jump to navigation

Nuk ka vënd tjetër si shtëpia

Postuar tek: Vrite Mëndjen

Miti Parajsa është një vend këtu në Tokë.

Belinda Karlais zuri një nga vendet e para të këngëve më të sukseshme, për një kohë të gjatë, me këngën: Parajsa është një vend në Tokë.

Një këngë e bukur, por teologjikisht e varfër. Sigurisht ajo nuk është e vetmja që e këndon këtë këngë. Ju vetë keni dëgjuar disa versione të ndryshme.

A e dini se çfarë mendoj unë?. (Ju nuk mund të rrini pa e dëgjuar atë vajzën në autobuz, që i thotë një djali të veshur me një xhaketë lëkure të ulur pranë saj.) Unë mendoj se parajsa është një gjendje mendore. A nuk mendon dhe ti kështu?.

Dëgjo, i tha një burrë me tatuazh një burri tjetër në një dyqan byrekësh. Unë kam kaluar nëpër ferr pikërisht këtu, duke treguar me gisht nga arka e llogarisë. Asnjë ferr nuk mund të jetë më i keq se ai që kam kaluar unë.

Është e vërtetë që përjetimi njerëzor mund të jetë kaq i veçantë, saqë është shumë e vështirë të imagjinosh një gjë më të lartë ose më të mirë. Është e vërtetë që disa përjetime mund të jenë kaq të rënda dhe traumatike saqë ferri nuk mund të duket më i keq. Megjithatë, Bibla na mëson që ekziston një ferr dhe një parajsë e vërtetë.

Jezusi u tha ndjekësve të tij: Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa… Po shkoj t’ju përgatis një vend. (Gjoni 14:2). Ai gjithashtu e bëri të qartë që parajsa është një vend ose një trajtë tepër e dëshirueshme kur ai u tha dishepujve të tij, të cilët u drithëruan kur arritën të dëbonin djajtë nga njerëzit: Megjithatë mos u gëzoni për faktin se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej. (Luka 10:20)

Dhe përsëri Apostulli Gjon, në vegimin e tij për parajsën dhe të ardhmen, që janë shkruar tek Zbulesa, jep disa hollësi për parajsën, duke e përshkruar atë si një vend në praninë e Perëndisë, ku: ….dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim,. Ku dhe shërbëtorët e tij do t’i shërbejnë; ata do të shohin fytyrën e tij… Dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.. (Zbulesa 21:4; 22:3.5)

Asaj vajze në autobuz, që thotë se parajsa është një vend në tokë, mund t’i jepet mesazhi i Biblës: Kjo që shihni tani nuk mund të krahasohet kurrësesi me atë që do të pasojë!. Megjithatë, Fjala e Perëndisë e bën më se të qartë, e ardhmja mban ndëshkim për të keqen në atë vend ose trajtë, të cilin e kemi quajtur ferr.

Jezusi foli qartë, se një ditë ai do t’u thotë atyre në të majtën e tij: Largohuni nga unë të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij. (Mateu 25:41). Gjoni në vizionin e tij gjithashtu flet për ndëshkimin për frikacakët, të pabesët dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët dhe idhujtarët dhe gjithë gënjeshtarët pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë. (Zbulesa 21:8).

Mesazhi i Biblës për atë burrin në dyqanin e byrekëve, i cili mendon se ka kaluar nëpër ferr, mund të jetë ky: Kjo që shihni tani nuk mund të krahasohet kurrësesi me atë që do të pasojë. Në fakt, Bibla flet disa herë për temën e ferrit, duke iu drejtuar me fjalë shumë të ashpra.

Fatkeqësisht, jo shumë njerëz u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të Biblës rreth ferrit dhe parajsës. Por siç thotë dhe autori i Letrës drejtuar Hebrenjve: Prandaj ne duhet t’u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë nga rruga. Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë, si do të shpëtojmë ne në qoftë se e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh?. (Hebrenjve 2:1.3a)

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni mitin .Parajsa është një vend në tokë me anë të këtij ushtrimi:

Lexoni vargjet e mëposhtëm dhe anash tyre shënoni emrat e katër personave (folësin ose shkruesin e çdo pasazhi), që thonë se e besojnë parajsën:

1. Mateu 6:20 _______________________________________

2. 2 Korintasve 5:1 __________________________________

3. 2 Pjetrit 3:13 ______________________________________

4. Zbulesa 19:11 _____________________________________

Bëni të njëjtën gjë me njerëzit e mëposhtëm, që tregonin se besonin te ferri i vërtetë:

5. Mateu 23:33 ______________________________________

6. 2 Pjetrit 2:4 _______________________________________

7. Zbulesa 20:13.15__________________________________

(Përgjigjet: 1. Jezusi; 2. Pali; 3. Pjetri; 4. Gjoni; 5. Jezusi; 6. Pjetri; 7. Gjoni)