jump to navigation

Si u shndërrua uji në gjak?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Si munden magjistarët e Egjiptit ta kthenin ujin në gjak (Eksodi 7:22), nëse i tërë uji që ishte në dispozicion tashmë ishte i kthyer nga Mojsiu dhe Aaroni (Eksodi 7:20-21)?

(Kategoria: Nuk është lexuar i tërë teksti dhe imponohet programi i tij personal)

Kjo është një pyetje paksa qesharake. Fillimisht, Mojsiu dhe Aaroni nuk e kthyen në gjak tërë ujin që ishte në dispozicion, siç e citon Shabiri, por vetëm ujin e lumit Nil (shiko vargun 20). Kishte mjaft ujë tjetër për magjistarët e Faraonit që ta përdornin. Ne e dimë këtë gjë, sepse tek disa vargje më pas (vargu 24) thuhet: “dhe tërë egjiptasit gërmuan në afërsi të lumit për të kërkuar ujë të pijshëm sepse nuk mund të pinin ujin e lumit”. Prandaj ku qëndron vështirësia për magjistarët që të demonstrojnë se ata mund ta bënin një gjë të tillë? Jo vetëm që Shabiri nuk e ka lexuar tërë tekstin, por ka imponuar diçka në tekstin që ka lexuar, që thjesht nuk është aty.