jump to navigation

A do të trashëgonte Jezusi fronin e Davidit apo jo?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A do të trashëgonte Jezusi (Luka 1:32) fronin e Davidit apo jo (Mateu 1:11, 1 Kronikave 3:16 & Jeremia 36:30)?

(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimi i hebraishtes)

Kjo përgjigje vazhdon drejtëpërdrejt nga ajo e nr. 26. Duke treguar që gjenealogjia e Mateut është ajo e Jozefit, është e qartë nga Jeremia 36:30 që asnjë nga pasardhësit fizik të Jozefit nuk ishin të kualifikuar që të uleshin në fronin e Davidit, pasi që ai vet ishte pasardhës i Jekonijës. Megjithatë, ashtu si Mateu e sqaron, Jezusi nuk ishte pasardhës fizik i Jozefit. Pasi që ka shënuar në listë gjenealogjinë e Jozefit me problemin e prejardhjes së tij nga Jekonia, Mateu tregon historinë e lindjes së virgjër. Kështu ai dëshmon si Jezusi i shmanget problemit të Jekonijës dhe qëndron i aftë për t’u ulur në fronin e Davidit.

Luka, në anën tjetër, tregon që origjina e vërtetë fizike e Jezusit ishte nga Davidi, pra e ndarë nga Jekonia, duke e kualifikuar atë në këtë mënyrë për ta trashëguar fronin e atit të tij, Davidit. Shpallja e engjëllit tek Luka 1:32 e kompleton pikturën: “Zoti Perëndi do t’i jap fronin e Davidit, atit të tij”. Ky caktim hyjnor, së bashku me prejardhjen e tij fizike, e bëjnë atë të vetmin trashëgimtar të ligjshëm të fronit të Davidit. (Fruchtenbaum 1993:12)