jump to navigation

Ku shkuan parat e Judës: për arë apo Tempull?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A e bleu Juda një arë (Veprat 1:18) me paratë e gjakut, që i fitoi për tradhëtimin i Jezusit, apo i hodhi ato në tempull (Mateu 27:5)?

(Kategoria: Është keqkuptuar qëllimi i autorit)

Kjo mospërputhje e dukshme shtron pyetjen, “Çfarë bëri Juda me paratë e gjakut që i fitoi për trdhëtimin e Jezusit?” Tek Veprat 1:18 pretendohet se Juda bleu një arë. Tek Mateu 27:5 ato para janë hedhur në Tempull prej nga priftërinjtë i përdorën për blerjen e një are. Mirëpo, me anë të një shqyrtimi të kujdesshëm nga afër, duket se njëri pasazh është thjesht një përmbledhje e tjetrit. Mateu 27:1-10 përshkruan në hollësi ngjarjet që ndodhën në lidhje me tradhëtimin e Jezusit nga ana e Judës, dhe rëndësinë e tyre sa i përket përmbushjes së Shkrimeve.

Veçanërisht ai citon nga profeti Zakaria 11:12-13 për të cilat shkrime shumë mendojnë se janë sqarime të profecive të gjetura tek Jeremia 19:1-13 dhe 32:6-9. Mirëpo, në fragmentin tekVeprat 1:18-19, Luka bën një përmbledhje të shkurtër të diçkaje që njerëzit tashmë e dinin, si një pikë e sqarimit të fjalimit të Pjetrit, midis besimtarëve (të njëjtën situatë e kemi gjetur më herët tek pyetja numër 57). Kjo ilustrohet nga fakti që tek vargu 19 ai thotë: “Kjo iu bë e njohur të gjithë banorëve të Jerusalemit”. Gjithashtu është më se mundshme që gjatë kohës së shkrimit të Lukës, Ungjilli i regjistruar tashmë kishte filluar të qarkullonte midis besimtarëve. Prandaj Luka nuk kishte nevojë të hynte në detajet e fakteve të vdekjes së Judës.