jump to navigation

Toka apo Qielli kush u krijua e para?

Postuar tek: Kundërtheniet Kuranore

Sure 2:29

Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ai drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i gjithdijshmi për çdo gjë.

Gjithashtu Sure 41:9-12 na jep detaje rreth proçesit të krijimit dhe konfirmon se Toka u krijua e para pastaj Qielli. Më vonë lexojmë:

Sure 79:27-30

A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi.