jump to navigation

Kur Jezusi e takoi Jairin, vajza e tij: kishte vdekur apo po vdiste?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Kur Jezusi e takoi Jairin, vajza e tij “sapo kishte vdekur (Mateu 9:18), apo ishte duke dhënë shpirt” (Marku 5:23)?

(Kategoria: Është një interpretim tepër i fjalëpërfjalshëm)

Kur Jairi u largua nga shtëpia e tij, vajza e tij ishte tepër e sëmurë, dhe afër vdekjes, përndryshe nuk do të shkonte për ta kërkuar Jezusin. Kur ai e takoi Jezusin ai me siguri nuk ishte i sigurt nëse vajza e tij kishte vdekur tashmë. Prandaj ai ka pasur mundësi të ketë thënë të dy pohimet; Mateu përmend vdekjen e saj, në kohën që Marku flet për sëmundjen e saj.

Megjithatë, duhet të nënvizohet që ky detaj nuk ka shumë rëndësi për këtë histori, ose për ne. Pyetjet kryesore janë të qarta: Bija e Jairit kishte një sëmundje vdekjeprurëse. E tëra që mund të ishte bërë tashmë ishte bërë: ajo ishte gati e vdekur, nëse nuk kishte vdekur tashmë. Jairi e dinte që Jezusi mund ta shëronte dhe ta ringjallte nga vdekja. Sa i përket atij, këtu nuk kishte ndonjë dallim. Prandaj vërtet nuk është e rëndësishme nëse vajza ka qenë faktikisht e vdekur ose afër vdekjes në kohën kur Jairi e arriti Jezusin.