Kush e solli Jozefin në Egjipt?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA e sollën ismaelitët Jozefin në Egjipt (Zanafilla 37:28), apo ishin madianitët (Zanafilla 37:36), apo ishin vëllezërit e Jozefit (Zanafilla 45:4)?
(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)
Kjo mospërputhje e supozuar vazhdon nga ajo e fundit dhe sërish ndriçon problemin e Shabirit me situatën historike, si dhe me paaftësinë e tij për të kuptuar se çfarë teksti thotë. Këtë radhë pyetja e shtruar është, “Kush e solli Jozefin në Egjipt?” Nga pyetja e fundit ne e dimë që ismaelitët së bashku me madianitët ishin përgjegjës për dërgimin fizik të tij (pasi që ata janë njerëzit e njëjtë), ndërsa vëllezërit e Jozefit ishin përgjegjës gjithashtu, pasi që ishin ata që ia shitën tregtarëve, dhe kështu u fajësuan për këtë gjë nga Jozefi tek Zanafilla 45:4. Për këtë arsye, siç e pamë në pyetjen e mëparshme, të tri grupet kishin pjesën e tyre në çuarjen e Jozefit në Egjipt.