jump to navigation

Kush është Shpirti i Shenjtë?

Postuar tek: Rreth Frymës të Shenjtë

Pyetje: “Kush është Shpirti i Shenjtë?”

Përgjigje: Ka shumë idetë e gabuara në lidhje me identitetin e Shpirtit të Shenjt. Disa e shohin si një forcë apo fuqi, ndërsa të tjerë e kuptojnë se një qënie jo-personale. Çfarë thotë Bibla në lidhje me identitetin e Shpirtit të Shenjtë? Ta themi thjesht, Bibla deklaron se Shpirti i Shenjtë është Perëndia. Bibla na tregon gjithashtu se Fryma e Shenjtë është një person i cila ka vullnet, mëndje, dhe emocione.

Fakti që Fryma e Shenjtë është Perëndi shihet qartë në shumë shkrime të Biblës, duke përfshirë këtu Veprat 5:3-4. Në vargun 3 Pjetri akuzon Ananian pse ai kishte gënjyer Shpirtin e Shenjtë pasi ai kishte shitur një pjesë të arës dhe të ardhurat i kishe mbajtur për vete, dhe në vargun 4 Pjetri i thotë “nuk ke gënjyer nerzit por Perëndinë.” Kjo është një deklaratë e qartë se për të gënjyer Shpirtin e Shenjtë është rrenë ndaj Zotit. Ne gjithashtu mund të dimë se Fryma e Shenjtë ka natyrë hyjnore, sepse Ai posedon karakteristikat e Perëndisë.

Për shembull, Ai është i kudondodhshëm Psalmi 139:7-8, “Ku mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.” Ai krijon dhe jep jetë Jobi 33:4, “Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotëfuqishmit më jep jetë.” shih gjithashtu Psalmi 104:30. Ai është dhënësi i jetës Gjoni 6:63. Ai është Autori i rilindjes Gjoni 3:5,6. Ai bind botën për mëkat, drejtësi e gjykim Gjoni 16:8-11. Dhe së fundmi Ai është i gjithëdijshëm, këtë e shohim tek 1 Korintasve 2:10-11 ku na thuhet, “Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së Tij, sepse Fryma heton çdo gjë, dhe të thellat e Perëndisë. Sepse cili nga njerzit, pra, njeh, gjerat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s’i njeh gjerat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.”

Ne mund të dimë se Fryma e Shenjtë është me të vërtetë një person hyjnor, sepse Ai posedon një mendje, ka emocione dhe vullnet, mund të trishtohet. Shpirti i Shenjtë mendon dhe di gjithçka(1 Korintasve 2:10). Fryma e Shenjtë mund të lëndohet Efesianët 4:30. Fryma ndërhyn për ne Romakëve 8:26-27. Ai merr vendime sipas mënyrës së tij 1 Korintasve 12:7-11. Mund të themi me plot bindje se Shpirti i Shenjtë është Zot, Personi i tretë i Trinitisë.