Kur u vendosën erëzat tek varri i Jezusit?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA ishte trupi i Jezusit i mbështjellur me erëza para varrimit të tij, në përputhje me zakonet hebreje të varrimit (Gjoni 19:39-40), apo erëzat u vendosën më vonë kur erdhën gratë (Marku 16:1)?
(Kategoria: Tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vëmendje)
Gjoni 19:39,40 thotë qartë që Jozefi dhe Nikodemi e mbështollën trupin me 75 paund mirrë dhe erëza aromatike, së bashku me pëlhurat prej liri. Ne e dimë gjithashtu nga shkrimtarët sinoptik që trupi ishte vendosur në një qefin të madh. Këtu nuk duhet të ketë mospërputhje. Fakti që sinoptikët nuk i përmendin erëzat gjatë varrimit nuk do të thotë që ato nuk u përdorën. Nëse kuptimi i Markut 16:1 është marrë sikur gratë dëshironin që ta bënin tërë ceremoninë e varrimit vet, atëherë ato do të kishin nevojë edhe për pëlhurat e lirit, të cilat nuk përmenden.
Është e mundshme që ato kanë dashur të kryejnë veprën e fundit të devotshmërisë ndaj Zotit të tyre duke shtuar më tepër erëza atyre që i përdori Jozefi. Pasi që Jezusi vdiq rreth orës së nëntë (Marku 15:34-37), do të mbetej kohë (afërsisht tre orë) për Jozefin dhe Nikodemin që ta kryejnë shpejt ceremoninë e varrimit, para fillimit të Sabatit. Ne nuk kemi nevojë të supozojmë se ata kishin kohë vetëm të mbështillnin trupin e tij në qefin dhe ta vendosnin në varr.