jump to navigation

Kush erdhi te Jezusi për shërbëtorin e centurionit?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A erdhi centurioni i Kapernaumit personalisht për ta pyetur Jezusin që ta shëronte shërbëtorin e tij (Mateu 8:5), apo dërgoi pleqtë judenj dhe shokët e tij (Luka 7:3,6)?

(Kategoria: Tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vëmendje dhe është keqkuptuar qëllimi i autorit).

Kjo nuk është një mospërputhje por më saktë një keqkuptim i sekuencës, si dhe një keqkuptim i qëllimit të autorit. Centurioni fillimisht e dërgoi mesazhin e tij tek Jezusi përmes pleqve Judenj. Gjithashtu është e mundshme që ai erdhi personalisht te Jezusi pasi që kishte dërguar pleqtë tek Jezusi. Mateu e përmend centurionin pasi që ai ishte në nevojë, ndërsa Luka përmend përpjekjet e pleqve Judenj pasi që ata ishin ata që kishin bërë kontaktin fillestar.

Ne dimë edhe për rastet e tjera ku vepra që një person u thotë të tjerëve ta bëjnë, është bërë në fakt përmes vet atij. Një shembull i mirë është pagëzimi i bërë nga dishepujt e Jezusit, por thuhej që Jezusi pagëzonte, (Gjoni 4:1-2). Ne gjithashtu mund ta kuptojmë pse secili autor zgjodhi ta përshkruante ndryshe ngjarjen, duke kuptuar arsyen pse ata e shkruan atë. Arsyeja pse Mateu flet për këtë ngjarje është jo vetëm që të tregonte se kjo faktikisht kishte ndodhur por për të treguar faktin që të gjitha kombet janë të rëndësishme për Krishtin. Kjo është arsyeja pse Mateu flet për centurionin në vend të lajmëtarëve të tij.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse Mateu harxhon më pak kohë duke folur për vet ngjarjen dhe më tepër kohë në shëmbëlltyrën e mbretërisë së qiejve. Mateu dëshiron të tregojë që Jezusi ka të bëjë me të gjithë njerëzit. Luka në rrëfimin e tij as që tregon për shëmbëlltyrën që Jezusi ju tha njerëzve, por koncentrohet në tregimin e ngjarjes në më tepër detaje,në këtë mënyrë koncentrohet më tepër në humanitetin e Jezusit duke i dëgjuar lajmëtarët, faktin që ai është i impresionuar nga besimi i centurionit dhe arsyeja pse është aq i impresionuar; sepse centurioni nuk e konsideron veten “të denjë” që të shkojë para Jezusit. Përfundimisht kjo na çon tek dhembshuria e treguar nga Jezusi në shërimin e shërbëtorit të centurionit pa shkuar faktikisht tek shtëpia e centurionit.