jump to navigation

A u shkatërruan ata plotësisht?

Postuar tek: Kundërtheniet Kuranore

Suretu El Furkan 25:35-38 (përkthim i Shakir’it):

Dhe padyshim Ne Musait i patëm dhënë Librin, edhe Ne e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që ta ketë si ndihmës.

Dhe Ne U thamë: “Shkoni ju të dy te ai popull që i përgënjeshtroi argumentet Tona!” E Ne pastaj i shkatërrruam ata me shkatërrim të plotë.

Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.

Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).

Edhe më pas në ajetin 39 lexojme:

Pickthall Çdonjёrin (prej tyre) Ne e paralajmёruam me shembuj, dhe çdonjёrit (prej Tyre) Ne e sollëm ne shkatërrim te plotë.
Yusufali Çdonjёrit Ne i dërguam histori e shembuj; dhe çdonjërin Ne e thyem deri ne zhdukje te plotë (per mëkatet e tyre)
Shakir Dhe çdonjёrit Ne i dhamё shembuj dhe çdonjërin Ne e shkatërruam me shkatërrim te plotë.
Sher Ali Dhe çdonjёrit Ne i dërguam shembuj; dhe çdonjërin Ne e shkatërruam plotësisht
Rashad Khalifa Çdonjёrit prej këtyre grupeve ne u dërguam shembuj te mjaftueshëm, përpara se ti zhduknim ata plotësisht.

Është rënë dakort ne përgjithësi ndërmjet MyslimanÑ‘ve dhe te Krishterëve se njerëzit e Noas u shkatërruan plotësisht nga nje përmbytje. Ne dime fare pak per Adin dhe Samodin (Themudin) ose “banorët e Rasit” por unë nuk do e kundërshtoj faktin se ata u zhduken krejtësisht, pasi ne nuk dime sot për ndonjë pasardhës të tyre. Shpesh nuk bëhet e qartë as se kush ishin ata.

Sidoqoftë, edhe Myslimanët edhe te Krishterët bien dakort se Moisiu dhe Aaroni u dërguan në Izrael dhe te Egjiptianët me mesazhin e tyre.

Kur’ani përmbledh seksionin 25:35-38 ne ajetin 39 me deklaratën se të gjithë ata që u përmendën u shkatërruan plotësisht.

Por as Izraeli e as populli i Egjiptit nuk u shkatërruan plotësisht. Duket se shkruesi i Kur’anit është rrëmbyer pak me paralajmërimet e shkatërrimit dhe e ka mbitheksuar tej mase këtë pike teksa shohim historinë e popujve te Izraelit dhe Egjiptit. Ata kanë vazhduar te ekzistojnë nga koha e Moisiut e deri më sot. Egjiptianët nuk u shkatërruan plotësisht. Ata humbën shumë nga ushtria e tyre në ndjekjen e Izraelitëve nën urdhrin e Faraonit, duke u mbytur pas mrekullisë që Perëndia bëri e që është rrëfyer edhe ne Bibël edhe ne Kur’an. Por shumica e popullit Egjiptian nuk u prek, madje as edhe pjesa me e madhe e udhëheqësve te Egjiptit, duke qënë se nuk ka gjasa që të gjithë ata të kenë rendur pas Izraelitëve.

Ky është një gabim i thjeshtë historik. A mos duhet të mendojmë se Perëndia nuk e vuri re pjesën që vazhdoi të ekzistonte nga Egjiptianët kur u shkruan këto vargje? Aspak. As Muhamedi vetë nuk duhet ta kishte injoruar këtë fakt, por ai u rrëmbye ne përpjekjen e tij për të trëmbur banorët e Mekës që të pranonin mesazhin e tij (shih Suretu 25:41-42).