jump to navigation

Sa shtalla i kishte Solomoni: 40.000 apo 4000?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A i kishte Solomoni 40,000 stalla për kuajt e tij (1 Mbretërit 4:26), apo 4,000 stalla (2 Kronikave 9:25)?

(Kategoria: Është gabim i kopjuesit, ose është keqkuptuar konteksti historik)

Ka disa mënyra për t’ju përgjigjur dallimeve të pashpjegueshme. Ajo që është më së tepërmi e besueshme është e ngjashme me atë që gjetëm në sfidat numër pesë dhe gjashtë, ku numri i dekadave ka qenë fshirë apo shtrembëruar për shkak të përdorimit konstant. Të tjerët besojnë që stallat e përmendura në 2 Kronikave kanë qenë stalla të mëdha që kanë zënë nga 10 kuaj secila (pra një rradhë me dhjetë stalla). Prandaj 4,000 stalla nga këto do të ishin të barabarta me 40,000 stalla të vogla.

Një komentues tjetër pohon që numri i stallave i regjistruar tek 1Mbretërit ishte numri në fillim të sundimit të Salomonit, gjersa numri i regjistruar tek 2 Kronikave ishte numri i stallave në fund të sundimit të tij. Ne e dimë që Solomoni ka sunduar për 40 vjet; pa dyshim, shumë ndryshime kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Ka gjasa që ai zvogëloi madhësinë e makinës ushtarake që babai i tij Davidi ia la atij. (Drita e Jetës II 1992:191).