A vdiqën 24,000 izraelitë nga fatkeqësia apo 23,000?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA vdiqën 24,000 izraelitë nga fatkeqësia në “Shitim” (Numrat 25:1,9), apo ishin 23,000 izraelitë që vdiqën (1 Korintasit 10:8)?
(Kategoria: Është ngatërruar kjo ngjarje me një tjetër)
Kjo mospërputhje e dukshme shtron pyetjen se sa njerëz vdiqën nga fatkeqësia që ndodhi në Shitim (që rastësisht është shkruar gabimisht “Shitin” në broshurën e Shabirit). Krahasohen Numrat 25:1-9 dhe 1Korintasve 10:8. Shabiri i referohet këtu fatkeqësisë së gabuar. Nëse ai do të kishte shikuar kontekstin e 1Korintasve 10, si do ta kishte vënë re që Pali ishte duke folur për fatkesësinë e Eksodit 32:28, që ndodh në Malin Sinai dhe jo në atë vend që thuhet tek Numrat 25, që ndodh në Shitim, midis Moabitëve.
Nëse ka ndonjë dyshim, shikoni vargun 7 tek 1Korintasve 10, ku citohet përafërsisht njëjtë sikur tek Eksodi 32:6, “populli u ul për të ngrënë e për të pirë, pastaj u ngrit për t’u dëfryer.” Tani ka nga ata që mund të thonë se numri i atyre që u vranë në ngjarjen tek Eksodi 32 ishte 3,000 (Eksodi 32:28) pra edhe një mospërputhje në dukje, por që mundet shumë lehtë të korrigjohet sapo të lexohet pjesa tjetër e tekstit. Tre mijë të vrarët në vargun 32 janë ata që u vranë nga njerëzit me shpata. Kjo pasohet pastaj nga fatkeqësia që Zoti e sjellë kundër atyre që kishin mëkatuar, tek vargu 35, që thotë, “Kështu Zoti goditi popullin, sepse kishte bërë viçin që Aaroni kishte modeluar”. Kjo është fatkeqësia që i referohet Pali tek 1Korintasve 10:8. (Geisler/Howe 1992:458-459)