A iu shfaq Jezusi të 12 apo 11 dishepujve?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA iu shfaq Jezusi të dymbëdhjetë dishepujve pas ringjalljes (1Korintasit 15:5), ose ishte të njëmbëdhjetëve (Mateu 27:3-5; Marku 16:14; Luka 24:9,33; Veprat 1:9-26)?
(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)
Këtu nuk ka asnjë mospërputhje sapo të kuptoni sesi janë duke u përdorur fjalët. Në të gjitha referencat e dhëna për njëmbëdhjetë dishepujt, qëllimi i shënimit të tregimit është për të qënë i saktë për atë moment të caktuar të kohës kur është folur. Pas vdekjes së Judës ishin vetëm njëmbëdhjetë dishepuj, dhe mbeti ashtu derisa Matia u zgjodh për t’i zënë vendin Judës. Prandaj tek 1Korintasit 15:5 termi i përgjithshëm ‘të dymbëdhjetët’ është përdorur për dishepujt sepse Matiasi ishte gjithashtu i numëruar me të dymbëdhjetët, përderisa ai gjithashtu dëshmoi për vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit, ashtu si e regjistron edhe pasazhi i cekur i Shabirit tek Veprat 1:21-22.