A do të ket ushqim për njerzit në Ferr?
Postuar tek: Kundërtheniet KuranoreKurani bën këto deklarata përsa i përket ushqimit që jo-besimtarët do kenë në Ferr:
- Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese. Sure 88:6 (Përkthim i Sherif Ahmetit)
- Nuk do të kenë ushqim tjetër përveç nga therrat Sure 88:6 (Përkthim i Feti Mehdiut)
- Kur tjetër ushqim për ta nuk do të ketë, përpos therrave Sure 88:6 (Përkthim i Hasan Nahit)
Kjo bie në kontraditë me Suren 69:36 që bën këtë deklaratë:
- As ushqim tjetër përveç të të shplarave. Sure. 69:36 (Përkthim i Sherif Ahmetit)
- As ushqim tjetër përveç të lanave. Sure 69:36 (Përkthim i Feti Mehdiut)
- As ushim tjetër, përpos qelbësirës. Sure 69:36 (Përkthim i Hasan Nahit)
Me sa duket, si njëri si tjetri nga “ushqimet” janë zgjedhur për të shkaktuar tmerrësinë kur vjen puna të mendosh për Ferrin. Megjithatë kontradita është e dyfishtë duke deklaruar pos një apo përveç atë dmth i vetmi ushqim.
- Nuk do ketë ushqim pos një barishte me ferra helmuese (88.6).
- Nuk do të ketë ushqim përveç të shplarave (69:36).
Megjithatë ka një fragment tjetër i cili është i përshtatëm për këtë diskutim.
A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it?”. Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët. Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit. Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish. E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj. Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë. Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem. Sure. 37:62-68
Kështu, në lidhje veçse me këtë subjekt apo temë Kurani përmban tre kundërthënie:
- Do të hanë nga pema e “Zekumë-it” (37:66) bie në kontraditë me “pos një barishte me ferra” (88:6).
- Do të hanë nga pema e “Zekumë-it” (37:66) bie në kontraditë me “përveç të shplarave” (69:36).
- Do të hanë “pos një barishte me ferra” (88:6) bie në kontraditë me “përveç të shplarave” (69:36).