jump to navigation

SHTATË GJYKIMET

Postuar tek: Ja Dallimi

Kur studiojmë Biblën, është e rëndësishme të kuptojmë se gjenden disa gjykime të ndryshme dhe se duhet të kemi parasysh njerëzit, kohën dhe vendin ku ndodhin dhe bazën e gjykimit dhe rezultatet. Për shembull, shumë njerëz mendojnë se Gjykimi i kombeve është i njëjtë me Gjykimin para Fronit të Bardhë. Një studim i hollësishëm i tyre na tregon se ato nuk janë të njëjta.

Me siguri që studiuesi i kujdesshëm e di se nuk ekziston diçka e tillë e quajtur «gjykim i përgjithshëm», ku besimtarët dhe jo besimtarët të qëndrojnë para Perëndisë dhe të marrin dënimin e tyre. Këtu do të diskutojmë për shtatë nga gjykimet më të rëndësishme që gjenden në fjalën e Perëndisë.

Gjykimi i mëkatit të njeriut

Në Kalvar, Perëndia e gjykoi mëkatin kur Jezus Krishti mori mbi vete dënimin në Kryq. Shpëtimtari vdiq për mëkatet e botës.

Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, sepse kemi arritur në konkluzionin se, në qoftë se një ka vdekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur; dhe se Ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, por për atë që vdiq për ta dhe u ringjall (2 Kor. 5:14, 15, theksi është shtuar).

Ai është shlyesi për mëkatet tona dhe jo vetëm tonat por për të të gjithë botës. (1 Gjoni 2:2, theksi është shtuar).

Kur Ai vdiq, ai pagoi plotësisht dënimin për mëkatin. Gjaku i Tij i derdhur i plotësoi të gjitha kërkesat e Perëndisë kundrejt mëkatit. Ai siguroi një rrugë nëpërmjet të cilës, Perëndia shpëton mëkatarët e paperëndishëm pa e miratuar mëkatin dhe pa kompromentuar shenjtërinë e Tij. Vepra e Tij shpengimtare pati efekt të pafund dhe i dha fund mëkatit.

Sidoqoftë, vepra e Tij në kryq nuk e shpëton automatikisht gjithkënd. Vepra e Tij zëvendësuese është e mjaftueshme të mbulojë mëkatet e gjithë botës, por vetëm ata që pendohen dhe besojnë në Zotin Jezu Krisht përfitojnë nga vepra e Tij. Kur një person e pranon Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, ai është përgjithmonë i lirë nga faji dhe dënimi i mëkatit. Ai nuk do të dënohet përjetësisht për mëkatet e tij, për arsye se Jezusi e ka përjetuar gjykimin e tyre dhe se Perëndia nuk kërkon dyherë shpagim. Besimtari merr njëherë e përgjithmonë falje juridike nëpërmjet besimit.

Vet-gjykimi i besimtarit

Kur njeriu shpëtohet, ai duhet të mbartë një farë vet-gjykimi në jetën e tij. Kjo do të thotë se ai duhet të gjykojë dhe të braktisë mëkatet sa më shpejt që ai kupton që ka kryer një mëkat. Pali po i referohej kësaj në 1 Korintasve 11:27-32:

Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit. Por secili të shqyrtojë vetveten e kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa, sepse ai që ha e pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit. Për këtë arsye ka mes jush shumë të dobët e të sëmurë dhe shumë vdesin. Sepse po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim. Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos gjykohemi bashkë me botën.

Ne e gjykojmë mëkatin në jetën tonë atëherë kur e pranojmë praninë e mëkatit dhe e rrëfejmë duke e braktisur atë. Ky gjykim duhet të vazhdojë gjatë gjithë jetës.
Përndryshe, ne përjetojmë disiplinimin nga Ati ashtu siç është përshkruar në Hebrenjve 12:3-15. Apostulli Pal e kuptoi se po të mos e dënonte mëkatin në jetën e tij, ai atëherë nuk do të ishte i denjë për shërbimin ndaj Zotit.

Madje e mundoj trupin tim dhe e nĂ«nshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar tĂ« tjerĂ«ve, tĂ« bĂ«hem i padenjĂ« (1 Kor. 9:27).

Gjykimi nga Krishti

Kur flasim për gjykimin nga Krishti, ne nuk duhet të mendojmë për një gjykim për krime, por si një garë atletike. Zoti nuk është atje për të bindur dhe dënuar fajtorët. Ai është atje për të dhënë shpërblimet! Nuk është një skenë gjyqi, por një kohë për rishikim dhe shpërblim. Të gjithë besimtarët do të paraqiten para këtij gjykimi, i cili është quajtur Gjykimi Bema (nga fjala greke).

Të gjithë, pra, do të dalin përpara gjykatës së Krishtit (Rom. 14:10c).

ËshtĂ« e qartĂ« se kjo ngjarje e rĂ«ndĂ«sishme ndodh nĂ« pĂ«rjetĂ«si, pas ringjalljes sĂ« shenjtorĂ«ve. AtĂ«herĂ« besimtarĂ«t do tĂ« kenĂ« trup tĂ« pĂ«rlĂ«vduar. ShĂ«rbimi i njerĂ«zve tĂ« PerĂ«ndisĂ« do tĂ« vlerĂ«sohet:

Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen (2 Kor. 5:10).

Disa do të shpërblehen dhe disa do të pësojnë humbje:

…vepra e secilit do tĂ« shfaqet, sepse dita do ta tregojĂ«; sepse do tĂ« zbulohet me anĂ« tĂ« zjarrit dhe zjarri do tĂ« provojĂ« veprĂ«n e secilit e ç‘lloji Ă«shtĂ«. NĂ« qoftĂ« se vepra qĂ« dikush ka ndĂ«rtuar mbi themelin qĂ«ndron, ai do tĂ« marrĂ« njĂ« shpĂ«rblim, nĂ« qoftĂ« se vepra e tij digjet, ai do tĂ« pĂ«sojĂ« humbje (1 Kor. 3:13-15a).

Dhe pjesa e fundit e vargut 15 e bën të qartë se shpëtimi i personit nuk vihet kurrë në rrezik nga ky gjykim:

por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.

Gjykimi i Izraelit

Asnjë komb nuk ka përjetuar urrejtje, keqtrajtim dhe persekutim si populli Izraelit. Holokousti është një kapitull tjetër në histori me një rekord trishtimi, vuajtjesh dhe vdekjeje.

Por, për fatkeq, fundi nuk ka ardhur akoma. Pas Rrëmbimit të Kishës, Izraeli dhe kombet e tjerë do të përfshihen në një periudhë shtatëvjeçare mundimesh, gjysma e së cilës do të ketë trazira të papërshkrueshme. Jeremia e quan atë «kohë ankthi për Jakobin» (Jer. 30:7) dhe Zoti përdor shprehjen «Mundimi i madh».

Sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot dhe as nuk do të ketë më kurrë (Mat. 24:21).

Në fund të kësaj kohe, do të vijë Mesia. Kombi do të rimblidhet dhe Zoti do të takohet ballë për ballë në një vend që Ai e quan «shkretëtira e njerëzve» (Ezek. 20:33-44).

Një nga krimet më të mëdha me të cilën Zoti do të merret është adhurimi i Antikrishtit gjatë periudhës së Mundimit të madh. Zoti Jezus parashikoi se shumica e këtij kombi do të jetë në formën më të keqe të idhujtarisë:

Unë kam ardhur në emrin e Atit dhe ju nuk më pranoni; në qoftë se dikush tjetër vjen në emrin e tij, ju e pranoni (Gjoni 5:43).

Malakia jep njĂ« listĂ« tĂ« gjatĂ« tĂ« mĂ«kateve qĂ« do tĂ« trajtohen nga Mbreti (Mal.2:1-3:5). ËshtĂ« e qartĂ« se tĂ« gjithĂ« ata qĂ« rebelohen kundĂ«r Mbretit-Mesia do tĂ« shkatĂ«rrohen para inagurimit tĂ« mbretĂ«risĂ«, ndĂ«rsa tĂ« gjithĂ« ata qĂ« i nĂ«nshtrohen sundimit tĂ« Tij do tĂ« hyjnĂ« nĂ« mbretĂ«rinĂ« e lavdishme tĂ« Tij dhe do tĂ« pĂ«rjetojnĂ« sundimin e Tij nĂ« paqe dhe begati pĂ«r 1000 vjet:

Dhe kĂ«shtu mbarĂ« Izraeli (qĂ« beson) do tĂ« shpĂ«tohet, sikurse Ă«shtĂ« shkruar: «Nga Sioni do tĂ« vijĂ« çlirimtari dhe do tĂ« largojĂ« pabesinĂ« nga Jakobi. Dhe kjo do tĂ« jetĂ« besĂ«lidhja Ime me ta, kur UnĂ« t’ju heq mĂ«katet e tyre» (Rom. 11:26-27).

Gjykimi i kombeve

Pjesa kryesore e Shkrimeve të Shenjta, që trajton gjykimin e kombeve, gjendet në Mateun 25:31-46. Ky gjyq bëhet në Ardhjen e Dytë të Zotit. Gjykatësi është Biri i Njeriut, d.m.th. vetë Jezusi.

Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e Tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së Vet (v. 31).

Profeti Joel e bĂ«n tĂ« qartĂ« se trajtimi i Izraelit nga kombet e tjerĂ« Ă«shtĂ« njĂ« karakteristikĂ« kryesore e kĂ«tij gjykimi (Joeli 3:2). NĂ« Mateun 25 ata kombe, qĂ« i ndihmojnĂ« vĂ«llezĂ«rit Judenj tĂ« Krishtit gjatĂ« Mundimit tĂ« Madh, quhen dele. Ata qĂ« e kufizojnĂ« ushqimin, ujin, veshmbathjen, mikpritjen dhe qĂ« refuzojnĂ« tĂ« kenĂ« ndonjĂ« kontakt shoqĂ«ror me tĂ« sĂ«murĂ«t dhe tĂ« burgosurit janĂ« quajtur kombet dhi. Kombet dele do tĂ« «trashĂ«gojnĂ« mbretĂ«rinĂ« e pĂ«rgatitur… qĂ« nga themeli i botĂ«s» (v. 34). Kombet dhi do ta dĂ«gjojnĂ« dĂ«nimin e tyre, «Largohuni nga UnĂ«, tĂ« mallkuar, nĂ« zjarr tĂ« pĂ«rjetshĂ«m, tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r djallin dhe engjĂ«jt e tij» (v. 41).

Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm dhe të drejtët në jetën e përjetshme (v. 46).

Disa njerëz e kanë të vështirë të pranojnë idenë e kombeve1 të shpëtuar apo të humbur. Ata mendojnë se shpëtimi është një çështje që ka të bëjë krejtësisht vetëm me personin. Kjo nuk duhet të përbëjë ndonjë problem. Gjatë gjithë historisë, Perëndia ka komunikuar me kombe dhe me individë gjithashtu. Në qoftë se shumica e njerëzve në një vend rebelojnë ndaj Perëndisë, Ai në mënyrë karakteristike së pari shpëton popullin e Tij, pastaj hedh zemërimin e Tij mbi gjithë popullsinë. Sodoma është një shembull i kësaj. Dhe e tillë ishte edhe përmbytja, por në një shkallë më të lartë.

Gjykimi i engjëjve

Pa e plotësuar krejtësisht kuriozitetin tonë, Bibla na tregon për disa engjëj që mëkatuan, të cilët po presin gjykimin e tyre të fundit:

Sepse, nĂ« qoftĂ« se PerĂ«ndia nuk i kurseu engjĂ«jt qĂ« mĂ«katuan, por i hodhi nĂ« tartar tĂ« lidhur me pranga terri qĂ« tĂ« ruhen pĂ«r gjyq… (2 Pje. 2:4).

Ai i ruajti me pranga të përjetshme në errësirë për gjyqin e ditës së madhe, edhe engjëjt që nuk e ruajtën gjendjen e tyre të parë, po e lanë banimin e tyre (Jud. 6).

Ne e dimĂ« shumĂ« mirĂ« se ekzistojnĂ« edhe engjĂ«j tĂ« tjerĂ« tĂ« liq (zakonisht tĂ« barazuar me djajtĂ«), tĂ« cilĂ«t janĂ« me shumicĂ«. AtĂ«herĂ« kur do tĂ« ndodhĂ« gjyqi i engjĂ«jve mĂ«katarĂ«? Mesia-Mbret, gjatĂ« sundimit tĂ« Tij nĂ« tokĂ«, do «t’i japĂ« fund sundimit dhe pushtetit dhe fuqisë» dhe «do t’i vĂ«rĂ« tĂ« gjithĂ« armiqtĂ« nĂ«n kĂ«mbĂ«t e veta» (1 Kor. 15:24-25). Padyshim, kjo pĂ«rfshin nĂ«nshtrimin e fuqive, sundimeve dhe ligĂ«sisĂ« frymĂ«rore nĂ« vende qiellore.

Meqë besimtarët do të sundojnë me Të, do të marrin pjesë në dënimin e engjëjve. Ndoshta kjo shpjegon pyetjen enigmatike të Palit në 1 Korintasve 6:3: «A nuk e dini se ne të gjithë do të gjykojmë engjëjt»? Gjykimi përfundimtar i Satanit ndodh në fund të Mijëvjeçarit dhe përpara Gjykimit të Fronit të Bardhë:

Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve (Zbu. 20:10).

Meqë engjëjt, që mëkatuan, e pranojnë Satanin si drejtuesin e tyre, është e arsyeshme të besojmë se ata do të dënohen për pjesëmarrjen në rebelimin kundër Perëndisë (Isa. 14:12-17; Ezek. 28:12-19) dhe do të marrin pjesën e tyre në shkatërrimin e Satanit në liqenin e zjarrit.

Gjykimi para Fronit të Madh të Bardhë

Gjoni «pa një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli» (Zbu. 20:11). Froni është i madh për arsye të Atij që ulet mbi të dhe për arsye të gjërave që gjykohen. Bardhësia e tij bën fjalë për kullueshmërinë e këtij gjykimi. Ky gjykim ndodh në përjetësi, pasi bota siç e dimë do të jetë shkatërruar nga zjarri (2 Pje. 3:10).

«Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë» (Zbu. 20:12a). Këta janë të vdekurit e liq të të gjitha kohërave. Arsyeja pse ata po qëndrojnë në këmbë këtu, është se ata nuk besuan në Zotin. Mosbesimi është mëkati i madh, që sjell dënim.

Ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë (Gjoni 3:18b).

Kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të (Gjoni 3:36b).

Dy libra hapen për të përcaktuar shkallën e këtij gjykimi:

…dhe librat u hapĂ«n; dhe u hap njĂ« libĂ«r tjetĂ«r, qĂ« Ă«shtĂ« libri i jetĂ«s; dhe tĂ« vdekurit u gjykuan nĂ« bazĂ« tĂ« gjĂ«rave tĂ« shkruara nĂ« libra, sipas veprave tĂ« tyre (Zbu. 20:12b).

Fundi i tyre është vulosur nga fakti se emrat e tyre nuk janë në Librin e Jetës, që do të thotë se ata nuk janë penduar dhe nuk kanë besuar në Krishtin si Shpëtimtari i tyre. Dhe kështu do të ketë shkallë gjykimi në ferr, ashtu siç do të ketë shkallë gjykimi të shpërblimit në parajsë. Veprat e tyre përcaktojnë masën e fajit të tyre. Për shembull, një përdhunues do të vuajë më shumë se një komshi, i cili ka jetuar një jetë të zakonshme (i cili, për të të ardhur keq, nuk e pranoi Zotin).

Trupi, kĂ«tu i simbolizuar si «Vdekje», dhe shpirti dhe fryma, tĂ« simbolizuara nga «Hadesi»—me fjalĂ« tĂ« tjera, i tĂ«rĂ« personi, do tĂ« hidhet nĂ« liqenin e zjarrit:

Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë (Zbu. 20:14).

Asnjë besimtar nuk do të marrë pjesë në gjykimin para Fronit të Madh të Bardhë. Ky gjykim është vetëm për ata që e kanë hedhur poshtë ofertën e Perëndisë dhe kështu nuk janë në Librin e Jetës të Qengjit.

Shënime:

1. Krahas kësaj, duhet të kesh parasysh se fjala e përkthyer «kombe» (ethnë) mund të përkthehet në të njëjtën kohë «paganët ose joçifutët» dhe kështu është përdorur shpesh.