jump to navigation

A është apo jo e vërtetë vetëdëshmia e Jezusit?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A s’është e vërtetë dëshmia e Jezusit (Gjoni 5:31), apo është e vërtetë (Gjoni 8:14), kur ai dëshmon për veten e tij?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

“Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë” (Gjoni 5:31) krahasohet me “Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë” (Gjoni 8:14). Duket sikur ka një mospërputhje, por vetëm nëse injorohet konteksti.

Tek Gjoni 5 Jezusi flet në lidhje me atë se si ai nuk mund të deklaroj në veten e tij që është Mesia dhe as Biri i Perëndisë, përveçse kur ai është në ujdi me fjalën e zbuluar të Perëndisë. Domethënë, pa i përmbushur njëherë profecitë e dhëna në Dhiatën e Vjetër. Por pasi që Jezusi i përmbushi ato dhe ishte shpallur të jetë Mesia nga Gjon Pagëzori, për të cilin profetët kishin thënë se do të ishte lajmëtari i rrugës për Mesinë (shiko nr. 34), atëherë Jezusi ishtë vërtetë ai që deklaronte se ishte, pra, Biri i Perëndisë. Jezusi thotë për shkrimet e judenjëve të cilat dëgjuesit e tij i studionin me kujdes, “Këto janë shkrimet të cilat dëshmojnë për mua”.

Mirëpo tek Gjoni 8 lexojmë për një mjedis disi tjetër. Jezusi ka deklaruar sërish se ishte Mesia duke cituar profecitë mesianike të Dhiatës së Vjetër dhe duke i lidhur ato me veten e tij (Gjoni 8:12, Isaia 9:2, Malakia 4:2). “Atëherë farisenjtë i thanë: “Ti dëshmon për vetveten, dëshmimi yt nuk është i vërtetë”, vargu 13. Këtij pohimi Jezusi i përgjigjet “Dëshmimi im është i vërtetë”. Pse? Sepse farisenjtë ishin duke përdorur ligjin tek Ligji i Përtërirë 19:15 që thotë “Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.”

Prandaj ata e zgjeruan ligjin duke e zmadhuar kuptimin e tij më tepër se ç’ishte thënë në të. Në të vërtetë, dëshmia e një njeriu është e vlefshme – ndoshta jo edhe aq sa për të bindur, por e mjaftueshme kur përdoret për të sjellë pafajsinë në mbrojtje. Ky ligj nuk flet për dikë që bën deklarata në lidhje me veten e tij, por për atë që është në gjykatë kur akuzohet për një krim. Prandaj kur Jezusi i përgjigjet atyre “Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë”, ai ka të drejtë kur thotë ashtu sepse ajo që ligji i referohej nuk gjente zbatim direkt në këtë rast. Ai gjithashtu thotë që e dinte se kush ishte, kurse ata nuk e dinin. Ai nuk po i gënjente; ai ishte Mesia i pamëkat i Perëndisë. Prandaj fjala e tij mund të besohej.

Mirëpo, është një parim i mirë që t’i mos besohet secilit që deklaron se është Mesia. Secila deklaratë duhet të ketë dëshmi. Prandaj gjëja e dytë që Jezusi deklaron tek Gjoni 8 është që ai ka edhe dëshmitë, të cilët farisenjtë po i kërkonin. “Unë jam ai që dëshmon për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua.”, vargu 18. E njëjta deklaratë sikur tek Gjoni 5 në të cilën ai po i përmbushte profecitë që ata i dinin (shiko para kësaj ngjarje tek Gjoni 7:42 për më tepër prova për këtë pikë). Nuk ka asnjë mospërputhje por vetëm qartësi dhe kuptim i thellë që mund të shihet kur Jezusi shikohet në këtë kontekst, në kulturën dhe ambientin e pasur Izraelit.