Sa ditë iu desh Allahut për të shkatërruar popullin e Adit?
Postuar tek: Kundërtheniet KuranoreKurani flet në pasazhe të ndryshme rreth shkatrimit të njerzëve që jetonin në “Adi” Se si Allahu i dërgoi erëra të forta si ndëshkim pë mosbindjen e tyre. Megjithatë Kurani bie në kontraditë përsa i përket numrit të ditëve që erërat rezistuan.
Sure 54:18-19
Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?.
Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë.
Sure 41:16
Andaj Ne kundër tyre lëshuan një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza për t’u dhënë të pëjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
Sure 69:6-7
Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.
Sipas Sures 54:19, erërat vazhduan për një ditë të vetme, por sipas 41:16 përdor formën shumëse që sygjeron të disa ditëve, dhe 69:7 e specifikon me pikmëri 8 ditë rresht.