jump to navigation

Si quhej dishepulli i 10-të i Jezusit: Tade apo Juda?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A ishte dishepulli i dhjetë i Jezusit i quajtur Tade, në listën e të dymbëdhjetëve (Mateu 10:1-4; Marku 3:13-19) apo Juda, biri i Jakobit (Luka 6:12-16)?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Të dyja shënimet mund të jenë të sakta. Nuk ishte e pazakontë për njerëzit e asaj kohe që të përdornin më tepër se një emër. Simoni, ose Kefa quhej gjithashtu Pjetër (Marku 3:16), dhe Sauli gjithashtu quhej Pal (Veprat 13:9). Në asnjërin rast nuk ka ndonjë aluzion që njëri emër është përdorur ekskluzivisht para ndryshimit në emrin tjetër. Të dy emrat e tyre ishin të ndërkëmbyeshëm.