit të dytë PAS K., megjithëse nuk jemi të sigurtë nëse ky aluzion i Ptolemeut i referohej Mekës, pasi ai e përmend emrin vetëm në kalim e sipër. Për më tej sipas Dr. Crone, tri letrat rrënjësore arabe për Mekën (MKK) as nuk përputhen me tri letrat rrënjësore Arabe për Makorabën (KRB) (pasi shkronjat ma - të cilat paraprijnë ‘koraba’, i japin kuptimin vendit). Në këtë mënyrë nuk ka absolutisht asnjë raport tjetër lidhur me Mekën apo me Qaben e saj në dokumentat e lashta origjinale, deri vonë në shekullin e shtatë PAS K. Në fakt, ata pretendojnë, “që referencat më të hershme janë ato që janë gjetur në një version sirian të zbulesës së pseudometodistit (Crone-Cook 1977:22,171).

Sidoqoftë, megjithëse zbulesa në vetvete daton vonë nga shekulli i shtatë, referencat për Mekën janë gjetur vetëm në kopjet e vona, dhe nuk janë të pranishme në traditat e vona siriane dhe evropiane, dhe nuk shfaqen në Përmbledhjen e Shkrimeve të Lashta të Vatikanit, i konsideruar nga etimologët se është teksti më i hershëm (që i referohet diskutimit mbi këtë problem midis Nau dhe Kmosko në shënimet “7,” f.171, në Crone & Cook’s Hagarism: 1977).

Një referencë tjetër për Mekën, sipas Crone dhe Cook, është e pranishme në vazhdimësinë e bizantisë arabe, e cila është një burim që daton që nga mbretërimi i Kalifit Hisham, i cili sundoi midis viteve 724-743 PAS K. (Crone-Cook 1977:22, 171).

Prandaj, evidenca më prezantuese që ne kemi për ekzistencën e Mekës është plotësisht 100 vjet pas datës kur tradita islamike dhe Kurani e vendosi atë. Pse? Sigurisht, nëse ky ishte një qytet kaq i rëndësishëm, dikush, diku duhet ta kishte përmendur; ndërsa ne nuk gjejmë asgjë veçse një hamendje të vogël nga Ptolemeu 500 vjet më herët, dhe këto shpallje fillestare janë nga fundi i shekullit të shtatë dhe fillimi i shekullit të tetë. Por kjo nuk është e tëra për myslimanët që pretendojnë se Meka nuk ishte vetëm një qytet i lashtë dhe i madh, por dhe qendra e tregtisë për Arabinë e shekullit të shtatë dhe më përpara (Cook 1983:74; Crone 1987:3-6).

Dhe më shumë sipas kërkimeve intensive nga Bulliet për historinë e tregtisë në Lindjen e Mesme antike, tregohet që myslimanët janë pothuajse gabim, sepse Meka as që ishte një nga rrugët kryesore të tregtisë. Arsyeja për këtë, vazhdon ai, ishte se “Meka ishte përfshirë në atë kohë në zonën e gjirit. Vetëm nga harta më e keqe që mund të lexohet si një kryqëzim i natyrshëm midis veriut dhe jugut dhe lindjes e perëndimit.” (Bulliet 1975:105).

Kjo më vonë dëshmohet nga një kërkim i mëtejshëm i marrë përsipër nga Grum dhe Muller, i cili pohon që Meka thjesht nuk mund të ketë qenë një nga rrugët tregtare, pasi që ishte e përfshirë larg rrugëve natyrale. Në fakt ata pretendojnë që rrugët e tregtisë e kanë kaluar anash Mekën nga disa qindra milje (Groom 1981:193; Muller 1978:723).

Patricia Crone, në punën e saj mbi Tregtinë e Mekës dhe Ngritjen e Islamit shton një arsye praktike e cila është veneruar shumë herë nga historianë të hershëm. Ajo na tregon që, “Meka ishte një vend i shkretë, dhe në vende të shkreta nuk bëhen ndalime të përkohshme, sidomos kur ata gjenden në një distancë të shkurtër nga gjelbërimi i famshëm. Pse karvanet duhet të shkonin lart e poshtë nëpër stepa në luginën e shkretë të Mekës, ndërkohë që mund të ndalonin në Taif. Meka kishte sigurisht një shenjtore dhe një pus, por këto i kishte dhe Taifi i cili kishte edhe ushqim gjithashtu” (Crone 1987:6-7); Crone-Cook 1977:22).

Për më tepër, Patricia Crone pyet, “çfarë kushtesh gjendeshin atëherë në Arabi që mund të përballohej një distancë e tillë, nëpërmjet një bote kaq jomikpritëse, dhe ende të shitej me një fitim kaq të madh që të mbështeste rritjen e qytetit në një zonë kaq të shkretë nga burimet natyrore?” (Crone 1987:7) Nuk kishte prodhime, lloje të bimëve aromatike ose egzotika të mira, si shumë shkrimtarë të hershëm dhe të njohur kanë shkruar.

Në studimin e saj mbi Tregtinë e Mekës, Dr.Crone tregon që nga 15 llojet e bimëve që i ishin kushtuar Mekës: 6 prej tyre u zhdukën para shekullit të gjashtë; dy u importuan nga deti; dy ishin ekskluzivisht nga Afrika Lindore; dhe dy ishin jashtë interesit dhe kurrë nuk u tregtuan; njëra kishte problem identiteti, dhe dy as që mund të identifikoheshin (Crone 1987:51-83). Si pasojë, as edhe një nga 15 llojet e erëzave nuk mund t’i atribuohen Mekës. Pra cila ishte tregëtia për të cilën Meka ishte e famshme? Disa myslimanë pretendojnë që ishte shkëmbimi i parave ose ndoshta tufat e deveve; në një pozitë kaq të shkretë?

Sipas rikërkimeve më të besueshme nga Kister dhe Sprenger, arabët ishin të përfshirë në një lloj tregëtie e konsideruar e një lloji të ultë, në atë të lëkurës dhe veshjeve; artikuj të vështirë të cilët mund të kenë themeluar një grup territoresh me përmasa ndërkombëtare (Kister 1965: 116; Sprenger 1869:94).

Problemi i vërtetë me Mekën, ishte se tregëtia ndërkombëtare nuk po zinte vend në Arabi, madje as duke pretenduar vetëm për Mekën, menjëherë në shekullin mbas lindjes së Muhamedit. Duket që shumë nga të dhënat tona për këtë zonë kanë qenë ndryshe nga ato që na kanë ardhur për shkak të kërkimeve të parregullta, të burimeve origjinale të bëra nga Lammens, “një studiues jo shumë i besueshëm,” dhe të përsëritura nga orientalistët e mëdhenj Vats, Shaban, Rodinson, Hitti, Levis, dhe Shahid (Crone 1987:3,6). Lammens, duke përdorur burimet e shekullit të parë (si Periplus 50 PAS K. dhe Pliny –79 PAS K.) duhet të ketë përdorur edhe historianët grekë, bizantinë dhe egjiptianë të fund shekullit të gjashtë të cilët ishin më afër ngjarjeve (si Cosmas, Procopius dhe Theodoretus – Crone 1987:3, 19-22,44). Përshkak se ata nuk ishin vetëm tregtarë, udhëtarë dhe gjeografë, por historianë, ata e njihnin zonën dhe periudhën dhe prandaj mund të jepnin një pamje më të përshtatshme.

Sikur t’u ishte referuar këtyre historianëve të vonshën ai do të kishte gjetur që tregëtia greke midis Indisë dhe mesdheut ishte plotësisht e lidhur me detin pas shekullit të parë PAS K. (Crone 1987:29). Mjafton t’i hedhësh një sy hartës për të kuptuar pse. Nuk kishte kuptim të udhëtoje rreth e rrotull për të shitur materialet kur rruga ujore ishte shumë afër. Patricia Crone tregon se në Romën e Diokletianit ishte më lirë që t’ çoje barërat 1250 milje nga deti sesa t’i transportoje 50 milje nga toka. (Crone 1987:7). Largësia nga Najrani, Jemeni në jug, për në Gaza në veri ishte pothuajse 1250 milje. Pse mos të udhëtonin tregtarët me mallërat e tyre nga India me anë të detit, dhe të zbarkonin në Aden, ndërkohë që duhet të ngarkonin mallin në devet që ecnin shumë ngadalë dhe ishin të kushtueshme, dhe të ecnin rreth e qark arabëve jomikpritës, dhe shkretëtirës së Gazës, kur mund të hypnin në anije duke ndjekur rrugën e Detit të Kuq deri në bregun perëndimor të Arabia?

Gjendeshin probleme të tjera gjithashtu. Sikur Lammens ti kishte bërë kërkimet e tij mirë do të kishte vërejtur se tregtia Greko-Romake nga shekulli i tretë PAS K.ra në kolaps. Kështu që në kohën e Muhamedit nuk kishte rrugë tregtare, dhe asnjë treg romak tek i cili shitja ishte e destinuar (Crone 1987:29). Në mënyrë të ngjashme ai duhet të kishte gjetur se tregu që mbeti ishte i kontrolluar nga etiopiasit dhe jo nga arabët, dhe që Adulisi në bregun etiopas të Detit të Kuq dhe jo Meka, ishte qendër tregtare në atë zonë (Crone 1987 : 11,41-42).

Për më tepër domethënie, sikur të kishte marrë kohë Lammens për të studiuar burimet e hershme greke, ai do të kishte zbuluar se grekët të cilëve tregtia u kishte humbur, nuk kishin dëgjuar kurrë për një vend të quajtur Mekë (Crone 1987 : 11,41-42). Nëqoftëse, sipas traditës myslimane dhe orientalistëve të atëhershëm, Meka ishte kaq e rëndësishme, sigurisht për ata të cilët tregtia ishte duke shkuar mirë, do të mund ta kishin vënë re ekzistencën e saj. Por ende nuk gjejmë diçka. Crone në punë e saj na tregon që dokumentet e tregtisë greke i referohen qytetit të Taifit (i cili është afër Mekës së sotme), dhe Jatribit (më vonë Medina), si dhe Kajbar në veri, por nuk përmendet që tregtia është bërë në Mekë (Crone 1987:11). Madje dhe sasanidasit persianë, të cilët kanë kaluar në Arabi midis viteve 309 dhe 507 PAS K., e përmendin qytetin e Jatribit (Medina) dhe Tihama, por jo Mekën (Crone 1987:46-50). Kjo më të vërtetë është shqetësuese.

Sikur orientalistët e vonshëm të ishin shqetësuar për të kontrolluar burimet e Lamensit, ata gjithashtu do të kishin kuptuar se qëkur rruga tokësore nuk u përdor pas shekullit të parë PAS K., ajo sigurisht nuk ishte në përdorim gjatë shekullit të pestë dhe të gjashtë (Crone 1987:46-50), dhe një pjesë e mirë e asaj që është shkruar në lidhje me Mekën mund të ishte korrigjuar më përpara.

Përfundimisht, problemi i lokacionit të Mekës në dokumentet e hershme nuk është unik, sepse ka madje konfuzion përbrenda traditës islamike aty ku Meka ishte saktësisht e vendosur në fillim (shiko diskutimin mbi evolucionin e zonës së Mekës në Crone & Cook’s Hagarism 1977:23,173). Sipas kërkimeve të bëra nga J. Van Ess, në luftën e parë dhe të dytë civile, ka tregime të njerëzve që rrjedhin nga Medina në Irak për në Mekë (Van Ess 1971:16; shiko gjithashtu Muhamed b. Ahmad al-Dhahabi 1369:343). Meka gjendet në veriperëndim të Medinës, dhe Iraku në verilindje. Kështu që shenjëtorja për islamin, sipas këtyre traditave ishte në një kohë në veri të Medinës, që gjendet në krahë të kundërt nga ku Meka është sot.

Kemi ngelur pra në një gjendje pasigurie. Nëse Meka nuk ishte qendra e madhe tregtare që tradita myslimane do që ne ta besojmë, nëse nuk ishte e njohur nga njerëzit që jetuan dhe shkruan në atë kohë, dhe që as nuk ishte i cilësuar si qytet gjatë kohës së Muhamedit, me siguri nuk do të ketë qenë qendra e botës myslimane në atë kohë. Çfarë qyteti ishte atëherë? Përgjigjja nuk është shumë e vështirë për t’u gjetur, sepse ka qenë pothuajse gati. Me sa duket Jeruzalemi dhe jo Meka ka qenë qendra dhe shenjëtorja e hagarenjëve, ose maghrebitëve (emrat e hershëm të arabëve) rreth viteve 700 PAS K.

Diskutimi i mëparshëm lidhur me hixhrën, kiblën dhe për hebrenjtë që tregonin që ajo ishte drejt veriut, me shumë mundësi Palestina, ku hixhra ishte e drejtuar, ajo gjindej diku në veriperëndim të Arabisë nga hagarenjët, u kthyen që të luten, dhe kjo ishte përkundrejt hebrenjve që pushtuesit i larguan. (Crone-Cook 1977:9,160-161,23-24,6-9). A ekzistojnë probleme të njëjta edhe me Biblën?