jump to navigation

Kujt iu shit Jozefi: ismaelitëve apo Potifarit?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A e shitën madianitët Jozefin “ismaelitëve” (Zanafilla 37:28), ose Potifarit, që ishte nëpunës i Faraonit (Zanafilla 37:36)?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Kjo në dukje mospërputhje është shumë e çuditshme sepse tregon një keqkuptim të qartë të tekstit tek Zanafilla 37:25-36. Shtrohet pyetja,”kujt ja shitën madianitët Jozefin!” Vargu 28 thotë ismaelitëve ndërsa vargu 36 Potifarit. Tregtarët shëtitës përbëheshin nga tregtarë ismaelitë dhe madianitë të cilët e blenë Jozefin nga vëllezërit e tij dhe ata pastaj ia shitën atë Potifarit në Egjipt. Fjalët ismaelitë dhe madianitë përdoren në mënyrë alternuese. Kjo do të dukej plotësisht e qartë sapo të lexosh vargun 27 dhe 28 së bashku. Përdorimin më të qartë të këtyre dy emrave mund ta gjejmë tek Gjyqtarët 8:24.