KAPITULLI 6: SHOKU I LUTJES JETON NĂ‹ TY
Postuar tek: Ndryshoje Botën me anë të LutjesFryma e Shenjtë, Personi i tretë i Trinisë nuk banon vetëm në qiell. Ai është dërguar nga Jezusi (Gjoni 16:7) dhe nga Ati (14:26), për të banuar te besimtari (Gjoni 14:17). Kështu, si besimtar, je bërë tempulli i Perëndisë (1 Korintasve 3:16-17). Çfarë bën Fryma e Shenjtë që është në ty? Ai të shenjtëron (2 Thesalonikasve 2:13), të jep fuqi (Veprat e Apostujve 1:8), të udhëheq (Gjoni 16:13), dëshmon nëpërmjet teje (1 Gjonit 5:8; Veprat e Apostujve 1:8) dhe të ndihmon në lutje (Romakëve 8:26). Fryma e Shenjtë është Fryma e lutjes. Ai lutet duke folur drejtpërdrejt me Personat e tjerë hyjnorë. Ai lutet edhe në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, duke folur nëpërmjet besimtarëve. Lutja është në natyrën e Perëndisë Bir dhe Perëndisë Frymë. Ata luten vazhdimisht.
PerĂ«ndia dĂ«shiron qĂ« ti tĂ« bashkohesh me Krishtin nĂ« ndĂ«rmjetĂ«sim, derisa vullneti i Tij tĂ« bĂ«het nĂ« tokĂ« dhe tĂ« bashkohesh me FrymĂ«n e ShenjtĂ«, qĂ« lutja jote tĂ« bĂ«het e vlefshme, qĂ« tĂ« tĂ« udhĂ«heqĂ« dhe t’i japĂ« fuqi ndĂ«rmjetĂ«simit tĂ«nd. Me fjalĂ« tĂ« tjera, kur lutesh, PerĂ«ndia Bir Ă«shtĂ« shoku yt nĂ« lutje, nĂ« fronin qiellor dhe PerĂ«ndia FrymĂ« Ă«shtĂ« shoku yt nĂ« lutje, qĂ« banon nĂ« ty. Ashtu si PerĂ«ndia AtĂ« mbetet i padukshĂ«m, pĂ«rballĂ« syve tĂ« tu njerĂ«zorĂ«, po kĂ«shtu edhe PerĂ«ndia FrymĂ« Ă«shtĂ« i padukshĂ«m. Por ashtu siç ne besojmĂ« qĂ« PerĂ«ndia Ă«shtĂ« Ati ynĂ« dhe Krishti na ka shpenguar, po kĂ«shtu kemi sigurinĂ« se Fryma e ShenjtĂ« vepron brenda nesh.
Të jesh i mbushur me Frymën e Shenjtë do të thotë të jesh i mbushur me Frymën e ndërmjetësimit. Kur je i mbushur me Frymën e Shenjtë, lutja bëhet një frymëmarrje e vërtetë e shpirtit. Fryma e Shenjtë kërkon të realizojë qëllimin për të cilin banon në ty: të zbatosh vullnetin e Perëndisë mbi tokë. Perëndia ka vendosur të kryejë vullnetin e Tij duke përdorur lutjen e besimtarëve. Prandaj Fryma e Shenjtë dëshiron që ta bëjë ndërmjetësimin tënd një nga shprehjet më të mëdha të jetës tënde frymërore.
FRYMA E SHENJTË PËRSHTAT DHE SHNDËRRON LUTJEN TËNDE
Fryma e ShenjtĂ« rrit dĂ«shirĂ«n tĂ«nde pĂ«r t’u lutur. Ashtu si pĂ«r njĂ« fĂ«mijĂ« Ă«shtĂ« e natyrshme tĂ« flasĂ« me atin e tij, po kĂ«shtu pĂ«r besimtarin Ă«shtĂ« e natyrshme tĂ« flasĂ« me Atin e Tij qiellor nĂ«pĂ«rmjet lutjes. Fryma e ShenjtĂ« Ă«shtĂ« i pranishĂ«m qĂ« nga çasti i lindjes frymĂ«rore, pĂ«r tĂ« inkurajuar dhe pĂ«r tĂ« rritur dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’u lutur. PĂ«r njĂ« tĂ« krishterĂ« mungesa e kĂ«saj dĂ«shire Ă«shtĂ« shenjĂ« e njĂ« shĂ«ndeti tĂ« keq frymĂ«ror. NjĂ« besimtar mishĂ«ror gjen shumĂ« justifikime pĂ«r ta lĂ«nĂ« pas dore lutjen dhe Satani Ă«shtĂ« gjithmonĂ« i gatshĂ«m ta ndihmojĂ«, por njĂ« besimtar i mbushur me FrymĂ« e lĂ« veten tĂ« drejtohet nĂ« lutje nga Fryma e ShenjtĂ«, qĂ« banon nĂ« tĂ«. Kur lutesh, Fryma e ShenjtĂ« tĂ« sjell ndĂ«rmend Shkrimin. NjĂ« nga detyrat e FrymĂ«s Ă«shtĂ« tĂ« na kujtojĂ« gjĂ«rat e rĂ«ndĂ«sishme. Atij i pĂ«lqen tĂ« na kujtojĂ« vargjet nga Shkrimi, sepse ai Ă«shtĂ« shpata pĂ«r tĂ« luftuar forcat e liga (EfesianĂ«ve 6:17).
Ai tĂ« kujton ato vargje nga Shkrimi, qĂ« janĂ« plot lavdĂ«rim, qĂ« t’i citosh nĂ« lutjen tĂ«nde. Ai tĂ« bĂ«n tĂ« kujtosh premtimet e Shkrimit pĂ«r tĂ« forcuar besimin tĂ«nd. MĂ«so pĂ«rmendĂ«sh disa psalme lavdĂ«rimi, lavdĂ«rimet e DhjatĂ«s sĂ« Re dhe disa vargje lutjeje dhe shprese. Kjo do tĂ« jetĂ« njĂ« bekim kur tĂ« pĂ«rdorĂ«sh vetĂ« fjalĂ«t e PerĂ«ndisĂ« ndĂ«rsa lutesh (Psalmi 119:11).
Fryma e Shenjtë të kujton qëllimin që duhet të kesh. Fryma dëshiron të vendosë përballë nesh përfytyrimin e Jezusit, që të na bëjë të thellojmë dëshirën për të qenë më të ngjashëm me Të (2 Korintasve 3:18) dhe na qorton kur nuk e realizojmë këtë qëllim. Gjithashtu Fryma na paraqet personazhet e Biblës dhe njerëzit e Perëndisë të brezave të kaluara dhe në shëmbullin e tyre ne mund të rritemi frymërisht. Por tani është shumë më e rëndësishme të kalosh një periudhë kohe në leximin e përditshëm dhe metodik të Fjalës së Perëndisë. Ndërsa lutesh për kishën tënde, për organizatën misionare, për kombin tënd, ose, për ta thënë më mirë, për botën tënde, Fryma do të të kujtojë edhe nevojat e veçanta. Fryma e Shenjtë do të të tregojë nevojat e veçanta. Fryma do të tregojë atë që të tjerët nuk arrijnë ta shohin. Fryma do të të bëjë të ndjeshëm për nevojat e atyre që janë të trishtuar apo të dekurajuar. Ai do të të bëjë të vuash për neglizhencat frymërore, dhe do të bëjë të utesh për një rizgjim, do të të drejtojë të lutesh për rritjen e Kishës, për rininë që të rrethon, për shërbëtorët e Perëndisë që kanë detyra të veçanta.
Nëse Fryma e Shenjtë të paraqet nevojën për të cilën të lutesh, Satani të vendos përballë tyre me një frymë kritike, për të rënë në thashetheme. Kujto gjithmonë se Fryma e Perëndisë do që të të bëjë një ndërmjetës të përkushtuar dhe jo një thashethemexhi apo kritikues. Shpeshherë është e nevojshme të ndash me vëllezërit e tjerë ankthet në bashkësinë tënde, të kombit tënd dhe të botës në të cilën jeton. Mbi të gjitha, qëllimi i përparimit dhe i shpërndarjes së Ungjillit duhet të të çojë të bashkohesh me të tjerët në lutje, që të kesh fuqinë më të madhe. Fryma e Shenjtë është gjithmonë gati të të ndihmojë në raste të tilla dhe Krishti ka premtuar se do të jetë gjithmonë me ty (Gjoni 14-16).
Fryma e Shenjtë të beson detyrën e lutjes. Zemra e Perëndisë është e dëshpëruar nga mëkati, moskokëçarja dhe ligësia e kohës tonë. Shpëtimtari i dashur dhe Fryma e Shenjtë ndërmjetësojnë për viktimat e korrupsionit, për familjet e ndara dhe për të gjitha të këqijat e shoqërisë. Ata dëshirojnë me zjarr që edhe ti të bashkohesh me ta, duke ndërmjetësuar çdo ditë për të sëmurët, për ata që vuajnë nga depresioni, për të humburit dhe për ata që janë të shkatërruar nga mëkati.
Perëndia Atë dëshiron që të Tijtë të ndërmjetësojnë për të gjithë ata që janë në nevojë. Perëndia dëgjon vajin e jetimit, ngashërimin e zemrës së thyer, fjalët e këqija të kriminelëve dhe klithmat e viktimave të tyre. Perëndia dëgjon britmën e të burgosurve, të mërguarve dhe nevojat e atyre që vuajnë nga uria. Ai është i mëshirshëm ndaj dhimbjes së atyre që janë në zi, ndaj dobësisë dhe dëshpërimit të atyre që janë skllevër të zakoneve mëkatare. Ai kupton errësirat frymërore dhe i shpërbën ato, por thellon pakënaqësinë e atyre që nuk e kanë njohur kurrë Ungjillin.
Sigurisht, Jezusi qan edhe mbi qytetet tona, ashtu siç qau mbi Jerusalemin, sepse dashuria e Tij është e njëjtë dje, sot dhe përgjithmonë (Hebrenjve 13:8). Ai do me një dashuri të thellë çdo qenie njerëzore qoftë ateist, kriminel apo terrorist, pavarësisht nga mëkatet e tyre. është detyrë e veçantë e Frymës së Shenjtë të vendosë në zemrën tënde peshën e lutjes, për të gjitha këto nevoja. Perëndia dëshiron ta shprehë dashurinë e Tij të madhe nëpërmjet lutjes tënde. Madje, në masën që ti lutesh me besnikëri dhe sinqeritet për nevojat e ndryshme, Fryma e Shenjtë do të të besojë edhe detyra për të dhënë një ndihmë për ato nevoja.
Fryma e Shenjtë të nxit të lutesh në çaste krizash. Në jetën e gjithë njerëzve ka çaste krizash, rreziqesh, çaste të vendimeve të mëdha dhe të rasteve të veçanta. Fryma e Shenjtë mund të të ftojë të lutesh kur Ai thërret një mëkatar te Krishti (Gjoni 16:8). Herët e tjera do të të drejtojë të lutesh për një të sëmurë ose për një person që është duke kaluar një periudhë të vështirë. Mësohu të jesh i ndjeshëm ndaj zërit të Tij.
Fryma e ShenjtĂ« i jep intensitet, forcĂ« dhe besim lutjes tĂ«nde. Ai jo vetĂ«m tĂ« drejton tĂ« lutesh pĂ«r nevoja tĂ« veçanta, por tĂ« mĂ«son edhe si ta bĂ«sh kĂ«tĂ«. Kur lutesh, Ai forcon besimin tĂ«nd, pĂ«rkushton lutjen tĂ«nde duke i dhĂ«nĂ« vlerĂ«n e plotĂ«. PĂ«rveç kĂ«saj, Ai bashkohet me ty nĂ« lutje dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar aq thellĂ«sisht saqĂ« vetĂ«m nuk do t’ia kishe dalĂ« mbanĂ« (RomakĂ«ve 8:26-27). Ne jemi tĂ« dobĂ«t dhe kĂ«shtu janĂ« edhe lutjet tona, por Ai i jep vlerĂ« duke ndĂ«rmjetĂ«suar pĂ«r ne dhe pĂ«r ata pĂ«r tĂ« cilĂ«t ne lutemi. Ai bashkohet me ne si njĂ« shok i dashur, duke i shtuar lutjes tonĂ« mirĂ«kuptim tĂ« pafundĂ«m, shpresĂ« dhe fuqi.
Fryma e Shenjë dëshiron që të kesh një shërbesë lutjeje në nivel botëror. Ai dëshiron në mënyrë të zjarrtë që ti të marrësh pjesë në dhembshurinë e Tij për mbarë botën, sepse Ai është Perëndia krijues që do, në të njëjtën masë, të gjithë krijimin e Tij. Rreth gjysma e popullsisë botërore nuk e ka dëgjuar kurrë emrin e Jezusit, ose nëse ka dëgjuar të flitet për Të, nuk e ka njohur plotësisht, sa të marrë një vendim të zgjuar për të pranuar shpëtimin e Tij. Këta njerëz jetojnë në kushte të një nevoje shumë të madhe. Pikërisht ky mjerim duhet të jetë objekti i ndërmjetësimit tënd, duke patur parasysh faktin që në këto kombe paganë ndërmjetësit janë të paktë.
Kush do të lutet? Kush do të lutet për të mjerin, ateistin, të droguarin, vejushën, terroristin përveç besimtarëve? Fryma e Shenjtë që lutet pa pushim çdo ditë për ta, dëshiron që edhe ti të marrësh pjesë në ndërmjetësimin e Tij për të ndihmuar në përparimin e Ungjillit. Nëse nuk lutemi për shpëtimin e këtyre shpirtrave të humbur është një gjë shumë tragjike! Përse nuk fillon nga ky çast! Kërkoji falje për moskokëçarjet e kaluara dhe vendos menjëherë të bashkëpunosh me Frymën e Shenjtë. Sigurisht, ka qytete të tëra, kombe dhe njerëz të qeverisë, që kanë nevojë për lutjet e tua.