jump to navigation

Kur u tha pema që Jezuzi e mallkoi?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Mateu 21:19 thotë që pema që Jezusi mallkoi u tha menjëherë, kurse Marku 11:20 pohon që ajo u tha gjatë natës!

(Kategoria: Është keqkuptuar qëllimi i autorit)

Dallimet e gjetura midis dy shënimeve të Mateut dhe Markut në lidhje me pemën e fikut kanë të bëjnë shumë me renditjen që Mateu dhe Marku e kanë përdorur në rregullimin e materialeve të tyre. Kur ne studiojmë teknikën e të rrëfyerit tek Mateu në përgjithësi, ne gjejmë (siç e kemi shënuar edhe tek nr. 45 më lartë) që ai nganjëherë e rregullon materialin e tij me renditje sipas temave sesa në seri të përpiktë kronologjike që është më tepër karakteristikë e Markut dhe Lukës.

Për shembull, nëse ne shikojmë tek kapitujt 5-7 të Mateut që flasin për Predikimin në Mal, është plotësisht e besueshme që disa nga pjesët e këtij predikimi në Mal të mund të gjenden nganjëherë edhe në një ambient tjetër, siç është predikimi në vendin e sheshtë tek Luka (6:20-47). Tendenca e Mateut ishte që ta gruponte tërë materialin e tij në tema sipas rendit logjik. Ne gjejmë edhe një shembull tjetër ku kjo gjë shfaqet në një seri shëmbëlltyrash për mbretërinë e qiellit, që përbëjnë kapitullin 13. Sapo një temë është prekur, Mateu preferon ta çojë atë deri në përfundim, si një rregull e përgjithshme.

Kur e shikojmë këtë gjë nga ky këndvështrim atëherë kthehemi nga Marku kur përpiqemi të përcaktojmë kronologjinë e një ngjarjeje. Tek shpjegimi i Markut ne e gjejmë që Jezusi shkoi në tempull edhe në të dielen e Palmave dhe të hënën. Por tek Marku 11:11-19 është thënë qartë që Jezusi nuk i dëboi tregtarët nga tempulli deri të hënën, pasi që kishte mallkuar pemën e pafrytshme të fikut (vargu 12-14).

Atëherë si përfundim mund të themi, Mateu mendoi që do t’i përshtatej më mirë trajtimit të tij tematik që të përfshihej ngjarja e së hënës mbasdite së bashku me vëzhgimin, fillestar të së dielës mbasdite, ndërsa Markut i pëlqeu të ndiqte rendin e përpiktë kronologjik. Këto dallime nuk janë kontradiktore, por vetëm tregojnë një stil tjetër të rregullimit nga secili autor. (Archer 1982:334-335 dhe Drita e Jetës III 1992:96-97).