A ranë apo jo shoëqruesit e Palit përtokë?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlKur Pali pa dritën dhe ra përtokë, a ranë shoqëruesit e tij gjithashtu (Veprat 26:14) apo jo (Veprat 9:7)?
(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimi i greqishtes ose teksti është i pajtueshëm nëse i kushtohet më tepër vëmendje)
Ekzistojnë dy shpjegime të mundshme të kësaj pike. Fjale e përkthyer “ndaluan” gjithashtu do të thotë të jesh i shtangur, të jesh i bllokuar në një vend. Kjo është një gjë që mund të përjetohet edhe kur qëndron edhe kur je i shtrirë. Një shpjegim tjetër mund të jetë ky: Veprat 26:14 thotë që rënia përtokë e parë ndodhi kur dritë ndriçoi përreth, para se zëri u dëgjua. Veprat 9:7 thotë që burrat “ndaluan të habitur” pasi që zëri kishte folur.
Do të kishte kohë të mjaftueshme për ata që të ngrihen në kohën që zëri po i fliste Saulit, veçanërisht pasi që ky zë nuk kishte ndonjë rëndësi apo domethënie për ta. Sauli, në anën tjetër, e kuptoi zërin dhe pa dyshim që ishte i shtangur nga frika pasi që papritur e kuptoi që për një kohë aq të gjatë ishte duke i përndjekur dhe vrarë ata që ishin duke e ndjekur Perëndinë. Ai në fakt kishte punuar kundër Perëndisë, të cilit ai mendonte se po i shërbente. Ky realizim i tmerrshëm siç duket e mbajti në tokë më gjatë se shoqëruesit e tij. (Haley f. 359)